Ja disa pamje nga qyteti ku kam lind dhe ma merr mendja ku edhe do te jetoj pas pak kohe, sepse me vend tendin nuk krahasohet asgje ne kete bote. Ketu eshte nje diashow qe tregon Pejen gjate luftes por edhe pas saj.
Peja amblema/harta e Pejes -dendësia 160.250 banorë 4862 banorë/km² Sipërfaqja 20 km² Administrata Shteti Rep.Kosovës Qarku Peja Adresa e kuvendit KK Pejë, Rr. "Shkelzen Haradinaj 01" Posta 30000 Prefiksi telefonik +381 39/434-121 Faqe zyrtare KK Pejë Politika Kryetar Dr.ALI BERISHA Partia udhëheqëse AAK
Peja është qytet në pjesën perendimore të Kosovës. Po ashtu Peja është qendër e komunës dhe rajonit e të njëjtit emër.
Peja njihet si qytet i lashtë që nga koha Ilire. Për shkak të luftërave të shumta në këtë rajon, që nga pushtimi Otoman e deri te kjo e fundit me Serbinë, nuk është mundur të ruhet e gjithë karakteristika ilire, ku përveç tjerash pësoi edhe Kalaja e Pejës.
Në kohën Ilire ishte një qendër e madhe vendbanimi. Sipas hulumtimeve arkeologjike ky qytet kishte edhe një kala, mbi gërmadhat e lashta të së cilës mjerisht është ngritur fabrika e akumullatorëve.
Regjimi serbosllav u mundua disa kisha katolike të mbetura në shumë vende të Kosovës që nga koha Ilire ti shëndërrojë në kisha ortodokse si p.sh. Patrikanën në Grykë të Rugovës. Karakteristikë e saj është Çarshi-Xhamia e ndërtuar rreth viteve 1600 - 1700 si dhe Kulla e Haxhi Zekës. Haxhi Zeka ishte pjesëmarrës në Kuvendin e Prizerenit në vitin 1878 dhe organizator i Lidhjes së Pejës në vitin 1899, në kohën e tij Peja i takonte Mbretërisë së Malit të Zi. Tabela e përmbajtjeve
* 1 Gjeografia * 2 Demografia * 3 Historia * 4 Politika * 5 Ekonomia * 6 Infrastruktura * 7 Kultura * 8 Sporti * 9 Personalitete * 10 Shiko dhe këtë * 11 Lidhje të jashtme
Gjeografia
Artikulli kryesor: Gjeografia e Pejës
Karakteristike e përgjithshme e pozitës së Pejës është se; ajo shtrihet në skajin veri-prendimorë të luginës së plleshme të Dukagjinit, para grykës piktoreske, nën shpatët e Alpeve shqiptare (Albanian Alps).Peja shtrihet në luginën e Lumbardhit rrethuar me Alpet Shqiptare. Peja, se bashku me tërë Rrafshin e Dukagjinit, shtrihet ndërmjet gjerësisë veriore gjeografike 45-50 shkallë dhe 42-53 shkallë dhe gjatësisë gjeografike lindore 19 shkallë, 58’ 30’ gjer më 21 shkallë. Qyteti i Pejës është i vendosur në teracën neogjene aluviale në lartësi mbidetare 505-520m. Ky qytet ngritet në fushën e rrafshit të Dukagjinit dhe rrenzë bjeshkve të larta.Peja në pikpamje gjeomerfologjike përbën një tërsi ekonomike dhe në vete ruan e kultivon traditë të një historie të lashtë. Peja lidhet me çarkullimin rrugor me Prishtinën, Mitrovicën, Gjakovën, Rozhajën e Plavën.
Qyteti është i rrethuar me Bjeshkët, që janë pjesë e masivit dinamika që përfshinë tërë Ballkanin prëndimorë. Këto bjeshkë formojnë një kurorë majesh të larta siç janë: maja e Kopranikut (2460m), Mali Zhlep (2352 m), Hajlën (2460 m) Mokra (1932m), malet e Lumbardhit gjegjësisht Guri i Verdhë (2522m), maja e Viellakut (2012m), Peklena, maja e Hasanit etj.
