| Në territorin e Shqipërisë gjenden një varg kështjellash të cilat datojnë që prej periudhave antike e deri në mesjete.E veçanta është se disa prej tyre vazhojnë të banohen edhe në ditet tona.(më e rëndesishmja në Berat) . Kalatë kryesore janë Rozafa, Lezha, Gjirokastra, Butrinti, Porto-Palermo , Kruja, Petrela, Kanina, Kalaja e Drishtit Gjendet në një distancë prej 6 km nga Ura e Mesit mbi lumin Kir. Fshati i sotëm ndodhet poshtë vendgërmimit të Drivatiumit të lashtë. Ai u ngrit në periudhën romake si një vendbanim në rrugën Shkodër – Kosovë dhe në antikitetin e vonë ishte njera prej fortesave zinxhir të cilat mbronin Shkodrën. Në shek IX. Drishti u kthye në një fortifikim të rëndesishëm të mbretërise së Zetës dhe varej nga Dioqeza e Tivarit. Kalaja e Drishtit u ngrit në shek e XIII si një fortesë bizantine. Qyteti arriti kulmin e zhvillimit në shek XIV derisa arriti edhe pavarësi nga Shkodra. Në vitin 1442 Drishti ra në duar të Venedikut, më pas u morr nga Skënderbeu dhe më në fund u pushtua nga Turit në 1478. Kalaja gjendet në një kodër 800 metra të lartë. Brenda mureve të kalasë gjenden 11 shtëpi të fshatit të cilat formojnë një lagje. Kalaja e Rozafës Ngrihet mbi një koder shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës. Ajo rrethohet prej ujrave të tre lumenjve, Bunës, Drinit dhe Kirit. Rozafa është një prej kështjellave më të rëndësishme në të gjithë Shqipërinë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Kalaja ka origjinë ilire dhe historiani Tit Liri e përmend “ si vendi më i forte i Labeatëve” ( fis ilir në brigjet e liqenit të Shkodrës). Mbretëresha ilire Teuta e ka përdorur atë si bazë në luftrat kundër Romës. Emri Rozafa del në mesjetë. Me këtë emër lidhet legjenda e cila ka në qender “mbajtien e fjalës së dhënë” dhe si subjekt është murosja e Rozafës, nuses më të re të tre vellezërve që ngrinin muret e kalasë por të cilat shëmbeshin naten. Në hyrje të kalasë ndodhet bazorelievi i Rozafës, dhe uji gëlqeror i cili depërton tek hyrja kryesore lidhet me fantazinë popullore si qumështi i gjirit të Rozafë , i cili u la jashtë gjatë murosjes për të ushqyer foshnjen e saj. Formen e sotme kalaja e ka marrë gjatë periudhës së sundimit të families feudale të Balshajve ( shek XIV). Sot shumica e mbetjeve të kalasë i përkasin periudhës veneciane, sidoqoftë shihen gjurmë edhe të periudhës së osmanëve (shek XVI-VII) dhe Bushatllinjve (shek XVIII-IX). Muret e kalasë së Rozafës kanë një gjatësi prej 880 metrash dhe rrethojne një sip prej 9 hektarësh. Rozafa mbas një resistence të fushishme ra nën sundimin osman në vitin 1479. Objekte të tjera brenda kalase janë çisternat e ujit, të shek XV, katedraleja e shek XIII, e cila pas pushtimit osman u kthye në xhami. Po kështu aty ndodhet edhe muzeu i Rozafës, icili shpjegon periudhat e ndryshme të kalasë. Kalaja e Petrelës Ndodhet në rrugën nacionale Tiranë-lbsasan, 18 km larg nga kryeqyteti. Ajo është një prej pikave kryesore turistike pranë Tiranës . Kalaja ngrihet mbi një kodër shkëmbore sipër fshatit me të njëjtin emër. Kalaja ka trajtë trekëndore me dy kulla vrojuese. Ndërtimi i parë i saj i përket periudhës së antikitetit , ndërsa forma e sotme i daton shek. XV. Kalaja e Petrelës bënte pjese në sistemin sinjalizues dhe mbrojtes së kalasë së Krujës. Këto kala komunikonin me njera tjetrën nëpërmjet zjarreve. Kjo kala kë qenë nën komandën e motrës së Skënderbeut, Mamica Kastriotit. Sot në ambjentet e kalasë ka shërbim restoranti . Prej andej hapet një pamje mjaft e bukur drejt luginës së Erzenit, kodrave