Forum
E Hëne, 23/11/2009, 05:05
Welcome vizitor | RSS
Tv Shqip,Filma Shqip,Humor Shqip
Main | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum moderator: ermal 
Forum » Kultura Shqiptare » Kompozitoret Shqiptare » Feim Ibrahimi
Feim Ibrahimi
ermal Data: E Hëne, 22/09/2008, 01:22 | Mesazhi # 1
Gjeneral Major
Mesazhet: 311
Reputacioni: 19
Statusi: Jashtë linje
Feim Ibrahimi (Artist i Popullit)

kompozitor. Feim Ibrahimi lindi në qytetin e Gjirokastrës në 20 Tetor 1935. Kur ai ishte gjashtë muajsh familja e tij shpërngulet në qytetin e Durrësit. Që në moshë të re ai dashurohet me muzikën dhe e studion atë privatisht. Kjo dëshirë e madhe për muzikën dhe për vendin e tij do të bëj që Feimi të jetë nga të parët kompozitorë të njohur që studion tërësisht në vend,kështu ai studion kompozim me kompozitorin e njohur Tish Daija (Artist i Popullit) në Konservatorin e Tiranës prej viteve 1962 deri në vitin 1966. Në vitin 1966 ai emërohet pedagog në Institutin e sapoformuar të Arteve (Sot Akademia e Arteve) për lëndët e kompozimit dhe harmonisë. Këtë post ai do ta mbante deri në vitin 1973,vit në të cilin ai emërohet nën Drejtor i këtij Instituti. Qëndron në postin e nën Drejtorit deri në vitin 1977. Po në këtë vit ai do të zgjidhet Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Në këtë post do të rizgjidhet deri në vitin 1991,vit në të cilin do të emërohet Drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit (TOB). Po në vitin 1991 ai do të formojë dhe do të jetë Presidenti i parë i Këshillit i Muzikës Shqiptare (degë e Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës nën patronazhin e UNESCO-s).Pas vdekjes ai do të emërohet “Anëtar Nderi” i këtij Këshilli. Në vitin 1992 largohet nga drejtimi i TOB-it dhe i rikthehet mësimdhënies në lëndës e kompozimit në Konservator rol të cilin do ta mbajë deri në vdekjen e tij të parakohshme. Po në këtë vit themelon Festivalin “Mbrëmjet e Muzikës së Re Shqiptare” me qëllimin e organizimit të aktiviteteve të ndryshme muzikore. Në vitin 1994 themelon shoqërinë “Pentaton” (e cila pas vdekjes së tij merr titullin Fondacioni “Feim Ibrahimi”) që ka si qëllim jo vetëm organizimin e aktiviteteve muzikore por edhe për të arritur ngritjen e një konservatori muzikor për fëmijë. Në vitin 1994 ftohet prej shoqatës “Brahms” në Baden –Baden (Gjermani) dhe menjëherë pas kësaj ftese ai fillon studimin muzikës elektro-akustike në Salzburg (Austri ) ku shkon me një ftesë nga Fondazioni “Mozart”. Në këtë periudhë ai krijon veprën “De Profundis” e para e llojit të muzikës elektro – akustike në vend që ai do t’ja kushtojë viktimave të krimeve komuniste në Shqipëri.
Ndahet nga jeta në 2 Gusht 1997 në qytetin e Torinos (Itali).
Të shumta janë veprat e Feim Ibrahimit që e kanë bërë të dashur si për artdashësin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar. Disa nga veprat e tij më të njohura janë dy Koncertet për Piano dhe Orkestër në vitet 1971 dhe 1975,dy Rapsodi, Simfoninë Tragjike,Simfoninë për Orkestër dhe Harqe, Tokatën për Piano, suitën e filmit “Ngadhënjim mbi vdekjen”, suksesi i së cilës e bëri të njohur, jo vetëm në qarqet artistike por edhe për publikun e gjerë, Koncertin për Violonçel e Orkestër, Koncertin për Oboe e Orkestër, baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” me libret të shkruar nga Ismail Kadare dhe me korografi të Agron Aliaj,e cila është dhe vepra e vetme skenike e Feim Ibrahimit. Romanca “È la tua veste bianca” e krijuar mbi poezinë e Salvatore Kuazimodos (Salvatore Quasimodo) është dhe vepra e tij e fundit të cilën ai ja kushton vajzës së tij Etrita edhe ajo pianiste e cila drejton tani Fondacionin “Feim Ibrahimi” duke qenë zëvendës presidente e Fondacionit.
Të shumtë janë edhe çmimet që ai ka marrë gjatë karrierës së tij. Mund të përmendim këtu Çmimin e Parë në Festivalin e 20-të të Këngës në Radio Televizion në vitin 1981 për muzikën e këngës “Krenari e brezave” me tekst të Gjokë Becit e kënduar nga Ema Qazimi. Dy Çmime të Republikës.
Për meritat e tij artistike i jepet në vitin 1976 titulli “Artist i Merituar” dhe në vitin 1989 titulli i lartë “Artist i Popullit”. Në vitin 2000 Bashkia e Tiranës i jep titullin “Nder i Qytetit”. Në vitin 2001, Bashkia e Durrësit e shpall “Qytetar Nderi”.

