Forum
E Hëne, 23/11/2009, 04:42
Welcome vizitor | RSS
Tv Shqip,Filma Shqip,Humor Shqip
Main | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum moderator: ermal 
Forum » Kultura Shqiptare » Skenaristet Shqiptare » Vath Koreshi
Vath Koreshi
ermal Data: E Hëne, 07/07/2008, 02:08 | Mesazhi # 1
Gjeneral Major
Mesazhet: 311
Reputacioni: 19
Statusi: Jashtë linje
Vath Koreshi

shkrimtar dhe skenarist,ka lindur në Lushnjë në vitin 1936 dhe vdiq në Itali në vitin 2006.
Diplomohet në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Universitetin e Tiranës më 1964. Pas diplomimit fillon punën si gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe më pas në gazetën “Drita”. Në vitin 1974 fillon bashkëpunimi i tij si skenarist me Kinostudion "Shqipëria e Re". Të shumta do jenë skenarët që ai do të shkruaj duke filluar që nga skenari i tij i parë në vitin 1974 tek filmi “Rrugë të bardha” e më pas në filma të tjerë si p.sh.: “Gjeneral gramafoni” në vitin 1978 me të cilin fiton edhe Kupën e Festivalit të Filmit si “Skenari më i mirë”, “Liri a vdekje” në vitin 1979, “Ne kufi te dy legjendave” në vitin 1981, “Besa e kuqe” në vitin 1982, “Nata e parë e lirisë” në vitin 1987, “Botë e padukshme” në vitin 1987 etj. Një nga skenarët e tij të fundit,ai i filmit “Syri Magjik” në vitin 1995, do të marr Çmimin “Saadeddin Wahbaa” për “Skenarin më të mirë” Cairo International Film Festival në vitin 2005. Në fushën e letërsisë ka shkruajtur edhe shumë libra si p.sh.:përmbledhjet me tregime “Kur zunë shirat e vjeshtës”, “Toka në hijen e shtëpive”, “Ndërrimi i qiejve”, novelat “Dasma e Sakos”, “Balada e Kurbinit” mbi bazën e të cilave ka shkruajtur edhe skenarët filmave me të njëjtin titull,romanet “Dy të shtunat e Suzanës”, “Mars”, “Mali mbi kënetë” etj. Nga viti 1987 e deri në vitin 1991 ai ishte Drejtor i Drejtorisë së Arteve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për të kaluar më pas në postin e Ministrit të kësaj Ministrie post që do ta lerë në vitin 1992. Po në këtë vit bëhet Drejtor i revistës "Art" deri në vitin 1995 për të kaluar në të njëjtin post në Shtëpisë Botuese “Onufri”. Ka qenë deputet për Partinë Socialiste në legjislaturën e XVI-të nga viti 2001 deri në vitin 2005. Bashkia e Tiranës në vitin 2006 për meritat e tij artistike do ti japë emrin “Vath Koreshi” njërës prej rrugëve të Kryeqytetit. Për meritat e tij të veçanta artistike në 19 Maj 2008 Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, i akordoi Vath Koreshit (pas vdekjes) Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Personalitet i shquar i kulturës kombëtare, me kontribut shumë të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore dhe në kinematografinë shqiptare, në zhvillimin dhe pasurimin e tyre me vepra elitare”.

Skenarist

2006 -- Lotët e Kosovës
2005 -- Të Bekuarit
2005 -- Bir
2005 -- O Çoban
2005 -- Syri magjik
2005 -- Në kërkim të Hafize Leskovikut (Film Dokumentar)
1999 -- Porta Eva
1998 -- Dasma e Sakos
1990 -- Balada e Kurbinit
1987 -- Botë e padukshme
1987 -- Nata e parë e lirisë
1985 -- Enveri Ynë
1982 -- Besa e kuqe
1981 -- Në kufi të dy legjendave
1981 -- Plaku dhe hasmi
1981 -- Agimet e stinës së madhe (Film TV)
1979 -- Liri a vdekje
1978 -- Gjeneral gramafoni
1978 -- Nga mesi i errësirës
1974 -- Rrugë të bardha

Shkrimtar

Tregime

“Kur zunë shirat e vjeshtës”
“Toka në hijen e shtëpive”
“Ndërrimi i qiejve”
“Tregime të zgjedhura”
“I dashuri i saj i parë”
“Ujku dhe Uilli”

Novela

“Dasma e Sakos”
“Balada e Kurbinit”
“Konomea”
“Pelegrinët e Samarkandës”
“Rrugë për larg”

Romane

“Dy të shtunat e Suzanës”
“Mars”
“Mali mbi kënetë”
“Haxhiu i Frakullës”
“Rrugë për larg”
“Balada e Kurbinit”
“Requiem për një grua”
“Njė grua me tė verdha në pyllin e Buddha-s”
“Çafka”

Çmime e Tituj

19 Maj 2008

Urdhrin
“Nderi i Kombit”

i akorduar (pas vdekjes) nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë , Bamir Topi,me motivacionin: “Personalitet i shquar i kulturës kombëtare, me kontribut shumë të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore dhe në kinematografinë shqiptare, në zhvillimin dhe pasurimin e tyre me vepra elitare”.

2005
Çmimin “Saadeddin Wahbaa” për “Skenarin më të mirë”
në Cairo International Film Fetival për filmin “Syri Magjik”
1978
Kupën e Festivalit si “Skenari më i mirë”
në Festivalin e tretë të Filmit Shqiptar për filmin “Gjeneral gramafoni” .

 
Forum » Kultura Shqiptare » Skenaristet Shqiptare » Vath Koreshi
Page 1 of 11
Search:

Tag Board
500

Statistics

Login form
E-mail:
Password:

Site friends
  • Create your own site


  • Copyright MyCorp © 2009