Me rrjedhë të shpejtë grykës shkëmbore të Rugovës, lumi “Lumbardhi” fillon të gjarpron fushës së Pejës, duke kaluar në mes të qytetit dhe duke e ndar në dy pjesë. Lumbardhi i cili gjatë rrjedhjës formon fusha pjellore, derdhet në lumin më të madh të qujtur ‘ “ Drini i Bardhë” që buron nga bjeshkët e Zhlepit në fshatin Radac. Lumbardhi ka një sasi uji prej 300 m-3 në sekond. Por malët e Pejës janë të pasur edhe me liqenjë si: Liqeni i Niçinatit dhe Liqeni i Ridit. Vetitë klimatike të Dukagjinit, pra edhe të Pejës, karakterizohen me klimë të mesme kontinentale të modifikuara, me komponente të klimës mesdhetare. Pozita gjeografike shumë e volitshme si dhe vetitë e relievit dhe të klimës, kanë ndikuar në banimin e ketyre territoreve qysh nga fillimi i indo-evropizmit të Gadishullit Ballkanik. Dardanet, janë formuar si kombësi sipas E. Qabej, para shek. XII p.e.s.
Kur bëhet fjalë për treven e Dardanisë, në të cilën përfshihet edhe Peja, Dardanet sipas studiueses F. Papazoolu, trajtohen në suazat e fiseve të Ballkanit qendror në kohën para Romake. Dardanët, përmenden si luftëtar të fortë, xehtar shumë të mirë, blegtorë dhe tregtar të njohur. Dardanet ishin fisi më i madh Ilir që u vue në krye të mbretërisë dardane, në Ballkanin qendror, kryesisht në Kosovë.
Peja-Qendër regjionale e Dukagjinit verior, identike për nga numri i banorëve me pandanin e vet jugor Peja me 181.130 banorë para fillimit të luftës, ka po ashtu të përfaqësuar mirë grupin terciaro-kuartar të popullatës, me të cilin qëndron para Prizrenit dhe e dyta pas Prishtinës, ndër qendrat kosovare me (32,6%). Dendësia e popullsisë është e madhe me rreth 300 banorë në 1 (një) km-2. nataliteti është 34, kurse mortaliteti 7.Peja është qendër e një regjioni të gjerë me (afro 1.500 km-2), kurse Peja me fshatrat e saja ka 603 km2. Mbrenda kufive administrativ të Komunës së Pejës ka 97 vendbanime të organizuara në 28 bashkësi territoriale. Komuna e Pejës kufizohët me: Istogun, Klinën, dhe Deçanin. Kurse me komunën e Plavës, Beranës dhe Rozhajës kufizohët me Malin e ZI. Në anën tjetër, kufizohët me Republikën e Shqiperisë.Territori i Komunës së Pejës përbehët nga dy terësi gjeografike: njëra me klimë kontinentale të shprehur klimë mesdhetare që përfshin përafërsisht 30% të siperfaqës së përgjithshme, dhe vargmalet e Alpeve shqiptare në veriprendim, me një rrjet hidrografik të zhvilluar që ndikon si modifikim i klimës në këtë pjesë.
Me 2003 qyteti ka një popullsi prej 81,800 banor.[citim i duhur] kurse si komunë në tërësi ka rreth 160.000 banorë Historia
Artikulli kryesor: Historia e Pejës
Zhvillimi urban i Pejës, ka kaluar nëpër periudha të ndryshme historike, duke filluar nga kohët më të hershme gjë që dëshmohet nga trajtat e thirrjeve. Në literaturën e deritanishme, në lidhje me emërtimin e Pejës ekzistonin disa periudha të emërtimeve; ajo antike dhe ajo e mëvonshme.
