Forum
E Hëne, 23/11/2009, 04:32
Welcome vizitor | RSS
Tv Shqip,Filma Shqip,Humor Shqip
Main | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Kultura Shqiptare » Muzika dhe Kengetaret Shqiptare » Lola Gjoka
Lola Gjoka
ermal Data: E Martë, 14/10/2008, 07:57 | Mesazhi # 1
Gjeneral Major
Mesazhet: 311
Reputacioni: 19
Statusi: Jashtë linje
Lola Gjoka (Artiste e Popullit)

Pianiste. Lola Gjoka (Aleksi) ka lindur në një familje shqiptare Sevastopol të Rusisë më 22 Maj të vitit 1910. Studion për piano që në moshë të re në qytetin e saj të lindjes. Në vitin 1932 ajo do të japë koncertin e parë të saj në Shqipëri,në qytetin e Korçës. Në vitin 1933 fiton Çmimin e Parë në një konkurs për pianistët të hapur në Vjenë (Austri). Emërohet po atë vit mësuese pianos dhe valles në Institutin Femëror "Nëna Mbretëreshë" në Tiranë. Përfundon në vitin 1936 studimet e larta në Konservatorin e Athinës (Greqi) për degën e pianos si koncertmaestër me rezultate të shkëlqyera.
Në vitin 1938 së bashku me Zërin e mirënjohur të muzikës shqiptare,Artisten e Popullit,Tefta Tashko Koço do të përfaqësonte Shqipërinë në “Panairin e Francës” në Paris (Francë). Në vitin 1945 ajo së bashku me disa artistë të tjerë të njohur për publikun do të japi të parin koncert artistik në Tiranë pas Çlirimit të vendit. Është nga të parat mësuese të Liceut Artistik “Jordan Misja” e më tej pedagoge e Institutit të Lartë të Arteve. Është Koncertmaestrja e Parë në Filarmoninë e Shtetit, dhe më vonë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Përhapja e muzikës dhe vënien e saj në një nivel artistik bashkëkohor do të ishte e një nga meritat e Lola Gjokës. Ajo së bashku me Artisten e Popullit Tefta Tashko Koço do të shkonin qytet më qytet të Shqipërisë jo vetëm për të dhënë koncerte por edhe për të mbledhur e shkruar në pentagram muzikën tonë popullore. Duke filluar nga ai koncert i parë në Korçë,të shumta kanë qenë koncertet e Lola Gjokës s ibrenda vendit ashtu dhe jashtë tij. Ajo ka nderuar vendin tonë në koncertet që ka dhënë në Bullgari,Greqi,Kinë,Kubë Rumani dhe në vendet e ish- Bashkimit Sovjetik.
Në vitin 2008 do të botohej nën përkujdesjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve përmbledhja e partiturave vokale “52 këngë popullore të përpunuara për zë e piano”. Këtu mund të përmëndim këngët e njohura për publikun si p.sh.: “Dashnor tu bana”, “Dola n'penxhere”, “Karajfilat që ka Shkodra”, “Kënga e Emines”, “Kënga e Rexhës”, “Kjo dashnia qoft mallkue”, “Kroi i fshatit ton”, “Pranvera filloi me ardh”, “Shamia e beqarit”.
Për nder të saj Çmimit të Parë i Festivalit Muzikor “Pianisti i Ri” i është dhënë emri Çmimim i Madh “Lola Gjoka”.
Për të gjitha meritat e saj artistike Lola Gjoka është vlerësuar me titullin “Artiste e Merituar” e më pas “Artiste e Popullit”. Ndahet nga jeta dhe nga publiku i saj që e deshi aq shumë në moshën 75-vjeçare në vitin 1985.

Tefta Tashko Koço, Ernest Koliqi, Mikel Koliqi, Lola Gjoka, Asdreni, L.Poradeci,Koço Tashko në Shkoder. 1938
Një fotografi e profesor Gjergji Cancos, “Mësues i Popullit”, që mban datën 21 shkurt 1938, kuadraton në të njëjtën hapësirë emra të tillë si Tefta Tashko Koço, Ernest Koliqi, Mikel Koliqi, Lola Gjoka, Asdreni, L.Poradeci,Koço Tashko.
Miqtë e vjetër janë mbledhur përpara Kafes së Madhe në qendër të Shkodrës.

Kinematografi

1979 -- Ballë për ballë.................................Plaka tek shtëpia e Zanës
1976 -- Tingujt e luftës...............................Pianistja

Çmime e Tituj

Artiste e Popullit

Artiste e Merituar

 
kitariste Data: E Dielë, 19/10/2008, 00:58 | Mesazhi # 2
Nen kolonel
Mesazhet: 129
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
pse i thone sa do rosh do mesosh , ja mesua dhe nje te re sot
 
Forum » Kultura Shqiptare » Muzika dhe Kengetaret Shqiptare » Lola Gjoka
Page 1 of 11
Search:

Tag Board
500

Statistics

Login form
E-mail:
Password:

Site friends
  • Create your own site


  • Copyright MyCorp © 2009