| Kjo poezi më ka pëlqyer jashtë mase shumë dhe duke e vendosur këtu në forum dua të tërheq vëmendjen e të gjithëve për faktin se poezia është shkruar rreth viteve 20-të të shekullit të kaluar po Shqipëria dhe shqiptarët s'kanë ndryshuar edhe pas 90 vjetësh. Vaj medet. Hakërrim Që nga jugu në veri mbretëron një errësirë nëpër fusha nëpër kodra vërshëllen një egërsirë. Pra, o burra, hani, pini hani, pini ore e çast për çakallin nata errët është rast e deli rast. Hani, pini dhe rrëmbeni mbushni xhep e mbushni arka të pa brekë ju gjeti dreka milioner ju zuri darka. Hani,pini,rrëmbeni mbushni arka, mbushni xhepe gjersa populli bujar tu përgjigjet peqe lepe. Populli rron për zotërinë tuaj puna e tija, djersa e ballit është kafshit për gojën tuaj Rroftë goja e çakallit. Shyqyr Zotit,s’ka më mirë lumturi dhe bukuri dhe kur vjen ju qan hallin varni buzë edhe turinj. Hani,pini dhe rrëmbeni është koha e çakejve hani,pini,rrëmbeni është bota e maskarenjve. Hani,pini,vidhni mblidhni gjithë aksione e monopole nënshkrimi i zotërisë suaj nëpër banka vlen milione. Është pështyma e gjakosur e Atdheut të vremosur dhe kolltuku ky ke hipur duke hequr nderën zvarrë është trekëmbëshi që përdita varet kombi në litar. Dhe zotrote kapardise, diç u bëre pandeh kundër burrit të vërtet zë e vjell e zë e leh. E na tunde, na lëkunde nëpër salla shkon e shkunde mbasi dora e të ligut ty me shokë të heq për hunde. Rroftë miku yt i rrallë që përdita loz e qesh të gradoi katër shkallë pse i the dy fjalë në vesh. Koha dridhet e përdridhet do vij dita që do zgjidhet dhe nga trasta pema e kalbur doemos që jashtë do të hidhet. Koha dridhet e përdridhet prej gradimit katër shkallë nuk do të mbetet gjë në dorë veçse vul e zezë në ballë. Mirpo ju që s’keni patur as nevojë, as gjë të keqe më përpara nga të gjithë ju i thatë të ligut peqe. Që të zinit një kolltuk aq u ulët u përkulët sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët. As ju hahet, as ju pihet vetëm titullin e doni, dihet teksa fshati i varfër digjet krye kurva nis e krihet. Sidomos, ju dredharak ju me zemra aq të nxira ju dinak, ju shushunja ju gjahtarë në errësira. Ç’na pa syri,ç’na pa syri hunda juaj ku nuk hyri te i miri, te i ligu te spiuni më i ndyri. Dallavera nëpër zyra, dallavera në Pazar dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar. Vetëm, vetëm dallavera dhe në dëm të këtij vendi që ju rriti, që ju ngriti që ju ngopi, që ju dëndi. Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera kukuvajka do përtypë zog e zoga si përpara. Po jo, grushti do të bjerë përmbi krye të zuzarëve koha është e maskarenjve por Atdheu i Shqiptarëve. Kush dëshiron mund ta dëgjoj të recituar nga Reshat Arbana këtu.
Ti, Shqipëri, me jep nder, me jep emrin Shqipëtar
|