|
Pejani
|
Data: E Mërkurë, 05/11/2008, 11:38 | Mesazhi # 1
|
Gjeneral Major
Mesazhet: 294
Reputacioni:
3
Statusi: Jashtë linje
|
Anetar te nderuar pak para vendosjes se Presidentit te ri Amerikan,do kisha pasur deshire te dije nga ju se cili i konvenon (pershtatet) me shume deshires sone Shqiptare. E dije se dikush do thote se cme hy ne pune mua kjo por sipas mendimit tim, qdo Shqiptari duhet ti interesoj kjo pune sepse politika jone kombetare eshte mjafte e lidhur me ate Amerikane (rasti i fundit dhe shembulli me i mire pavarsia e Kosoves). Per mendimet e juaja ju lutem shkruani komente.Kaloni mire
Krenar qe jam Shqipetar
|
|
|
|
|
|
ermal
|
Data: E Mërkurë, 05/11/2008, 11:57 | Mesazhi # 2
|
Gjeneral Major
Mesazhet: 311
Reputacioni:
19
Statusi: Jashtë linje
|
Unë mendoj që kushdo që të vinte në pushtet për Shqipërinë dhe Shqiptarët nuk do të ndryshonte asgjë. Politika amerikane pasi doli nga "izolimi" i erës Regan e vuri Ballkanin në planet e saj afatgjata si një zonë me rëndësi për interesat amerikane në Evropë,në zonën e Mesdheut e më gjerë. Kjo ndërhyrje filloj që në luftën e Bosnjës dhe vazhdoj më tej me atë të Kosovës. Politika që ndoqi së fundi Presidenti Bush nuk është gjë tjetër veçse vazhdim i asaj politike. Ma merr mendja që qoftë Mccain qoftë Obama do të vazhdonin të njëjtën politikë. Obama ka deklaruar në shtyp që do ta përkrahë pavarësinë e Kosovës dhe jam mëse i bindur që ai do ta mbajë këtë premtim, megjithatë për hir të së vërtetës duhet të them që ai e bën këtë për interesat e Tij,pra të Amerikës që ja kërkojnë një gjë të tillë, dhe nuk e bën se e griu meraku për Shqipërinë dhe Shqiptarët.
Ti, Shqipëri, me jep nder, me jep emrin Shqipëtar
|
|
|
|
|
|
hektor
|
Data: E Mërkurë, 05/11/2008, 12:51 | Mesazhi # 3
|
Gjeneral Major
Mesazhet: 251
Reputacioni:
0
Statusi: Jashtë linje
|
Ashtu është ermal...asnjë nuk griu meraku për shqipërinë dho Shqiptarët.Secili shikon interesin e vet. Për mua si të fitonte Obama si Mak Kein nuk do të ndryshoj gjë për vendin tonë.Të njëjtën politikë me Bushin do vazhdojnë të ndjekin si Obama ashtu dhe Mak Kein d.m th cfar u intereson amerikanëve.N.q.s u intereson Shqipria do mirren me të n.q.s nuk u intereson atëherë nuk do miren.
|
|
|
|
|