| Avni Mula (Artist i Popullit) kompozitor e këngëtar . Ka lindur në 4 janar të vitit 1926 në Gjakovë në një familje atdhetare e cila i vë emrin Avni për nder të Heroit të Populiit Avni Rustemi,deputet i Kosovës në Parlamentin Shqiptarë të kohës. Në vitin 1928 familja e tij shpërngulet për në qytetin e Shkodrës. Këtu Ai merr mësimet e para të muzikës nga Artisti i Popullit Prenk Jakova. Poeti i madh Gjergj Fishta do të ishte mësuesi i tij i Letërsisë. Në rininë e tij merret me sportin e çiklizmit duke mundur të dalë edhe Kampion i Shqipërisë me shoqërinë sportive “Vllaznia”. Në vitin 1946 shkon në Tiranë në Korin e Ushtirsë ku do të studioj muzikë si autodidakt për 6 vjet. Në vitin 1952 dërgohet të studiojmë në konservatorin “Pjotr Çajkovski” në Moskë (Rusi). Diplomohet në vitin 1957 me “Medalje të Artë” si këngëtar lirik. Gjatë qëndrimit në konservator ,në vitin e tretë të tij,do të interpretojë rolin e Figarosë në operën “Berberi i Seviljes” së bashku me shoqen e tij të ardhshme të jetë Ninën. Pas kthimit në Atdhe do të emërohet në Teatrin e Operës dhe Baletit. Roli i tij i parë në këtë Teatër do të jetë në operën “Traviata”e Rosinit. Më tej do të vazhdonin interpretimet e tij në opera si : “Berberi i Seviljes” e Rosinit, “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit, “Mrika” e Prenk Jakovës etj duke kënduar në rreth 200 opera. Në fillimin e viteve 60-të fillon dhe veprimtaria e tij në fushën e kompozimit me veprën “Agimet Shqiptare” duke kompozuar gjithsej 25 opera. Ai do të kompozonte muzikën e tij të parë filmike në vitin 1975 në filmin muzikor “Udhëtim në pranverë” më tej do të vazhdonin edhe filma të tjerë si “Balonat”, “Fejesa e Blertës” etj. Avni Mula është një nga themeluesit e të Parit Festival të Këngës në Radio. Kështu ai do të hap Festivalin me si këngëtari i parë me këngën “Këndoj” të kompozuar nga vetë ai. Edhe në Festivalet në vazhdim ai do të marrë pjesë qoftë si këngëtar ashtu edhe si kompozitor. Kompozimet e tij në muzikën e lehtë do të jenë rreth 1.000 këngë për të cilat ai do të marrë Çmime të ndryshme në Festivalet Kombëtare të Këngës. Këtu mund të veçojmë Çmimin e Parë në Festivalin e 15-të të Këngës në Radio Televizio për këngën e famshme “Nënë moj do pres gërshetin” e kënduar nga e paharrueshmja,Artistja e Popullit Vaçe Zela dhe Çmimin e Parë në Festivalin e 21-të të Këngës në Radio Televizion për këngën “Një djep në barrikadë” e kënduar nga Marina Grabovari. Të shumta janë dhe titujt e çmimet ndërkombëtarë që Ai ka marrë. Këtu mund të përmendim Çmimin e Parë në Festivalin e Berlinit etj. I martuar me zonjën Nina Mula,kanë dy vajza,Pianisten e njohur Adelinën dhe Sopranon me famë botërore Invën. Për meritat e tij artistike si një nga kompozitorët më të shquar shqipëtarë ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit” Me rastin e 80-të vjetorit të lindjes qyetit i tij i lindjes,Gjakova e ka nderuar me “Medaljen e Mirënjohjes” ndërsa Presidenti i Republikës së Shqipërisë,z. Bamir Topi, e dekoron me titullin e lartë “Nder i Kombit” me motivacionin “Për kontribut të shquar në intepretimin dhe pasurimin e fondit të artë të muzikës shqiptare dhe asaj botërore me vlera origjinale, si shenjë e përafrimit kulturor dhe shpirtëror ndërmjet popujve dhe kulturave të ndryshme”. Autori Mustafa Gërcaliu i ka kushtuar biografinë me titullin “Midis dy dashurive” Kompozitor Muzikë Filmash 1984 -- Fejesa e Blertës 1980 -- Karnavalet 1979 -- Balonat 1975 -- Lumë drite 1975 -- Udhëtim në pranverë Muzikë e Lehtë “Bjer sharki e mos pusho” “Digjet Mitrovica e Isë Boletinit” “Këngë Për Gjakovën” “Lule borë” “Më kujton ti ato vite” “Marshime Partizan” “Mbeti kukulla pa shtëpi” “Pishtarët e lirisë” “Pse tubohen çikat” “Vajza me kaçurrela” 1988 -- Kur vallzojmë tok..........................Festivali i 27-të i Këngës në Radio Televizion 1986 -- Mëngjeset e atdheut......................Festivali i 25-të i Këngës në Radio Televizion 