Forum
E Hëne, 23/11/2009, 04:32
Welcome vizitor | RSS
Tv Shqip,Filma Shqip,Humor Shqip
Main | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum moderator: ermal 
Forum » Kultura Shqiptare » Skenaristet Shqiptare » Teodor Laço
Teodor Laço
ermal Data: E Dielë, 13/07/2008, 15:00 | Mesazhi # 1
Gjeneral Major
Mesazhet: 311
Reputacioni: 19
Statusi: Jashtë linje
Teodor Laço

shkrimtar dhe skenarist. Ka lindur në fshatin Dardhë të rrethit të Korçës në 27 shtator 1936. Pasi diplomohet në Institutin e Lartë Bujqësor, dega Agronomi në vitin 1958 fillon punën si agronom dhe më pas si zv/Kryeagronom në Seksionin e Bujqësisë në Komitetin Ekzekutiv në Korçë. Nga viti 1970 deri në vitin 1974 punon në Sektorin e Letërsisë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve. Në vitin 1975 shkon në Fier për të punuar si shkrimtar pranë teatrit “Bylis”. Rikthehet në Tiranë në vitin 1982 për të punuar si Përgjegjës për talentet e reja në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve. Në vitin 1986 do të jetë Përgjegjës filmit artistik pranë Kinostudjos “Shqipëria e Re” ku do të punojë deri në vitin 1990. Në periudhën 1991-1992 do të jetë edhe drejtor i saj.
Në fushën politike do ta gjejmë që me fillimet e demokracisë. Ai është një nga themeluesit e PSD duke qenë edhe Nënkryetar i saj që nga themelimi deri në vitin 1994. Do të zgjidhet deputet në zgjedhjet e para të lira në vend ku do të ketë postin e Kryetarit të grupit parlamentar të PSD-së. Nga viti 1994 e deri në vitin 1997 do të jetë në postin e lartë të Ministrit t’ Kulturës,Rinisë dhe Sporteve.
Në vitin 1995 do të krijojë një parti të re “Bashkimi Social Demokrat” që më pas do të quhet “Bashkimi Liberal”.Nga viti 1997 e në vazhdim do të zgjidhet në mënyrë të pa ndërprerë deputet në Parlamentin Shqiptar. Aktualisht është Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Federatës Ruse në Moskë.
Në fushën e letërsisë ai do ti bëhet i njohur publikut që me romanin e tij të parë në vitin 1970 “tokë e Ashpër” .Më pas do të vazhdonin”Portat e dashurisë”, ”Korbat mbi mermer”, Një ditë dhe një jetë”, “Zemërimi i një njeriu të urtë” dhe në anglisht “A lyrical tale in winter” në vitin 1988.
Pas viteve ’90-të do të publikojë “Bardh e zi: kalvar 1973”, “Kohë për të kujtuar, kohë për të harruar: Shënime politike e letrare” etj.
Të shumtë do jenë edhe skenarët që ai do të shkruaj si për kinematografinë ashtu edhe për teatrin.
Përmendim këtu skenarët e filmave, “Streha e re”, ”Përballimi”, “Shtëpia jonë e përbashkët”, “Dhe vjen një ditë” , “Flutura në kabinen time” etj. Në teatër kujtojmë komedinë “Shi në plazh”,dramën “Këmbanat e muzgut” etj. Për veprat e tij letrare ai është nderuar me 3 Çmime të Republikës dhe më Çmimin “Migjeni”.I martuar me dy fëmijë.

Skenarist

Filma Artistik

1990 -- Vitet e pritjes
1988 -- Flutura në kabinën time
1987 -- Zëvendësi i grave
1986 -- Dhe vjen një ditë
1986 -- Tri ditë nga një jetë
1985 -- Asgjë nuk harrohet
1981 -- Shtëpia jonë e përbashkët
1979 -- Dorina (Film TV)
1977 -- Streha e re
1976 -- Përballimi
1976 -- Tokë e përgjakur

Teatër

“Këmbanat e muzgut”
“Shi në plazh”
“Shtëpia në rrugicë”

Shkrimtar

Romane

“A lyrical tale in winter”
“Korbat mbi mermer”
“Lëndina e Lotëve”
“Mozaik Dashurish”
“Një ditë dhe një jetë”
"Një vit i hidhur"
“Porta e Dashurisë”
“Pushimet e kolonelit”
“Të gjithë lumenjtë rrjedhin”
“Tokë e ashpër”
“Zemërimi i një njeriu të urtë”

Novela dhe Tregime

“Era e tokës”
“Një dimër tjetër”
“Një nuse për Stasin”
“Tregime”
“Tokë e përgjakur “
“Trokitje në shpirt”.
“Shtëpia në rrugicë”
“Vrasja e buzëqeshjes”

Publicistikë

“Bardh e zi: kalvar 1973”
“Kohe për te kujtuar, kohe për te harruar: Shënime politike e letrare, 1997-1998”

Çmime e Tituj

Çmimin e Republikës
Çmimin “Migjeni”

 
Forum » Kultura Shqiptare » Skenaristet Shqiptare » Teodor Laço
Page 1 of 11
Search:

Tag Board
500

Statistics

Login form
E-mail:
Password:

Site friends
  • Create your own site


  • Copyright MyCorp © 2009