Muzikë Filmash

1990 -- Balada e Kurbinit
1985 -- Të paftuarit
1979 -- Ballë për ballë
1977 -- Shëmbja e idhujve
1976 -- Pylli i lirisë
1971 -- Kur zbardhi një ditë
1969 -- Përse bie kjo daulle
1967 -- Ngadhënjim mbi vdekjen

Muzikë e Lehtë

Kompozim

1984 -- Fjala e zjarrtë.............................Festivali i 23-të i Këngës në Radio Televizion
1982 -- Unë biri yt ,Kosovë......................Festivali i 21-të i Këngës në Radio Televizion
1981 -- Krenari e brezave………..................Festivali i 20-të i Këngës në Radio Televizion
1980 -- Nën yje prisnim vitin e ri................Festivali i 19-të i Këngës në Radio Televizion
1980 -- Rrjedh në këngë e ligjërime............Festivali i 19-të i Këngës në Radio Televizion
1973 -- Kur je në rresht me partizanë.........Festivali i 12-të i Këngës në Radio Televizion
1970 -- Ku po shkon o partizan..................Festivali i 9-të i Këngës në Radio Televizion

Muzikë Klasike

1997 -- È la tua veste bianca – Romancë për Soprano,Violonçel e Piano
1997 -- Il regalo di nozze – për Violonçel e piano
1994 -- De Profundis
1981 -- Rapsodi Shqiptare n.2
1978 -- Tan Shqipëria asht betue, pa gjak malet mos me i lshue – Poemë Vokale Simfonike
1975 -- Tokatë për Piano
1975 -- Koncert për Pianofort dhe Orkestër
1972 -- Kantata për Komisarin
1971 -- Koncert për Pianofort dhe Orkestër
1963 – Tokatë për Piano
Koncert për Violonçel e Orkestër
Koncert për Oboe e Orkestër
Koncert për Oboe e Piano
Koncert n.2 për Piano dhe Orkestër
Suit për Flaut
Trio Vikamë
Rapsodi "Kënga në Bjeshkë"
Simfonia tragjike
Romanca “Dasvidanja”

Balet

1986 -- Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë
me libret të Ismail Kadaresë dhe koreografi të Agron Aliaj

Opera

1986 -- Liceistët

Muzikë popullore

Variacione mbi një motiv folkloristik
Valle Popullore—për Piano

Çmime e Tituj

1989
Artist i Popullit

1976
Artist i Merituar

Çmimin e Republikës

1984
Çmimin e Tretë
në Festivali i 23-të i Këngës në Radio Televizion me këngën "Fjala e zjarrtë" e kënduar nga Ema Qazimi (Artiste e Merituar) dhe e dubluar nga Myfarete Laze

1982
Çmimi i Tretë:
në Festivali i 21-të i Këngës në Radio Televizion me këngën ”Unë biri yt ,Kosovë”

1981
Çmimin e Parë
në Festivalin e 20-të të Këngës në Radio Televizion me këngën “Krenari e brezave” me tekst të Gjokë Becit e kënduar nga Ema Qazimi (Artiste e Merituar)

1980
Pmimi i Dytë
në Festivalin e 19-të të Këngës në Radio Televizion me këngën ”Rrjedh në këngë e ligjërime”

1973
Çmimi i Tretë
në Festivalin e 12-të të Këngës në Radio Televizion me këngën ”Kur je në rresht me partizanë”

1970
Çmimi i Dytë
në Festivalin e 9-të të Këngës në Radio Televizion me këngën ”Ku po shkon o partizan”

2001
“Qytetar Nderi i Durrësit”
Titull i dhënë nga Bashkia Durrës

2000
“Nder i Qytetit”
Titull i dhënë nga Bashkia Tiranë

 
Forum » Kultura Shqiptare » Kompozitoret Shqiptare » Feim Ibrahimi
Page 1 of 11
Search:

Tag Board
500

Statistics

Login form
E-mail:
Password:

Site friends
  • Create your own site


  • Copyright MyCorp © 2009