Forum
E Hëne, 23/11/2009, 05:04
Welcome vizitor | RSS
Tv Shqip,Filma Shqip,Humor Shqip
Main | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Kultura Shqiptare » Lojra zbavitëse » Prap nje zgjidhje -nga-BLeRo
Prap nje zgjidhje -nga-BLeRo
BLeRo Data: E Dielë, 01/02/2009, 23:21 | Mesazhi # 1
Kolonel
Mesazhet: 168
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
Ket here kam vendosur tju jap nje zgjidhje te leht besoi se mund ta zgjidhni-Pyetja esht keshtu:-Zhytet e mytet e del e rrezitet _________? JU UROJ FAT --BLeRo. biggrin biggrin biggrin biggrin

***PeJa Ime Me E BuKuRa***
 
ermal Data: E Hëne, 02/02/2009, 02:23 | Mesazhi # 2
Gjeneral Major
Mesazhet: 311
Reputacioni: 19
Statusi: Jashtë linje
Blero ti e din që shqipja ka dy dialekte kryesore dhe shumë variante brenda këtyre të dyve. Ta them këtë sepse e kuptoj që pyetja jote ka rimën e saj me ato fjalë dhe në një formë tjetër dialektikore nuk do të tingëllonte njësoj, por unë turp me thanë nuk e kuptoj fjalën

rrezitet.

Ç'farë do me thënë?


Ti, Shqipëri, me jep nder, me jep emrin Shqipëtar
 
Pejani Data: E Hëne, 02/02/2009, 11:11 | Mesazhi # 3
Gjeneral Major
Mesazhet: 294
Reputacioni: 3
Statusi: Jashtë linje
biggrin Pershendetje Ermali shoqi pasi si thua vete ne Shqiptaret kemi dy dialekte kryesore(gege-veriu-------------toske-jugu) ne Bleron e kemi nga Kosova e qe sipas logjikes perdor dilaektin toske !! Rrezitje (te shijosh rrezet e diellit ne vere--behar)

Kam ketu disa shkeputje qe flasin per gjuhen tone te bukur Shqipe e qe do ishte mire qe te i lexoj secili nga ne,sepse gege apo toske nje jemi Shqipetar !!!!!

Dialektet shqipe dhe nevoja e një shkrirjeje të tyre

Dy dialekte të mëdha, – të cilat edhe ato vetë ndahen në dialekte të tjera, sidoqoftë me më pak rëndësi – e ndajnë Shqipërinë: dialekti gegë në Veri, e dialekti toskë në Jug. Një lum, Shkumbini, shënon pikën e dallimit në mes dy dialekteve.

Duke studiuar, qoftë edhe shkurtimisht, natyrën e gegërishtes e të toskërishtes, menjëherë bie në sy se ndryshimi që i ndanë nuk është më i madh se ai që shquan mënyrën e të folurit të një Normandi nga ajo e një Gaskoni. Don të thotë se në thelb ky ndryshim kufizohet në disa ngjyrime shqiptimi. Por në një vend ku mungon një traditë shkollore, këto ndryshime shqiptimi më tepër janë theksuar se sa janë zbutur; dhe Shqiptarët, duke mos pasur si udhëheqës drejtshkrimorë as fjalorë, as akademi, ka rrjedhë që – kur ua ka marrë mendja të lëvrojnë gjuhën e vet – nuk kanë ndjekur rregulla të tjera drejtshkrimore përveç atyre të transkriptimit të fjalëve ashtu si shqiptohen. Kështu, sikur t' u jepshit sot një Shqiptari të Veriut dhe një Shqiptari të Jugut një tekst për ta përkthyer, do të kishit dy përkthime gjuha e të cilave, në pikëpamje morfologjike, do të ndryshonte po aq sa ndryshon spanjishtja nga italishtja.

As rreziku i bashkjetesës së këtyre dy dialekteve të përkundërt, as vështirësia për t' i shkrirë, nuk do t' u shpëtonin Shqiptarëve të cilët janë të pajisur me njëfarë mendjemprehtësie. Çështja nuk qëndron a të zhduket gegërishtja ose toskërishtja, as madjè të bëhet që Shqiptarët të ndryshojnë, në përdorimin e përditshëm, dialektet e tyre përkatëse për të arritur te njëfarë njësie të foluri; gjë e pamundur. Përveç kësaj kjo do t' ishte ngathtësi, sepse të duash të ndryshojsh të folmen e një populli, do të thotë të ndryshojsh karakterin e tij e të shkatrrojsh personalitetin e tij. Dialekti toskë, i gjallë, i zhdërvjellët, i mprehtë, vijimisht në evolucion, e përmbledh mirë karakterin e toskës, që është plot dhunë të përmbajtur, plot shpirt, shkathtësi, dredhi e paqendrueshmëri; dialekti gegë, përkundrazi, i ngadalshëm, i rëndë, i pandryshueshëm, i çveshur nga format me kuptim të dyfishtë, përmbledh për mrekulli karakterin gegë, që është hijerëndë e me nji shpirtdlirësi të bukur, shpesh pa djallëzi, e sidomos armik i risive. Çështja qëndron te fakti që të arrihet të krijohet, përtej bashkjetesës paralele të të folmeve toske e gege, një gjuhë letrare, një gjuhë e shkruar që të jetë e përbashkët për të gjithë Shqiptarët.

