Forum
E Hëne, 23/11/2009, 05:10
Welcome vizitor | RSS
Tv Shqip,Filma Shqip,Humor Shqip
Main | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum moderator: ermal 
Forum » Kultura Shqiptare » Skenaristet Shqiptare » Ismail Kadare
Ismail Kadare
ermal Data: E Hëne, 22/09/2008, 01:35 | Mesazhi # 1
Gjeneral Major
Mesazhet: 311
Reputacioni: 19
Statusi: Jashtë linje
Ismail Kadare

shkrimtar dhe skenarist. Ismail Kadare ka lindur në lagjen “Palorto” të qytetit të Gjirokastrës më 28 janar 1936. Krijimtaria e tij artistike fillon me poezinë. Kështu në vitin 1954,në moshën 18-të vjeçare,botohet përmbledhja me poezi “Frymëzime djaloshare”. Po në këtë vit ai mbaron arsimin e mesëm në qytetin e tij të lindjes dhe niset drejt Tiranës për të vazhduar studimet universitare në Fakultetin e Histori-Filologji në degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës. Gjatë kohës së studimeve ai vazhdon të krijojë poezi që do të përmblidhen në një vëllim më titull “Ëndërrimet” të publikuar në vitin 1957 . Përfundon studimet e larta në vitin 1958 dhe dërgohet në Moskë për studime pas universitare në Institutin e Letërsisë“Maksim Gorki”. Gjatë kohës së studimeve në Moskë,në vitin 1959, do të shkruaj romanin e tij të parë “Qyteti pa reklama”,pavarësisht se ky roman do ta shoh dritën e botimit në vitin 2001. Kthimi i tij në atdhe në vitin 1961 do të përkojë edhe me botimin e tij të tretë,vëllimin me poezi “Shekulli im” i cili do ta bëjë të njohur në gjithë publikun shqiptar. Po në këtë vit fillon punën si redaktor në gazetën “Drita” për të vazhduar më pas me drejtimin e revistës “Les letres albanaises”.
Romani i tij i dytë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i botuar në vitin 1963, i ribotuar në vitin 1967,do të jetë dhe libri që do ta bëjë të njohur edhe për publikun ndërkombëtar duke qenë dhe romani i parë shqiptar me një sukses planetar pas publikimit në vitin 1970 në Francë nga shtëpia botuese “Albin Michel”. Libri do të botohet në 36-të gjuhë të ndryshme dhe do të jetë bazë për skenarin e tre filmave: filmin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” me regji të Vladimir Priftit në vitin 1975, “Il generale dell-armata morta” një bashkëpunim italo-francez me regji të Luçiano Tovolit (Luciano Tovoli) ku rolin e gjeneralit e interpreton aktori i famshëm Marçello Mastroiani (Marcello Mastroianni) në vitin 1983,filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” me regji të Dhimitër Anagnosti (Artist i Popullit) në vitin 1989. Krijimtaria e tij do të vazhdojë e pandërprerë. Këtu mund të përmendim poemën “Përse mendohen këto male” e botuar në vitin 1964, romanin “Kështjella” në vitin 1970. Në vitin 1970 i jepet e drejta e kalimit në profesion të lirë si shkrimtar. Një vit më vonë, në vitin 1971,boton romanin “Kronikë në gur” dhe përmbledhjen “Autobiografia e popullit tim në vargje dhe shënime të tjera”. Në vitin 1973 zgjidhet Deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Pjesëmarrja në Kuvend do të vazhdojë për dy legjislatura. Po në vitin 1973 boton romanin “Dimri i vetmisë së madhe” i cili që kritikohet nga sistemi komunist i kohës dhe që shkrimtari detyrohet ta rishikojë veprën e cila ribotohet me ndryshime në vitin 1977. Në vitin 1975 botohet romani “Nëntori i një kryeqyteti” mbi të skenarin e të cilit do të bazohet regjisori Rikard Ljarja (Artist i Merituar) për filmin “Radiostacioni” në vitin 1979. Në vitin 1975 kërkon të botojë vjershën “Pashallarët e kuq” por botimi i saj ndalohet me urdhër nga kreu i shteti komunist. Pas vendosmërisë së Kadaresë për të mos e ripunuar vjershën i hiqet e drejta e botimit për 3 vjet.
