| Robert Radoja kompozitor. Ka lindur në 15 Prill 1938 në Bolonja (Itali). Në vitin 1951 fillon studimet në Liceun Artistik në Tiranë për piano. I mbaron ato në vitin 1959. Në vitin 1962 fillon studimet e larta në Konservator ku edhe diplomohet për Piano në vitin 1966. Po në këtë vit fillon punën në Pallatin e Pionierëve në Tiranë në sektorin e Muzikës. Gjatë kësaj periudhe ai orkestron këngë të muzikës së lehtë duke qenë prezent në rreth 40 festivale si ato të zhvilluara në Radio Televizion ashtu dhe ato të Këngës për Fëmijë. Në vitin 1981 emërohet Redaktor i Muzikës në kinostudion “Shqipëria e re”. Në këtë detyrë ai do të punojë deri në vitin 1986. Robert Radoja që prej vitit 1985 do të jetë edhe pedagog në Akademinë e Arteve, Dega Piano, si dhe pedagog për Muzikën e Dhomës dhe Shoqërime në klasën e Flautit . Kompozimi i tij i parë në muzikën filmike do të jetë në vitin 1970 me muzikën e filmit “Guximtarët”. Në Festivalin e 41-të në Radiotelevizion, të zhvilluar në Tiranë prej datës 13 deri në 15 Dhjetor të viti 2002,puna e tij e palodhur në vite do të vlerësohej me “Çmimin e Mirënjohjes”. Robert Radoja është i martuar dhe ka dy fëmijë. Alketa Vejsiu me Xhevahir Spahiun dhe Kompozitori Robert Radoja në Piano Muzikë Filmash 1984 -- Nxënësit e klasës sime 1983 -- Gracka 1981 -- Dita e parë e emërimit 1981 -- Kërcënimi 1979 -- Balonat 1978 -- Gjyshi partizan 1973 -- Mimoza llastica 1971 -- Malet me blerim mbuluar 1971 -- Mëngjese lufte 1970 -- Guximtarët Drejtues i Kompleksit Ritmik 1970 -- Festivali i 9-të në Radio Televizion 1971 -- Festivali i 10-të në Radio Televizion 1972 -- Festivali i 11-të në Radio Televizion Orkestrime Muzikore 1974 -- Festivali i 13-të në Radio Televizion 1975 -- Festivali i 14-të në Radio Televizion 1976 -- Festivali i 15-të në Radio Televizion 1977 -- Festivali i 16-të në Radio Televizion 1978 -- Festivali i 17-të në Radio Televizion 1979 -- Festivali i 18-të në Radio Televizion 1980 -- Festivali i 19-të në Radio Televizion 1984 -- Festivali i 23-të në Radio Televizion 1985 -- Festivali i 24-të në Radio Televizion 1987 -- Festivali i 26-të në Radio Televizion 1988 -- Festivali i 27-të në Radio Televizion 1989 -- Festivali i 28-të në Radio Televizion 1990 -- Festivali i 29-të në Radio Televizion 1991 -- Festivali i 30-të në Radio Televizion 1992 -- Festivali i 31-të në Radio Televizion Çmime e Tituj 15 Dhjetor 2002 Çmimin e Mirënjohjes i dhënë në Festivalin e 41-të në Radiotelevizion të zhvilluar në Tiranë prej datës 13 deri në 15 Dhjetor të viti 2002.
|