Po t' ua vinim veshin disa Shqiptarëve të shkolluar të cilëve ua kemi kërkuar mendimin, çështja as duhet parashtruar. Sipas mendimit të tyre, do të vijë një ditë në të cilën dialekti toskë – posa të arrijë, nëpër një zhvillim që ne e shohim çdo ditë në përparim, te lartësia e gjuhëve të mëdha moderne – ka për ta thithur në mënyrë të pashmangshme dialektin gegë, që ka qëndruar i palëvruar; dhe ata çekun, në mbështetje të mendimit të tyre, këtë fakt, në vetvete të saktë, se shumë Shqiptarë-Gegë përdorin toskërishten kur shkruajnë. Por ne nuk e përkrahim këtë mendim; sepse, ndonëse fakti që ata sjellin nuk na duket fort bindës, dialekti gegë përmban me qindra trajta të humbura nga Toskët e që janë visare të vërteta të trashëguara nga të parët tanë të lashtësisë. Mjaft të sjellim në mend mbaresën –mun të pjesores gege, që daton së paku dymijë vjet, e që s' është gjë tjetër veçse -mέnoV i pjesores greke (khs. shkrumun, gegrammέnoV).

Ndoshta çështja mund të kishte një zgjidhje të lehtë e të shpejtë, po qe se toskërishtja do të ruhej si gjuhë e prozës, dhe gegërishtja e poezisë. Karakteri përkatës i dy dialekteve padyshim do të rregullohej në këtë rol. Ecja e gjerë dhe fisnike, ndonëse pak e lakueshme, e gegërishtes duket se i përshtatet ritmit të mendimeve e të ndjenjave. Tash vonë kemi botuar (A. 91) nji tingëllim të mrekullueshëm, i pari në gjuhën tonë, prej një autori të ri shkodran, i cili jep një idé të asaj që mund të bëhet dialekti gegë ndër duar të afta. Herën e fundit kemi botuar dy tingëllime të tjera, prap të një autori gegë, bukuria e fuqishme e të cilave e vërteton këtë përshtypje.

Por, të thuash të drejtën, realizimi i këtij mendimi nuk do të ishte i mundur në një vend ku njerzit, në përgjithësi me pak dijeni për dialektin e vet, janë më pak të aftë të mësojnë ta shkruajnë dialektin fqinj. Jo ! zgjidhja më e mirë e problemit, ajo më praktike, do të ishte krijimi i një gramatike – të miratuar nga Shqiptarët e shkolluar dhe nga Albanologët – në të cilën të gjitha elementet dialektore, të grupuara, të pajtuara, të bashkërenditura, sipas një metode racionale e shkencore, do të lindnin një gjuhë të përbashkët për të gjithë Shqiptarët !!!!

Ju lutem keni durim dhe lexoni edhe kete !!!

Mirëpo, sido qi të jenë arsyet, mâ para duhet te kemi parasysh elementin, qi përbân njimilionegjymës shqiptarë. Na, e dijmë se, shqiptarët në ish Jugosllaví, e kanë pasun të ndalueme shkollën shqipe deri ne vjetin 1941. Jo veç shkollën shqipe; por, si prej perandorís Osmane, ashtu dhe prej imperializmit serb, ata, qi guxojshin me shkrue e me këndue gjuhën e tyne, shqipen, ndeshkoheshin me ndeshkime të rânda si me pasë bâmë ndonji krim.