Në vitin 1978 do të botojë përmbledhjen e novelave me titull “ Ura me tri harqe” dhe dy vjet më vonë “Prilli i thyer”. Në fillim të viteve 80-të zgjidhet nën-Kryetar i Frontit të Përgjithshëm Demokratik të Shqipërisë.
Në vitin 1981 do të botojë esenë “Dosja H” dhe novelën “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”. Novela do të bëjë përsëri që Kadare të jetë nën kritikat ideologjike të kohës.
Pas një ndërprerje disa vjeçare Kadare do të kthehet tek lexuesi në vitin 1986 me përmbledhjen “Koha e shkrimeve”. Në vitin 1988 do të publikojë romanin “Koncert në fund të dimrit”. Në vitin 1990 do të publikojë esenë “Eskili ky humbës i madh” dhe librin “Ftesë në studio”.Ky i fundit do të shënojë dhe lamtumirën e Kadaresë nga atdheu. Në dhjetor të vitit 1990 ai kërkon azil politik në Francë.
Pas viteve 90-të ai vazhdon publikimin e veprave të tij. Mund të përmendim këtu : romanet “Piramida” dhe “Spiritus” përkatësisht në 1992 dhe 1995. Esenë “Pesha e Kryqit” në vitin 1991.
Përmbledhjen “Ra ky mort e u pamë: ditar për Kosovën, artikuj, letra” në vitin 1999. Në vitin 2004 boton romanin “Pasardhësi”,pjesa e parë me titull “Vajza e Agamemnonit” e publikuar në vitin 2000 do ti japë Kadaresë shumë çmime ndërkombëtare si Çmimin Ndërkombëtar Flaiano (Premi Internazionali di Letteratura, Teatro, Cinema, Televisione “Ennio Flaiano” në vitin 2008 si dhe Çmimin për Filmin Indipendent të Huaj ( The Independent Foreign Fiction Prize) po në të njëjtin vit.
Në fushën e kinematografisë përveç skenarëve të përmendur më sipër Kadare ka shkruar edhe disa skenare të tjera si p.sh : skenarin e filmit “Ballë për ballë” me regji të .Kujtim Çashkut (Artist i Merituar),Piro Milkanit (Artist i Popullit) në vitin 1979 të bazuar në librin “Dimri i Fundit”,skenarin e filmit “Të paftuarit” me regji të Kujtim Çashkut (Artist i Merituar) bazuar mbi novelën “Të paftuarit” në vitin 1978,skenarin e filmit “ Avril Brisé” me regji të Liri Begesë bazuar në novelën “Prilli i thyer” po në vitin 1978 etj.
Është i martuar me shkrimtaren Elena Kadare dhe ka dy vajza Besianën dhe Gresën.
Rreth 50 vepra të Kadaresë janë përkthyer në mbi 60 gjuhë të huaja. Për këto merita letrare ai është vlerësuar me shumë çmime e tituj kombëtare apo ndërkombëtarë. Ndër ta do të veçojmë:
Dekoratën e Lartë “Nder i Kombit” e akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë,
Dekoratën ”Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit” e akorduar nga Presidenti i Republikës së Kosovës,
Urdhrin e “Legjionit të Nderit” i akorduar nga Presidenti i Republikës Franceze.
Ai është Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe Anëtar Nderi i Akademisë Franceze të Shkencave Morale të Republikës Franceze.
Çmimin më të madh letrar Shqiptar “Penda e Artë” dhe Çmimin Ndërkombëtar “Man Booker International Prize” në vitin 2005. Ka qenë i seleksionuar disa herë si kandidat i Çmimit Nobel.
Për nder të tij Ministria e Arsimit dhe e Kulturës të Republikës së Shqipërisë ka formuar Çmimin Letrar “Ismail Kadare” në vitin 2005.