Emërtimin “Siparantum” e gjejmë të Ptolemeu (87-150), në veprën e tij “Gheographia”, që mbështesin edhe shumë historian, arkeolog, gjeograf,publicist etj. Siparantum, sipas burimeve arkeologjike-antike ishte në rang të “Muniupiumit” (qytetit), për ndryshe lokaliteti i dytë me rendësi në territorin e Kosovës, pas Ulpianës. Procopi historian bizantin me (565), jep pëshkrimin përlokalitetin e shënuar si “Pentza” që zëvendëson emërtimin si Siparantum e që më vonë merr trajtën “Pek-Pekia-Peja”. Territori i Pejës ka qenë gjatë historisë së vet, se pari pjesë e Dardanisë Ilire, pastaj në kuadër të Romës, Bizantit, Mesjetë e Serbisë, e më vonë e perandorisë Turke. Për historin antike të Pejës, rëndësi të madhe ka pasur vendbanimi antik në lokalitetin “Gradina”, që padyshim paraqet vazhdimsinë e vendbanimit të mëparshëm Dardan. Është zbuluar edhe një numër objektesh arkeologjike që na shtynë të konstatojmë se këtu duhet të ketë qenë një qendër administrative municipiale e tërë Rrafshit të Dukagjinit. Peja si qytet përmendet që nga viti 1202, gjatë periudhës së feudalizmit të zhvilluar, kurse në kartën e Stevan Prvovençanit rreth vitit 1215, përmendet si fshat në rrefshin e Hvosnos. Kah fundi i shek. XIII, përmendet si “Pek” dhe “Pek arhiepiskupova”. Në shek. XIV Peja përmendet nga Raguzanet dhe Kotorasit që shkonin për të tregëtuar në pejë “in Pecho”, kurse në vitin 1378 përmendet karvani “in novam montem Pech et Prisren”. Të dhënat historike rreshtojnë se Peja me rrethinë pas betejës së Kosovës 1389 e deri me 1462 administrohet njëherë nga Balshajt e pastaj nga Dukagjinët.
Pas betejës së Kosovës (1389), filloi depërtimi turk në Ballkan. Peja deri më 1462, qeverisej nga Leka III Dukagjini i cili ishte lesak i sulltanit dhe kishte marrë pjesë edhe në betejën e Kosovës të pushtuar në kohën e Sulltan Mehmetit II, me 26.IX.1462 me ç’rast u formua “Sanxhaku i Dukagjinit”.
Në gjysmën e dytë të shek. XVI, Peja numëron 142 shtepi të kontensionit islam dhe vetëm 15 shtepi të përkatësisë fetare të krishterëve. Islamizimi u përqafua prej një pjese të aristrokracisë shqiptare për të ruajtur privilegjet e veta klasore. Mahmut Pash Dukagjini, me tu berë musliman ishte emërua për Sanxhakbe të Sanxhakut të Dukagjinit, prej të cilit edhe u krijua dega e re e Dukagjinasve musliman me emërin Mahmut Begollajt e Pejës. Gjatë shekullit XVII, Peja vazhdimisht zhvillohej dhe duke i krahasuar me gjendjen e një shekulli më parë, qyteti i pejës u rrit nme 600 shtepi dhe 130 fshatra dhe përjetoi një zhvillim të hovshëm të zejtarisë dhe tregtisë.
Gjatë shek. XVII, ndodhën edhe trazirat dhe luftërat austro-osmane që e përfshinë edhe territorin e Pejës (1683-1690). Këtë kohë e karaktirizon lufta në mes Begollajve të Pejës, Çaushollajve dhe Bushatlijve për sundimin e Shkodrës që vazhdoi gati gjysem shekulli. Gjatë viteve 1782-1784, epidemia (kolera) perfshiu edhe Pejën, e cila shkaktoi shumë viktima. Ndersa në vitin 1835 mori zjarrë kryengritja e përgjithshme që përfshiu edhe Pejën. Mirpo, Turqia, ia doli që ta shunë kryengritjën shqiptare, në këtë situatë pushtuesi turk hyri në periudhën e tanzimatit dhe reformave. Në këtë kohë qyteti i Pejës numronte 12.977 banorë dhe 193 fshatra, kurse pazari i qytetit (çarshia) kishte 550 dyqane të regjistruara. Po në këtë kohë qyteti kishte hyrë në rrugën e një zhvillimi të dukshëm shoqroro-ekonomik. Krijimi i një rrjeti të gjërë dyqanesh e punimesh, marrëdhëniet ekonomike me botën e jashtme e kishin kthyer qytetin në një qendër të rëndësishme. Qyteti i Pejës në këtë kohë ishte një nga qytetet më të pasura të Rrafshit të Dukagjinit.
