| Kiço Blushi skenarist dhe shkrimtar. Ka lindur në qytetin e Korçës në 23 Gusht të vitit 1943. Në 20 Shkurt të vitit 1991 thirret nga Presidenti Ramiz Alia që të bëjë pjesë në Këshillin Presidencial. Nga viti 1991 deri në vitin 2006 do të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Partinë Socialiste. Me dorëheqjen nga posti Kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Publik Shqiptar, largohet nga politika aktive. Aktualisht është Kryetar i Bordit Drejtues të Qëndrës Kombëtare të Kulturës. Skenarist Filma Artistik 1986 -- Gabimi 1984 -- Militanti 1984 -- Nxënësit e klasës sime 1982 -- Nëntori i dytë 1982 -- Një telegram një këngë (Film TV) 1981 -- Dita e parë e emërimit 1981 -- Një natë pa dritë 1979 -- Në shtëpinë tonë 1978 -- Koncert në vitin 1936 1978 -- Pranverë në Gjirokastër 1976 -- Pylli i lirisë 1976 -- Tokë e përgjakur 1975 -- Beni ecën vetë 1975 -- Çifti i lumtur 1972 -- Festa e madhe Film Vizatimor Shoferi i vogël Letërsi 1990 -- Më shiko në sy 1989 -- Tregime e novela të zgjedhura 1983 -- Beni ecën vetë - Novelë
|