Forum
E Hëne, 23/11/2009, 04:41
Welcome vizitor | RSS
Tv Shqip,Filma Shqip,Humor Shqip
Main | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum moderator: ermal 
Forum » Kultura Shqiptare » Skenaristet Shqiptare » Peçi Dado
Peçi Dado
ermal Data: E Mërkurë, 09/07/2008, 03:43 | Mesazhi # 1
Gjeneral Major
Mesazhet: 311
Reputacioni: 19
Statusi: Jashtë linje
Peçi Dado

skenarist. Ka lindur në fshatin Ogren, të rrethit të Përmetit në 27 Mars 1935. Vdiq në 24 Maj 1981.
Pas mbarimit të shkollës pedagogjike në Tiranë, fillon punën si redaktor në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe mbas një viti, u emërua shef sektori. Gjatë kësaj periudhe të karrierës gazetareske boton një numër të madh reportazhesh dhe tregimesh artistike që vlerësohen me Çmime Kombëtare.
Në vitin 1960 fillon studimet e larta për kinodramturgji në Moskë të cilat për rrethanat e kohës i vazhdon në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë. Punimi i tij i Diplomës,i pari i këtij lloji në vend, do të jetë mbi dramaturgjinë e filmit. Pas diplomimit fillon punën si skenarist në Kinostudion “Shqipëria e re”. Më vonë do të jetë edhe Drejtor i Drejtorisë së Skenarit pranë Kinostudios. Të shumtë kanë qenë filmat artistikë për të cilat ai ka shkruajtur skenarët.
Disa nga këto janë vlerësuar edhe me Çmimin e Republikës.
Vdes gjatë përgatitjeve të xhirimit të filmit “Qortimet e vjeshtës” duke lënë disa dorëshkrime skenarësh që do të realizohen pas vdekjes së tij.

Skenarist

Filma Artistik

1989 -- Kush ishte vrasësi
1983 -- Apasionata
1982 -- Qortimet e vjeshtës
1978 -- Udha e shkronjave (Film TV)
1976 -- Ilegalët
1975 -- Në fillim të verës
1972 -- Kryengritje në pallat
1971 -- ABC...ZH
1964 -- Toka jonë


Ti, Shqipëri, me jep nder, me jep emrin Shqipëtar
 
Forum » Kultura Shqiptare » Skenaristet Shqiptare » Peçi Dado
Page 1 of 11
Search:

Tag Board
500

Statistics

Login form
E-mail:
Password:

Site friends
  • Create your own site


  • Copyright MyCorp © 2009