Nga pikpamja etnike qyteti i Pejës ishte i banuar me popullsi shqiptare e cila përbënte pjesën dërmuese të banorve të saj me kulturë, gjuhë, traditë dhe zakone të veta të lashta. Në Pejë në pallatin e Ismet Pashës dukej edhe bibloteka turko-franqeze prej vitit 1836. Peja më 1881-1912 bëhet qendër e sanxhakut të Pejës, kurse mytesarif u emrua Ali Pashë Gucia. Në këtë kohë dokumentat e shumëta tregonin shkallën e organizimit të lëvizjes kombtare shqiptare në periudhën e Lidhjes Shqipetare të Prizrenit në qytetin e Pejës.
Historia e Pejës në fund të shek.XIX ,është e lidhur ngusht me mbajtjen e Kuvendit të Pejës. Duke qenë së rreziku i copëtimit të tokave shqiptare po rritej, rrethet patriotike shqiptare shtruan si detyrë krijimin e një organizate të re, që të vihej në krye të Levizjës Kombëtare. Në krye të lëvizjes u vu Haxhi Zeka, një nga udhëheqsit më të shquar të Lëvizjes Kombëtare në Vilajetin e Kosoves dhe në mbarë Shqipërinë. Për këtë qellimë në vitin 1899 në Pejë u mblodh një Kuvend, ku moren pjesë delegat nga gjithë Kosova. Kuvendi formoj një Besëlidhje, që u quajt “Besa-Besë” ose Lidhja e Pejës. Besëlidhja e re udhëheqej nga atdhetari Haxhi Zeka. Lidhja e Pejës i kërkoj Sulltanit që tokat shqiptare të drejtoheshin nga shqiptarët, dhe në shkolla e në zyra të flitej gjuha shqipe. Perandorija Osmane, e frikësuar, dërgoj ushtri të mëdha dhe e shpërndau Lidhjen e Pejës, me ç’rast, vrau edhe shumë patriotë shqiptar, midis tyre edhe udhëheqsin Haxhi Zeka me 1902.Perpjekjet e popullit shqipëtarë për çlirim vazhduan edhe më vonë. Në këto rrethana qyteti i Pejës pas lufterave Ballkanike u pushtua nga Serbija dhe Mali i Zi, me ç’rast, populli shqipëtarë i’u nënshtrua gjenocidit, shkombëtarizmit dhe asimilimit. Me 1913 në rrethinat e Pejës dhe të Gjakoves, u pushkatuan 400 banorë që refuzuan të ndërrojnë fenë e tyre Myslimane, ose Katolike dhe kombësin e tyre shqiptare. Shumë prej këtyre nuk pranuan të ndërronin fenë, kështu që, në mënyrë më tragjike e humbnin jetën mbi stufen e skuqur. [redakto] Politika
* Partitë Politike kryesore që përfaqësohen në Kuvendin Komunal (pas zgjedhjeve të 17 nëntorit) dhe numri i këshilltarëve: AAK 10, LDK 8, LDD 7, PDK 7, ORA 5, AKR 3 * Subjektet poltike Rinore: ARK, FR i LDK-së, FR i LDD-së, RDK, Ora Digjitale. * Baza kryesore e KFOR-it italian për Rrafshin e Dukagjinit.
Ekonomia
Peja, është njëri nga qytetet më të pasura të Kosovës. Nga 603km 2, po thuaj gjysma e teritorit ësht zonë malore- Rugova, e pasur më pyje e kullosa dhe e përshtatshme për zhvillimin e blegtorisë. Pjesa tjetër qyteti më rrethin është tokë e plleshme dhe e punueshme, e përshtatëshme për zhvillimin e bujqësisë, pemtarisë, vreshtarisë etj.
Peja ishtë qytet industrial më me se 10 fabrika por për momentin ato kryesisht janë të inactive. Në Pejë, po zhvillohët më suksesë biznesi privat më me se 4.000 biznese të regjistruara. Më procesin e privatizimit pritët që në Pejë të hapën vende të reja puna dhe të mëkëmbet zhvillimi ekonomik Pejë.