1982 -- Një djep në barrikadë ………............Festivali i 21-të i Këngës në Radio Televizion 1981 -- Më kujton ti ato vite......................Festivali i 20-të i Këngës në Radio Televizion 1980 -- Për ty çelin mijëra mëngjese..........Festivali i 19-të i Këngës në Radio Televizion 1979 -- Trëndelinë dhe këngë……….............Festivali i 18-të i Këngës në Radio Televizion 1978 -- Kënga që ju rriti………………..............Koncertet e Majit 1978 -- Shqipëri, o vendi im ......................Festivali i 17-të i Këngës në Radio Televizion 1977 -- Kasollja e Galigatit.........................Festivali i 16-të i Këngës në Radio Televizion 1977 -- Qëndrojmë si malet ………...............Festivali i 16-të i Këngës në Radio Televizion 1976 – Nënë moj do pres gërshetin ……......Festivali i 15-të i Këngës në Radio Televizion 1967 -- Letër nënës...................................Festivali i 7-të i Këngës në Radio Televizion 1965 -- Valsi i lumturisë..............................Festivali i 4-ët i Këngës në Radio Televizion 1963 -- Dëgjo o hënë ……….........................Festivali i 2-të i Këngës në Radio Televizion 1962 -- Këndoj..........................................Festivali i 1-rë i Këngës në Radio Televizion Muzikë Klasike “Agimet Shqiptare” “Borana” “Karnavalet e Korçës” Tenor “Berberi i Seviljes” e RosinitFigaro “Bohema” e Puçinit “Eugjen Onjegin” e ÇajkovitOnjegini “I Paliaçi” e Leonkavallos “Mrika” e Prenk JakovësGjeta “Traviata”e Rosinit Çmime e Tituj 27 shkurt 2008 Nder i Kombit titull i akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë,z. Bamir Topi, me motivacionin “Për kontribut të shquar në intepretimin dhe pasurimin e fondit të artë të muzikës shqiptare dhe asaj botërore me vlera origjinale, si shenjë e përafrimit kulturor dhe shpirtëror ndërmjet popujve dhe kulturave të ndryshme”. Artist i Popullit Mars 2008 Medalja e Mirënjohjes e akorduar nga Kuvendi Komunal i Gjakovës 1964 Çmimin e Republikës së Klasit të Parë 1951 Çmimin e Parë në Festivalin e Berlinit Çmimi i Parë 27 Dhjetor 1982 me Këngën “Një djep në barrikadë” me teksti të Hysni Milloshit e kënduar prej Marina Grabovarit në Festivalin e 21-të të Këngës në Radio Televizion të mbajtur në Tiranë prej datës 25 deri në 27 Dhjetor 1982. 27 Dhjetor 1976 me këngën “Nënë moj do pres gërshetin” me teksti të Hysni Milloshit e kënduar prej Artistes së Popullit Vaçe Zela në Festivalin e 15-të të Këngës në Radio Televizion të mbajtur në Tiranë prej datës 25 deri në 27 Dhjetor 1976. Çmimi i Dytë 26 Dhjetor 1978 me këngën “Shqipëri, o vendi im” në Festivalin e 17-të të Këngës në Radio Televizion të mbajtur në Tiranë prej datës 24 deri në 26 Dhjetor 1978. 26 Dhjetor 1977 me këngën “Kasollja e Galigatit” në Festivalin e 16-të të Këngës në Radio Televizion të mbajtur në Tiranë prej datës 24 deri në 26 Dhjetor 1977. 25 Dhjetor 1963 me këngën “Dëgjo o hënë” në Festivalin e 2-të të Këngës në Radio Televizion të mbajtur në Tiranë prej datës 22 deri në 25 Dhjetor 1963. 26 Dhjetor 1962 me këngën “Këndoj” në Festivalin e 1-rë të Këngës në Radio Televizion të mbajtur në Tiranë prej datës 21 deri në 26 Dhjetor 1962. Çmimi i Tretë 25 Dhjetor 1988 me këngën “Kur vallzojmë tok” në Festivalin e 27-të të Këngës në Radio Televizion të mbajtur në Tiranë prej datës 23 deri në 25 Dhjetor 1988. 27 Dhjetor 1986 me këngën “Mëngjeset e atdheut” në Festivalin e 25-të të Këngës në Radio Televizion të mbajtur në Tiranë prej datës 25 deri në 27 Dhjetor 1986. 27 Dhjetor 1981 me këngën “Më kujton ti ato vite” në Festivalin e 20-të i Këngës në Radio Televizion të mbajtur në Tiranë prej datës 25 deri në 27 Dhjetor 1981. 26 Dhjetor 1977 me këngën “Qëndrojmë si malet” në Festivalin e 16-të të Këngës në Radio Televizion të mbajtur në Tiranë prej datës 24 deri në 26 Dhjetor 1977. 26 Dhjetor 1965 me këngën “Valsi i lumturisë” në Festivalin e 4-ët të Këngës në Radio Televizion të mbajtur në Tiranë prej datës 24 deri në 26 Dhjetor 1965.
|