Forum
E Hëne, 23/11/2009, 05:08
Welcome vizitor | RSS
Tv Shqip,Filma Shqip,Humor Shqip
Main | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Infomacione » Kuriozitete » Interneti dëshmohet i mirë për punën e trurit
Interneti dëshmohet i mirë për punën e trurit
hektor Data: E Hëne, 24/11/2008, 20:30 | Mesazhi # 1
Gjeneral Major
Mesazhet: 251
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
Personat e moshës mesatare dhe ata të shtyrë në moshë do të duhej të përdornin internetin më shumë, sepse në këtë mënyrë rritet puna e trurit dhe eviton ngadalësimin e tij në moshë më të vonshme, kanë zbuluar shkencëtarët amerikanë.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë kanë zbuluar se shfletimi i faqeve të internetit stimulon qelizat në tru të cilat janë përgjegjëse për proceset e marrjes së vendimeve dhe kuptimin e gjërave të komplikuara. Ata vlerësojnë se në këtë mënyrë mund të ndalet edhe procesi i ngadalësimit të punës së trurit dhe ndryshimet e tij fiziologjike, të cilat shfaqën në moshën e pleqërisë së shtyrë.

Me pjekjen e trurit, ndodhin shumë ndryshime fiziologjike, të cilat përfshijnë edhe zvogëlimin e madhësisë si dhe zvogëlimin e aktiviteteve në qeliza, e krejt kjo mund të ndikojë në efektshmërinë e tij. Shkencëtarët me këtë studim, siç pohojnë edhe vet, shfletimi i internetit, nëse asgjë tjetër, së paku do të shtonte listën e gjërave të cilat ndihmojnë në mbajtjen e trurit aktiv.

"Kërkimi i faqeve të internetit krijon një aktivitet kompleks të trurit, i cili mund të shërbejë si ushtrim dhe përmirësim i punës së trurit", ka konkluduar udhëheqësi i hulumtimit, profesori Gary Small.

marrë nga revista ''Kuriozitete''


 
Forum » Infomacione » Kuriozitete » Interneti dëshmohet i mirë për punën e trurit
Page 1 of 11
Search:

Tag Board
500

Statistics

Login form
E-mail:
Password:

Site friends
  • Create your own site


  • Copyright MyCorp © 2009