Skenarist

Film Artistik

2003 -- E bija e Agamemnonit
2001 -- Abril Despedaçado
1989 -- Kthimi i ushtrisë së vdekur
1985 -- Të paftuarit
1983 -- Il generale dell’armata morta
1979 -- Ballë për ballë
1979 -- Radiostacioni
1976 -- Emblema e dikurshme
1975 -- Gjenerali i ushtrisë së vdekur

Film Dokumentar

2008 -- Në vendin e shqiponjave
1964 -- Kur vjen nëntori

Dramë

Ëndrra e një nate dimri
Gjenerali i ushtrisë së vdekur
Krushqit janë të ngrirë
Kush e solli Doruntinën
Natë me hënë

Libretist

1986 -- Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë

Dramaturg

2002 -- Stinë e mërzitshme në Olimp
1977 -- Kështjella dhe Helmi

Shkrimtar

Poezi

2003 -- Ca pika shiu ranë mbi qelq
1997 -- Poezi
1980 -- Autobiografia e popullit në vargje
1980 -- Buzëqeshje mbi botë
1979 -- Poezi
1976 -- Poezia shqipe 28
1976 -- Koha, vjersha dhe poema
1966 -- Vjersha dhe poema të zgjedhura
1964 -- Përse mendohen këto male
1961 -- Shekulli im
1957 -- Ëndërrimet
1954 -- Frymëzime djaloshare

Tregime

1999 -- Ikja e shtërgut
1999 -- Vjedhja e gjumit mbretëror
1973 -- Linja të largëta, shënime udhëtimi

Novela

1997 -- Kasnecët e shiut
1997 -- Kushëriri i engjëjve
1992 -- Nata me hënë
1991 -- Ëndërr mashtruese, tregime e novela
1986 -- Koha e shkrimeve: tregime, novela, përshkrime.
1982 -- Krushqit janë ngrirë
1981 -- Prilli i thyer
1981 -- Nënpunësi i pallatit të ëndrrave
1980 -- Gjakftohtësia - përmbledhje novelash
1980 -- Sjellësi i fatkeqësisë
1980 -- Viti i mbrapshtë
1980 -- Krushqit janë të ngrirë
1980 -- Kush e solli Doruntinën
1978 -- Ura me tri harqe
1977 -- Emblema e dikurshme, tregime e novela.
1968 -- Motive me diell
1967 -- Qyteti i jugut

Romane

2004 -- Pasardhësi
2002 -- Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut
2001 -- Qyteti pa reklama
2001 -- Unaza në kthetra
2000 -- Lulet e ftohta të marsit
1999 -- Qorrfermani
1996 -- Spiritus
1996 -- Shkaba
1996 -- Pallati i ëndrrave
1994 -- Hija
1992 -- Piramida
1991 -- Përbindëshi
1990 -- Dosja H
1988 -- Koncert në fund të dimrit
1986 -- Koha e shkrimeve
1977 -- Dimri i madh
1975 -- Nëntori i një kryeqyteti
1973 -- Dimri i vetmisë së madhe
1971 -- Kronikë në gur
1970 -- Kështjella
1968 -- Dasma
1963 -- Gjenerali i ushtrisë së vdekur

Studime Letrare dhe Esse

2006 -- Identiteti evropian i shqiptarëve - Sprovë
2006 -- Hamleti, princi i vështirë - Sprovë
2004 -- Poshtërimi ne Ballkan
2001 -- Unaza në kthetra: sprova letrare, shkrime të ndryshme, intervista.
2001 -- Shqiptarët në kërkim të një fati të ri: sprovë.
2001 -- Ballkani i jugut: perspektiva nga rajoni.
2000 -- Kohë barbare
2000 -- Bisede përmes hekurash
2000 -- Elegji për Kosovën
2000 -- Lulet e ftohta të marsit
2000 -- Breznitë e Hankonatëve
1999 -- Ra ky mort e u pamë: ditar për Kosovën, artikuj, letra
1998 -- Tri këngë zie për Kosovën
1998 -- Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë
1996 -- Dialog me Alain Bosquet
1995 -- Legjenda e legjendave
1991 -- Pesha e kryqit
1991 -- Nga një dhjetor në tjetrin
1991 -- Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe
1990 -- Migjeni ose uragani i ndërprerë
1990 -- Ftesë në studio
1990 -- Eskili, ky humbës i madh
1980 -- Një dosje për Homerin

Çmime e Tituj

“Nder i Kombit”
Medalje e akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë

”Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit”
Medalje e akorduar nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

“Legjioni i Nderit”
Urdhër i akorduar nga Presidenti i Republikës Franceze

“Penda e Artë”
Çmimi më i madh Letrar Shqiptar

2005
“Man Booker International Prize”.
Çmim Letrar Ndërkombëtar,më i madhi në Britaninë e Madhe

Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

Anëtar Nderi i Akademisë së Shkencave Morale të Republikës Franceze.

2008
Çmimin Ndërkombëtar Flaiano (Premi Internazionali di Letteratura, Teatro, Cinema, Televisione “Ennio Flaiano”)
për romanin “Vajza e Agamemnonit” .

