Forum
E Hëne, 23/11/2009, 05:01
Welcome vizitor | RSS
Tv Shqip,Filma Shqip,Humor Shqip
Main | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum moderator: ermal 
Forum » Kultura Shqiptare » Kompozitoret Shqiptare » Sokol Shupo
Sokol Shupo
ermal Data: E Hëne, 22/09/2008, 00:30 | Mesazhi # 1
Gjeneral Major
Mesazhet: 311
Reputacioni: 19
Statusi: Jashtë linje
Sokol Shupo

kompozitor dhe studiues i muzikës. Ka lindur në vitin 1954 në qytetin e Gjirokastrës. Fillon studimet për Kompozicion në Universitetin e Bukureshtit dhe më pas Diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në Tiranë. Në vitin 1977 emërohet pedagog në Ka dhënë mësim në një sërë Akademish të huaja si p.sh : Akademinë e Arteve të Sorbonës, në Scuola Cantorum po në Francë dhe në një sërë akademish të Gjermanisë,Austrisë dhe Ialisë
Për meritat e tij në fushën e studimit folkloristik i është dhënë titulli i lartë Profesor. Gjithashtu Profesor Shupo ka edhe gradën Doktor i Shkencave. Të shumta kanë qenë dhe janë postet e shumta që ai ka mbajtur dhe mban. Ai është Dekan i Fakultetit të Muzikës në Akademinë e Arteve.
President i Balkan Music Information Network,krijues dhe President i Seksionit Shqiptar të International Society for Contemporary Music si dhe botues i “Albanian Music
Information Newsletter” një revistë kjo që botohet katër herë në vit me një shpërndarje si nacionale ashtu edhe internacionale, Drejtor i Qendrës Evropiane të dokumentimit dhe komunikimit për muzikën rajonale. Të shumtë janë edhe botimet e tij,mund të përmendim këtu Folklori muzikor shqiptar. (Botimet Enciklopedike, Tirane 1997) si dhe punimin e paraqitur në Konferencën e tretë Botërore të Etnomuzikologëve : “Kodiku i Beratit të shek.VI” të mbajtur në Strugë në shtator të vitit 2007.

Muzikë Klasike

2001 -- «Neues Werk»
1998 -- «Hanna (H)» për Klarinetë solo
1988 -- Katër këngë për Shqipërinë -- Simfoni

Botime dhe punime Shkencore

Urban Music in the Balkans. Tirana:ASMUS, 2006

Fjalor i termave muzikore it-fr-ang-gjer-shqip 1999

Folklori muzikor shqiptar. (Botimet Enciklopedike, Tirane 1997)

Muzika bizantine. Shkrimi muzikor dhe sistemi modal. (Libri Universitar, Tirane 1997)

Punimin : “Kodiku i Beratit të shek.VI”
Revistën : “Albanian Music Information Newsletter”

Muzikë Filmash

1984 -- Shirat e vjeshtës
1984 -- Shokë të një skuadre (Film TV)
1980 -- Pas Vdekjes
1979 -- Ditët që sollën pranverën (Film TV)
1979 -- Këshilltarët
1977 -- Ata ishin katër

Çmime e Tituj

Profesor i Shkencave Muzikore
Doktor i Shkencave në Muzikë

 
Forum » Kultura Shqiptare » Kompozitoret Shqiptare » Sokol Shupo
Page 1 of 11
Search:

Tag Board
500

Statistics

Login form
E-mail:
Password:

Site friends
  • Create your own site


  • Copyright MyCorp © 2009