me ullinj dhe maleve përreth. Kalaja e Prezës Ndodhet sipër fshatit me të njëjtin emër, në kreshtën e kodrës. Kjo është një kështjellë e vogël e cila ka nisur të ndërtohet në shek e XIV dhe ka përfunduar në fillim të shek e XV nga ana e familjes feudale të zonës, Topiajve. Kalaja është shpallur “ monument kulture”. Në qoshet e saj kalaja ka katër kulla rrethore. Kulla e sahatit është ngritur rreth viteve 1800-1850. Ajo shquhet për pozicionin mjaft të bukur, duke kontrolluar fushën e Tiranës. Po kështu përballë saj ndodhet kalaja e Krujës. Kjo kala ndodhet gjithashtu fare pranë aeroportit ndërkombetar “Nenë Tereza “ të Rinasit. Në kala ndodhen restorante dhe lokale shërbimi. Kalaja e Krujës Eshtë objekti kryesor turistik i qytetit të Krujës. Kështjella është ngritur gjatë shekujve të V-VI. Ajo ka trajtë eliptike me një perimetër prej 804 metrash . Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla. Në pjesën më të lartë në veri –lindje ngrihet kulla e Sahatit, e cila shërbente për vrojtim dhe sinjalizim me kalanë e Petrelës dhe Durrësin. Muzeu ndodhet në hyrjen kryesore të kështjellës . Muzeu është përuruar në vitin 1982. Krahas stendave të cilat shpjegojnë veprimtarinë e Skënderbeut në museum mdodhen edhe bibloteka, dokumente dhe botime që lidhen me figuren e Skënderbeut. Muzeu ka karakterin e një memoriali dhe ka elemente të tilla si harqe guri , piktura në xham etj. Brenda mureve të kalasë gjenden disa shtëpi dhe Teqeja e Dollmasë. Në perëndim të kështjelles ruhet edhe hamami i shek XV. Kalaja e Lezhës Ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjine ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane. Objeket më interesante për tu vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin jug lindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor. Kalaja e Lezhës është monument kulture. Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik. Kalaja e Rodonit Ndodhet në kepin e Rodonit. Princi Karl Topia dëshironte ta kthente këtë vend në një kantier detar, ndërsa heroi ynë Kombëtar Skënderbeu duke synuar që të kishte një dalje të afërt në det ngriti këtu një kështjelle. Kjo kala filloi të ngrihej mbas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450. Përfundimi i saj mendohet të jetë rreth vitit 1452. Muri i kështjellës së Rodonit arrinte në një gjatësi prej 400 metrash dhe në kulmet e saj kishte kulla të rumbullakëta. Në vitin 1500 kalaja u pushtua nga Venediku. Si rrezultat i veprimtarive abrazive të ujrave të detit një pjesë e mureve janë zhytur nën ujrat e detit Adriatik. Sot vizitoret mund të shikojnë muret e jashtëme të anës së djathtë, të cilat përfundojnë me një kullë të rrumbullakët. Pranë kalasë ndodhen edhe rrënojat e Kishës së Shën Pjetrit, të cilat konsiderohen nga banoret si vend i shenjtë. Kalaja e Bashtovës Ngrihet pranë fshatit të Bashtovës në një distancë prej 3- 4 km në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin e XV dhe u ka shërbyer Venecianëve. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katër këndore me përmasa 60 x 90 mertra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin e XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash. Kalaja e Peqinit Eshtë një kala mesjetare e ndërtuar në shek XV por mendohet mbi themele antike. Bien në sy frëngjite për vendosjen e topave si dhe format e kullave të cilat janë poligolnale. Kalaja ndodhet pranë lumit të Shkumbinit Ajo ka kaluar tre periudha rindërtimi. Kalaja e Elbasanit Eshtë një kala fushore në qytetin e Elbasanit. Ajo përmendet për herë