Lapsi në kokë, u hoq pas 55 vjetësh Berlin, Gjermani Për 55 vjet me radhë ka vuajtur nga dhimbja e kokës dhe gjakderdhja nga hunda, të shkaktuara nga një laps që i ishte futur në kokë gjatë një rënie në moshë të vogël. Gruaja, Margaret Wegner, tani është shumë mirë: me anë të një operacioni i hoqën lapsin rreth 8 centimetra të gjatë. Rrezik nga lepujt.Autostrada është bllokuar Budapest, Hungari Rreth 5 mijë lepuj "pushtuan" një nga autostradat me më shumë trafik të vendit, të famshmen Budapest-Vjena, duke e bllokuar për orë të tëra. Faji ishte i gjithi i një aksidenti mes dy kamionëve, një prej të cilëve transportonte mijëra kafshë. Policë dhe zjarrfikës, të ndihmuar edhe nga shoferët e kamionëve, arritën që të mblidhnin rreth 4400 lepuj. Pesëqind ngordhën në rrugë, ndërsa rreth 100 të tjerë u larguan drejt fushave aty pranë. Prej gjashtë vjetësh nuk ha ushqim,por gëzon shëndet të plotë Londër, Britani e Madhe Nuk ha asnjë lloj ushqimi prej 6 vjetësh, por është në formë të shkëlqyer. 58-vjeçari Michael Werner pi vetëm kafe, lëngje frutash dhe ujë, që prej moshës 52 vjeç, dhe prapë gëzon shëndet të plotë. I diplomuar për kimi, burri tregon: "E bëj për dashurinë që kam për organizmin tim". Gabon autobus,kthehet në shtëpi pas pesë vjetësh Narathinwat, Tajlandë Jaeyaena Beurraheng, një grua 76-vjeçare, flet vetëm gjuhën e saj. Në vitin 1982, kur po kthehej nga Malajzia, kishte hipur në një autobus, e bindur se do ta çonte në Narathinwat, provinca e origjinës së saj në jug të Tajlandës, ku flitet gjuha malajzeze, por çuditërisht e gjeti veten në veri të Bangkokut. Me një tjetër autobus mbërriti në Chinag Mai, 900 km në veri të kryeqytetit. Atje jetoi pesë vjet si endacake dhe në vitin 1987 u çua në një qendër pritjeje. Kur tregoi historinë e saj, e kthyen në shtëpi. Added (29/10/2008, 20:28) --------------------------------------------- Bën të votojë qenin, rrezikon burgun Xhejn Balog, 66 vjeç, rrezikon burgun për shkak se ka regjistruar në vitin 2005, në listat e votimit në shtetin e Uashingtonit, dhe ka bërë të votojë pikërisht qenin e saj, Dankan (një kryqëzim mes pastorit australian dhe një terrieri) në tri zgjedhjet e fundit. Gruaja pretendon se në këtë mënyrë ka dashur të dëshmojë sa inekzistente janë kontrollet e listave zgjedhore. Javën e shkuar, para një gjyqi, gjyshja Xhejn është deklaruar e pafajshme. Nëse do të kishte bërë ndryshe, çështja do të ishte mbyllur me një dënim prej 10 orësh shërbim social dhe 250 dollarësh gjobë. Fillimisht kishte pranuar, por pasi kishte parë sytë lutës të Dankan-it, kishte ndryshuar mendje dhe kishte vendosur t‘i shkonte deri në fund procesit, nga i cili rrezikon të dalë me një dënim nga tre muaj deri në një vit burg, si edhe njëmijë dollarë gjobë. Sipas zyrtarëve bëhet fjalë për "një sulm ndaj demokracisë dhe një manipulim të sistemit elektoral". Të gjitha kuriozitetet më sipër janë marrë nga Zemrashqiptare.com ORA MË E SAKTË E BOTËS - GABON VETËM NJË SEKONDË NË 200 MILION VJET
|