Forum
E Hëne, 23/11/2009, 04:28
Welcome vizitor | RSS
Tv Shqip,Filma Shqip,Humor Shqip
Main | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Kultura Shqiptare » Mbresa dhe Përshtypje nga Viset Shqiptare » Gjakova
Gjakova
Pejani Data: E Mërkurë, 12/11/2008, 18:44 | Mesazhi # 1
Gjeneral Major
Mesazhet: 294
Reputacioni: 3
Statusi: Jashtë linje
biggrin Te nderuar posti i radhes eshte qyteti i bukur i rrafshit te Dukagjinit Gjakova.Uroj shiqim te kendshem biggrin

Gjakova është qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Po ashtu Gjakova është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër. Toka ku filloj të ngrihet qyteti ishte në pronësi të Jak Vulës. Sipas gojëdhënës, prifti e bindi Jakun që ta dhuroj tokën për ndërtimin e qytetit, i cili në fillim u quajt Jakovë (nga turqishtja: fusha e Jakut). Në shekullin XIX filloi të përdorej emri i tanishëm. Të huajt përdorin toponimin e sllavizuar Djakovica apo Dakovica.

Qyteti përmban një sërë monumentesh nga e kaluara e pasur kulturore. Lagjja historike e qytetit është Mëhalla e Hadumit ku edhe gjinden tregu i vjetër dhe ndërtesa më e vjetër e cila ende ekziston në qytet, Xhamia e Hadumit Tregu i vjetër apo siç njihet Qarshia e Madhe ishte zemra e funksionimit ekonomik për Gjakovën, një qytet i tregtisë dhe artizanateve që shërbente fshatrat përreth nga komuna e Gjakovës, zona e Junikut, dhe Malësia e Gjakovës në kufirin Kosovë-Shqipëri. Qyteti dhe rrethina luajtën rol të rëndësishëm gjatë lëvizjes kombëtare të Lidhjes së Prizrenit. Gjenerali i Portës së Lartë Maxhar Pasha u vra në një betejë të përgjakshme me forcat e Lidhjes pranë kullës së Abdullah Pashë Drenit.

Qarshia e Madhe u dogj e u shkatërrua gjatë Luftës së fundit në Kosovë, por tani më është rindërtuar. Ndërsa Xhamia e Hadumit bashkë me bibliotekën e saj u dogj gjatë natës së parë të sulmeve ajrore të NATO-s nga forcat paramilitare serbe duke zhdukur kështu dokumentet e rralla që datonin që nga koha e themelimit.

Emblema/

Statistika
Popullsia
-dendësia 150.000 banorë
banorë/km²
Sipërfaqja 256 km²
Administrata
Shteti Kosova
Posta 50000
Prefiksi telefonik 0390
Faqe zyrtare gjakova-komuna.org
Politika
Kryetar Dr. Pal Lekaj
Partia udhëheqëse AAK


Krenar qe jam Shqipetar

Mesazhi i modifikuar nga Pejani - E Shtunë, 15/11/2008, 18:13
 
valish Data: E Mërkurë, 19/11/2008, 10:28 | Mesazhi # 2
Oficer
Mesazhet: 64
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
qka me than tjeter perveqse mrekulli ja vlen ta quash asht sepse eshte teper e bukur.
 
interisti16 Data: E Enjte, 20/11/2008, 03:58 | Mesazhi # 3
Nen kolonel
Mesazhet: 116
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
shume fantastik eshte tamam si qyteti i krujes

 
Forum » Kultura Shqiptare » Mbresa dhe Përshtypje nga Viset Shqiptare » Gjakova
Page 1 of 11
Search:

Tag Board
500

Statistics

Login form
E-mail:
Password:

Site friends
  • Create your own site


  • Copyright MyCorp © 2009