Fabrikat e dikurshme të Pejës:
* Fabrika e Automjeteve * Fabrika e Çikletave * Kombinati i Këpucëve * Kombinati i Drurit * Fabrika e Gomës * Fabrika e Mermerit * Fabrika e Sheqerit
Bizneset më të mëdha në Pejë:
* Korporata 'DUKAGJINI' * Birra PEJA Sh.A. * Fabrika e Baterive * Fabrika e Miellit * Fabrika e Pijeve minerale * Hidrocentrali i Energjisë Radavc * ELKOS group * Devolli company * Fabrika e Tullave Ringovi i Ri * Exim-Tours * Bibita
Infrastruktura
Peja ka nje infrastrukture e cila eshte ne zhvillim e sipër ku zhvillimi i saj ka marr hov ne 10 mujorin e pare te qeverisjes se AAK-se me Kryetarin dr.Ali Berisha. Kultura
Në Pejë, jeta kulturore shtë mjaft e bujshme. Peja ka Kino-teatrin, “Jusuf Gërvalla” Tatrin e Qytetit, Biblotekën Rajonale, “Azem Shkreli”, Muzeun Etnografik, Arkivin, Institutin për Mbrojtjën e Monumentëve, Qendren Mutiprofesionale ne Fierz,e shume monumente me vlera të medha kulturore e historike. Në Pejë, veprojnë edhe shumë shoqëri kulturore e artistike siq janë Kori i Qytetit, Ansambli Autokton “Rugova”, “Sofra Pejane”, "AVI Përparimi" etj. të cilat zhvillojnë veprimtari të qmueshme kulturore artistike. Sporti
Peja si qytet ka Stadiumin e Futbollit "Shahin Haxhiislami","Pallatin e Sporteve “Karagaçi” dhe një numër të madhë klubëve të futbollit (BESA,SHQIPONJA), basketbollit,(PEJA,KB 12), henbollit (BESA), volejbollit (EJONA PEJA,RUGOVA), karates (IPPON), xhudos (IPPON), skitaris (ALPI,PEJA,RUSOLIA), bjeshkatarisë etj. të cilat zhvillojnë aktivitete të shumta kulturore e sportive. Peja njihet edhe si "qyteti i basketbollit", gjithashtu është shpallur edhe si qyteti i sportit në vitet 2004,2005,2006.
Mesazhi i modifikuar nga Pejani - E Dielë, 09/11/2008, 17:03
Te gjithe vellezerit tane Shqiptar i mirepresim ne Kosoven tane te perbashket e te pavarur, dhe te shpresojme qe edhe ne Shqipetareve do na vije dita e bashkimit Kombetar,sepse vetem te bashkuar vellezerisht do jemi te forte e te pathyer. Uroj qe kjo deshire e imja dhe e qdo Shqiptari sa me shpejte te realizohet !!!!
peajni uroj qe ajo deshir e juaja per ty kthyer ne pej nje dit te realizohet. por sa i perket bashkimit ton me shqiperin ajo vetem se eshte realitet shiqo tash edhe rruga po na shkurtohet dhe ndoshta se bashku do te shkojm ne tiran durres e sarand per te pir kafe.uroj qe ajo deshir e juaja edhe nderkombetarisht te behet realite.gjith te mirat ju deshiroj.
Edhe mua me perqeu shume,une besoj se ka edhe me shume per te treguar gjera te bukura ne ate qytet.
Sa per bashkimin duhet me e be sa me shpejt por jo vetem me Kosoven po edhe Plaven Gucine,Presheven,pjense tone ne Maqedoni dhe Qameri... Besoj se nuk keni kundeshtime keshtu?!
Ju lumte djema te gjitheve se vetem keshtu mund te bejme endrren e kahmotshme edhe realitet, sepse pa bashkim kombetar Shqiptar eshte sikurse nje trup njeriu gjyse i levizshem e gjyse jo.Uroj qe kjo sa me shpejte te realizohet.Pershendetje te perzemerta te gjithe anetareve te ketije siti. Krenar qe jam Shqipetar
shumë qytet i bukur qyteti yt pejani.a e dini si thoshte një poety ynë kombëtar? feja e shqiptarit është shqiptarësia! dhe besoj se 100% kishte të drejtë
Shqiptarësia ? O Tori po unë e dija që qe Shqiptaria po edhe mund të ketë ndryshuar kohët e fundit. Po nejse, nuk prish punë,tanët jemi,rëndësi ka ideja.