2008
Çmimin për Filmin Indipendent të Huaj ( The Independent Foreign Fiction Prize)
për filmin "E bija e Agamemnonit"

2007
Çmimin Special në fushën e letërsisë
në edicionin e dytë të Festivalit "Lacio mes Evropës dhe Mesdheut" të akorduar nga Rajoni i Lacios (Itali)

1999
Çmimin Letrar Grinzan Kavur (Premio Grinzane Cavour)

1992
Çmimi më i Madh Francez për Letërsinë e Huaj Çino del Duka (Prix mondial Cino Del Duc)

Çmimin Letrar Bocaccio (Premio Letterario Boccaccio)

Titullin “Honoris Causa”
I akorduar nga
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës 22 Nëntor 2003
Universiteti i Evropës Juglindore ,Tetovë 8 Qershor 2005
Universiteti Zhan Monet i Sant Etjenit(Université Jean-Monnet Saint-Etienne) Francë

24 Prill 2006
Çmimin e Nderit
nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan

Çmimin
“Qytetar Nderi”
i Tiranës dhe Gjirokastrës

Çmimin
“Libri më i mirë i vitit”
i akorduar nga revista “Lire” për librin “Koncert në fund të dimrit” në vitin 1991

Çmimi
“Lumo Skëndo”
për vëllimet e para te kolonës letrare të shkrimtarit Ismail Kadare

 
Pejani Data: E Premte, 26/09/2008, 17:24 | Mesazhi # 2
Gjeneral Major
Mesazhet: 294
Reputacioni: 3
Statusi: Jashtë linje
biggrin flm ermal per per kete biografi te te madhit Ismail pershendetje te perzemerta biggrin

Added (26/09/2008, 17:24)
---------------------------------------------
biggrin Ermal te lutem a kishe pas mundesi qe te me gjesh biografi te Qun Lajqit apo te me tregosh se ku kisha pas mundesi qe te shiqoj vete flm perpara biggrin

 
ermal Data: E Shtunë, 27/09/2008, 06:47 | Mesazhi # 3
Gjeneral Major
Mesazhet: 311
Reputacioni: 19
Statusi: Jashtë linje
Pejani ka shkruar:
Quote

Ermal të lutem a kishe pas mundësi që të më gjesh biografi të Qun Lajqit apo të më tregosh se ku kisha pas mundësi që të shiqoj vetë. flm perpara

Mirëdita Pejani
për ta gjetur gjindet,se siç thotë populli "Asgjë s'është e pamundur", por ti mund ta gjesh vetë pa pasur ndihmën e askujt.
Në fakt anglishtes i është shtuar një proverb kohët e fundit. Pak a shumë në shqip proverbi mund të përkthehet
"Google është miku yt" good ,
me pak fjalë mjafton të vesh emrin e një personi,sendi apo vendi në kërkim me anë të google ose të çdo motori tjetër kërkues që ka interneti dhe gjen gjithçka.
Sigurisht nga të gjitha materialet që mund të gjesh intervista në gazeta,biografi të bëra nga dikush tjetër etj,etj, ti merr atë që të duhet.
Është pak e gjatë si rrugë por të jep mundësi që të marrësh një sasi informacioni të jashtëzakonshme.
Shpresoj që të të kem ndihmuar sado pak me këtë përgjigje.

ermal

--------------------------------------
Edit

Quote

... biografi të Qun Lajqit ... .

O Pejan nuk e di a po flasim për të njëjtin person,sepse gjeta edhe këtë tjetrin : Çun Lajçi.
E ke në faqen e parë të google po ta kërkosh me këtë emër. Nuk kam kohë ta verifikoj,shikoje vetë, po ma merr mendja që është i njëjti person.

 
dragoi92 Data: E Dielë, 28/09/2008, 17:24 | Mesazhi # 4
Oficer
Mesazhet: 62
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
nje biografi e ismail kadarese shume e mir
 
ermal Data: E Hëne, 29/09/2008, 00:41 | Mesazhi # 5
Gjeneral Major
Mesazhet: 311
Reputacioni: 19
Statusi: Jashtë linje
Dragoi92 ka shkruar :
Quote

nje biografi e ismail kadarese shume e mir

Faleminderit Drago
u mundova të bëjë një sintezë sepse për Ismail Kadarenë në google ka rreth 277.000 faqe.
Më bëhet qejfi që pavarësisht cilësisë, apo shijeve rezultati i atyre që unë shkruaj të pëlqejnë.

ermali

 
kf_ApolloniaUltras Data: E Hëne, 19/01/2009, 09:36 | Mesazhi # 6
Oficer
Mesazhet: 45
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
ismail kadare mbron vlerat reale shqiptare.

APO APO APOLLONIA
 
Forum » Kultura Shqiptare » Skenaristet Shqiptare » Ismail Kadare
Page 1 of 11
Search:

Tag Board
500

Statistics

Login form
E-mail:
Password:

Site friends
  • Create your own site


  • Copyright MyCorp © 2009