të parë nga Kristobuli , historian i Mehmetit të II. Në shekullin e XVIII, qyteti u vizitua nga kronikanti ottoman Evlia Celepiu, i cili bëri përshkrimin e kalase. Objekt studimi i plotë kalaja u bë nga arkeologët austriakë Prashniker dhe Shober, të cilët e vizituan gjatë Luftës së Parë Botërore. Ata konstatuan se poshtë mureve mesjetare kishte fortifikime të periudhës antike. Kalaja ka formë katër këndore me përmasa 308 x 48 metra.Nga 26 kulla që ka patur, sot ruhen vetëm 8 prej tyre. Në periudhën e vonë antike qyteti benda kalasë me emrin Skampini nisi jeten e vet si qender banimi pranë rrugës “Egnatia” .Rindërtimi i kalasë u bë nga turqit për qëllime strategjike. Sot muret brenda kalasë janë të banuara. Aty gjenden edhe objekte të rëndësishme kulti si të besimit mysliman ashtu edhe të atij kristian. Kalaja e Margëlliçit Ndodhet pranë qytetit të Patosit. Kjo është nje kala e periudhës antike. Ajo ngrihet në majë të një kodre dhe i përket shek VII .B.C. Kalaja bënte pjesë në sistemin mbrojtës satelit të qytetit antik të Bylisit. Margëlliçi ka qenë gjithashtu edhe objekt i një beteje edhe gjatë Luftës së Dytë Boterore. Kalaja e Kaninës Ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës. Kjo kala është përmendur që në shekullin e IV A.D. Megjithatë aty janë zbuluar gjurmë që prej periudhës ilire. Mendohet se është ndërtuar që në shek III B.C. Gjurmë të mëpasëshme janë ato të periudhave bizantine, veneciane dhe turke. Kalaja është rindërtuar nga Justiniani në shek e V A.D dhe meremetuar nga sultan Sulejmani në 1531. Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartesi 380 metra mbi nivelin e detit. Ajo ka një siperfaqe prej 3.6 hektare. Prej këndej hapet një pamje mjaft e bukur drejt Vlorës dhe gjirit të saj. Kalaja e Ali Pashait ne Gjirin e Porto Palermos Eshtë një kala e vogël e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos ( në antikitet e njohur si gjiri i Panormes) . Kalaja ndodhet jo larg fshatit të Qeparoit. Kalaja ka formë tre këndore . Përmasat e saj janë 150 x 400 metra. Latrësia e mureve arrin në 20 metra. Ali Pashai e ndërtoi këtë kala për nder të së shoqes , Vasiliqisë. Në të njëjtën kohë ajo shërbente edhe si pikë kontrolli. Gadishulli ku gjendet kalaja është i mbuluar me shkurre mesdhetare gjithnji të gjelbërta, ndërsa nga bedenat hapet një pamje mjaft e bukur e detit ku dallohet edhe gjiri ku mendohet se lahej Vasiliqia. Kalaja e Borshit I përket shek IV B.C. dhe është rindërtuar në mesjete. Ajo ka një sipërfaqe prej 5 hektaresh dhe ka një bazament prej blloqe gurësh. Pas periudhës antike është përmendur për herë të parë në vitin 1258 me emrin Arkontea e Sopotit. Po në këtë vit kalaja i jepet si prikë bijës së Despotit të Epirit , Helenës. Në vitin 1417 u pushtua nga turqit, ndërsa në vitin 1441 u pushtua nga princi arbër Kostandin Muzaka. Turiqit e rimorën përsëri në 1848 . Kalaja njohu edhe pushtimin nga ana e Ali Pashait. Ajo ndodhet në majë të një kodre dhe është e dëmtuar. Kalaja e Lekursit Gjendet 2 km në jug të qytetit të Sarandës. Kalaja ka formë katër këndore ku në secilin kënd ngrihen kulla të rrubullakëta.. Sipas disa burimeve kalaja është ndërtuar në vitin 1537 nga Sulltan Sulejmani në kuadër të fushatës së tij për të pushtuar ishullin e Korfuzit. Kalaja ngrihet mbi një kodër mjaft dominante dhe ofron një pamje të mbrekullueshme. Prej këndej mund të observohet një distance me rreze deri në 60 km. Në kala ndodhet një restorant. marrë nga www.zemërshqiptare.com
Mesazhi i modifikuar nga hektor - E Dielë, 23/11/2008, 22:00
|