Si e tham, në vendet shqiptare, qi sod ndodhen nën sundimin e ish Jugosllavís, shkolla shqipe, ishte themelue vetem në vjetin 1941. Me gjithe këtê, ajo, mbas pak vjetve, qe shtërngue me u përshkue nepër gryka të ngushta e nepër këthesa të vështíra. Me shum mundime mbërrini në shkallën e sodshëme. Dredhinat e shovenizmit, qenë të tmerëshëme për t'i vûmë ndërkambëzën shkollës shqipe. Me dasína, me përçamje, me shkallmime arsimtarësh, me përzânje mësimdhânësash e me llojë torturash morale e materiale, shovenizmi, u përpoq me ia nxjerrun rrânjzët në diell shkollës shqipe. U krijuen pakica të pá qenuna nepër qytete. U themeluen shkolla jo shqipe pá asnji kriter dhe pá vullnetin e popullit. Banorë të ndryshëm shqiptarë, u shtërnguen prej veglave të shovenizmit serb qi t'i dergojne femijt e tyne në shkollat turke.

Edhe sod, gjendja e elementit shqiptár, qi banon në krahinën e quejtun Makedoní, nuk shfaqet në përshtatje me dëshirin e popullit. Për shembull, disa katunde shqiptare në Rekë, për të vetmen arsye pse janë të besimit orthodoks, shkollat e tyne i kanë sllavisht. Koha, ndoshta, dikuer, do t'a normalizoje gjendjen edhe këtu.

Kosova, në kuadrin e perandorís Illiriane, me emnin «Dardania» ka përfaqsue nji pjesë të saj, tue qenë në kërthizën e Illërís. pra, si e tillë, âsht djepi i shqiptarís. Kanget e Mujës dhe të Halilit, qi frymzojnë popullin për t'u pajue me cillësína burrënore, me vetmohim e me vetmbrojtje, vallë, a nuk janë prodhimi i popullit Kosovár?

A nuk jehon në këto vende kânga e gjatë - 12 pash! - e Dem Ahmetit, ecilla, arsen shqiptarin se si duhet me e pranue vdekjen, për të ruejtun nderin dhe paprekëshëmenin e familjes shqiptare, kur kjo, dhunohet?!

A nuk gurgullojnë në Kosovë, si nji lum i pá shterrëshëm, rapsodinat, kângët e pá njehuna të trimnís së popullit, qi na këshillojnë me e bâmë vdekjen si me lemë, âsht fjala për mbrojtjen e atdheut?

«Ju lash Plave, Ju lash Gusí

Me m'i ndejt' Knazit karshí

Dath'e deshë në borë e n'shí

Bukën thatë krypën përmbí...

Kët Shqipní Ju, me m'a pruejtun,

I Madhi Zot për me m'a ruejtun.»

* * *

«Krisi pushka n'at zabel,

Thuej Mahmutit: - A s'po del?

Nuk dal Mahmuti i gjalle!

Kam nisë luftë me pashallarë...»

Ermal shokut faleminderime te perzemerta qe nise kete teme kaq me rendesi per te gjtihe ne Shqiptaret !!


Krenar qe jam Shqipetar
 
BLeRo Data: E Hëne, 02/02/2009, 18:48 | Mesazhi # 4
Kolonel
Mesazhet: 168
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
Ermal une e di qe gjuha shqipe ka shum dialegte. por une zgjodha nje gjegjez te vjeter dhe prandaj mendova do ta keni me leht per ta zgjedhur sa per gjuhen shqipe e di shum mire edhe gramatiken flm shum qe po mer kritikoni flm pejan qe spjegove . cool cool cool cool cool cool

***PeJa Ime Me E BuKuRa***
 
ermal Data: E Hëne, 02/02/2009, 19:06 | Mesazhi # 5
Gjeneral Major
Mesazhet: 311
Reputacioni: 19
Statusi: Jashtë linje
Blero unë nuk të kritikova të thashë vetëm që duke qenë se jo të gjithë i kuptojnë format dialektale do të ishte mirë që për ndonjë fjalë të kishte dhe shpjegim. Kjo ishte e gjitha. As nuk kam pretendimin që e di unë më mirë se ti as që ti nuk e di apo gjëra të tilla si këto,nuk ishte polemikë drejt njohjes së shqipes vetëm të kërkova një shpjegim.
Shpresoj që u kuptuam.

Ti, Shqipëri, me jep nder, me jep emrin Shqipëtar
 
BLeRo Data: E Hëne, 02/02/2009, 19:07 | Mesazhi # 6
Kolonel
Mesazhet: 168
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
Pergjigja esht--kofja e bunarit nese e kuptoni. happy happy happy happy

***PeJa Ime Me E BuKuRa***
 
Forum » Kultura Shqiptare » Lojra zbavitëse » Prap nje zgjidhje -nga-BLeRo
Page 1 of 11
Search:

Tag Board
500

Statistics

Login form
E-mail:
Password:

Site friends
  • Create your own site


  • Copyright MyCorp © 2009