| Në territorin e Shqipërise, pranë Shkëmbit të Kavajës ka ndodhur beteja e fundit midis Cezarit dhe Pompeit. Kjo ka ndodhur në vitn 48 B.C dhe është mbyllur me fitoren e Cezarit. Shkëmbi i Kavajes në antikitet njihej me emrin “Petra”. Pranë këtij objekti Cezari kishte ngritur kampin e tij. Shqipëria është vendi ku ndodhen tre liqenet tektonike më të mëdhenj, më të thelle dhe më të lartë të Gadishullit Ballkanik. Këto janë Liqeni i Shkodrës, i cili shtrihet në veri perëndim të vendit me sipërfaqe 368 Km2 nga të cilat Shqipërise i takojne 149 km2. Në territorin e vet Shqipëria ka një gjatësi brigjesh të larmishme prej 57 km. Fotografi Liqeni i Ohrit gjendet në jug lindje. Ai ka një thellësi maksimale prej 289 metrash dhe një kthjelltësi majft të lartë. Izobata arrin në 22 metra. Për vlerat e tij natyre e historike liqeni I Ohrit është pjese e trashëgimise botërore të UNESCOS. Fotografi Liqeni i Prespes ndodhet gjithashtu në jug lindje të vendit në një lartesi 850 metra mbi nivelin e detit, duke përbërë liqenin më të lartë tektonik të Ballkanit. Brigjet e tij janë spektakolare dhe nëpërmjet rrjedhjes nëntokësore ai furnizon liqenin e Ohrit. Qyteti antik i Butrintit, i përmendur nga poeti Virgjil në poemën e tij “Eneida” dhe i njohur ndryshe si një “ Trojë e dyte”, së bashku me qytetin muze të Gjirokastrës janë të përfshira në listën e trashëgimisë Botërore të UNESCOS. Butrinti ishte një qytet i fortifikuar i fisit të Kaonëve, një prej fiseve më të mëdha të Ilirisë së jugut. Rrënojat përbëhen nga teatri, tempulli i Asklepiusit pagëzorja, fortësa veneciane, portat etj të dhënat janë marrë nga www.zemershqiptare.com
|