Forum
E Hëne, 23/11/2009, 04:39
Welcome vizitor | RSS
Tv Shqip,Filma Shqip,Humor Shqip
Main | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Kultura Shqiptare » Mbresa dhe Përshtypje nga Viset Shqiptare » Durrësi
Durrësi
dragoi92 Data: E Dielë, 28/09/2008, 16:35 | Mesazhi # 1
Oficer
Mesazhet: 62
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
Disa pamje te mrekullueshme nga Durresi







 
zylfo Data: E Enjte, 02/10/2008, 22:19 | Mesazhi # 2
Major
Mesazhet: 84
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
amifiteatri asht shum i bukur
 
muenster Data: E Shtunë, 04/10/2008, 13:15 | Mesazhi # 3
Nen kolonel
Mesazhet: 109
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
gocat i ka si shpirt happy
 
erisire Data: E Dielë, 19/10/2008, 19:32 | Mesazhi # 4
Major
Mesazhet: 95
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
gjithqka ka te bukur ai eshte loqka e shqiptaris dhasht zoti e u beft me te gjitha te mirat (uj e rrym) te majftueshem se na e knaqi shpirtin ky durres po ne e hjek munin e nje viti qe po r perjetojm ketu ne gurbet.
 
hektor Data: E Dielë, 09/11/2008, 14:30 | Mesazhi # 5
Gjeneral Major
Mesazhet: 251
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
Sot është qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turistë në ujrat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mirë. Durrësi është një destinacion interesant për turizmin historik....

Durrësi ndodhet 38 km në lindje të Tiranës në bregdetin Adriatik. Ka më shumë se 200.000 banorë dhe është qyteti i dytë në Shqipëri për nga madhësia dhe rëndësia. Mund të arrihet me lehtësi me traget nga portet italiane të Triestes, Ankonës dhe Barit. Ka tragete edhe nga Koper i Sllovenisë.
Është themeluar në vitin 627 para.K nga një grup kolonësh grekë të ardhur nga Korinti. Në antikitet njihet me emrin Epidamnos dhe më vonë do të quhej Dyrrachion. Në shekullin e IV para.K bëhet qytet-shtet i pavarur dhe banorët merreshin me metalurgjinë, u specializuan në ndërtimin e anijeve dhe filluan të lindin punishtet e qeramikës. Pas një shekulli pavarësi bie nën dominimin Ilir. Për të kaluar në vitin 229 para.K kur Durrësi pushtohet nga Roma dhe në dominimin romak fillon të quhet Dyrrachium. Atëhere u bë pika e nisjes së rruges Egnatia që lidhte Romën me Kostandinopolin. Në këtë periudhe kohe qyteti pati një rritje të madhe dhe oratori i famshem romak Ciceroni e quajti "një qytet i admirueshëm".
Në mesjetë Durrësi bën pjesë në perandorinë Romake të lindjes (Bizanti). Midis shekullit X-XIV qyteti pushtohet nga Bullgarët, kryqëzatat, Anzhonët, Venedikasit, dhe Serbët. Në 1501 Durrësi bie nën sundimin turk dhe do të ngelë nën të deri në vitin 1912. Nga 1913 - 1920 bëhet kryeqyteti i Shqipërisë. Në 1914, në këtë qytet ndodhet edhe rezidenca e Princ Wilhelm Wid. Më 7 prill 1939 në Durrës nis pushtimi Italian.
Sot është qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turistë në ujrat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mirë. Durrësi është një destinacion interesant për turizmin historik.
Muret e kalasë: rrënojat e fortifikimeve Bizantine të shekullit të VI
të cilave i shtohen në shekullin e XIV torrat e rrumbullakta veneciane.
Anfiteatri: Është një nga monumentet me vlera të medha dhe më i rëndësishmi që ka mbijetuar nga qyteti antik. Është ndërtuar në shekullin e II para.K dhe u braktis në mesjetë. Nga dokumentat kuptohet që anfiteatri ishte shumë i madh dhe kishte një kapacitet prej 15.000 spektatorësh.
Banjot termale romake: të zbuluara në vitin 1962, gjatë ndërtimit të pallatit të kulturës. Ato ishin të pajisura me një sistem ngrohjeje.

Muzeu arkeologjik: Ndodhet në afërsi të bregut të detit, i pasur me objekte të gjetura në Durrës, që na bejnë të kuptojmë banorët antikë të Durrësit dhe traditat e tyre.

Vila e Zogut: Në majë të kodrës që ngrihet mbi qytet gjendet me gjithë bukurinë e saj vila e ish mbretit Zog.

Marrë nga www.zemërshqiptare.com


 
dorjan1976 Data: E Dielë, 09/11/2008, 15:24 | Mesazhi # 6
Administrator
Mesazhet: 441
Reputacioni: 10
Statusi: Jashtë linje
Peisazh nga Durrësi




 
TONI1983 Data: E Martë, 10/02/2009, 12:36 | Mesazhi # 7
Oficer
Mesazhet: 57
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
ESHTE TAMAM SI RIMIN I ITALISE....DETI ESHTE çKA POR PER KENAQSI I KE TE GJITHA ....NUK MUNGOJNE VENDET PER TU ARGETUAR cool

^^respekte^^
 
Forum » Kultura Shqiptare » Mbresa dhe Përshtypje nga Viset Shqiptare » Durrësi
Page 1 of 11
Search:

Tag Board
500

Statistics

Login form
E-mail:
Password:

Site friends
  • Create your own site


  • Copyright MyCorp © 2009