Forum
E Dielë, 22/11/2009, 23:13
Welcome vizitor | RSS
Tv Shqip,Filma Shqip,Humor Shqip
Main | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum moderator: ermal 
Forum » Kultura Shqiptare » Kompozitoret Shqiptare » Ardit Gjebrea
Ardit Gjebrea
ermal Data: E Mërkurë, 18/03/2009, 11:23 | Mesazhi # 1
Gjeneral Major
Mesazhet: 311
Reputacioni: 19
Statusi: Jashtë linje
Ardit Gjebrea

këngëtar, kantautor, producent dhe prezantues. Ardit Gjebrea ka lindur më 7 qershor 1963 në Tiranë
Fillon të këndojë në skenë që në moshën 5 vjeçare ne Festivalet e Fëmijëve ku ai do të ngelet në mendjet e spektatorëve shqipëtarë për këngët “I ëmbël zëri i gjyshes” “Kur këndoj për ty moj nënë” etj. Ende adoleshent në Koncertet e Majit në Pallatin e Pionierve në vitin 1978
ai do të këndojë këngën “Balladë për pionierin dëshmor” tekstin e të cilës e ka shkruar vetë.Në vitin 1982 fillon studimet e mesme në Liceun “jordan Misja” në Tiranë. Ndërsa në vitin 1986 Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën Kanto .Pas përfundimit të studimeve të larta në vitin 1990 niset për një specializim për Kompozicion në Itali në Konservatorin “Santa Çeçilia” në Romë.Çmimi i tij i parë i madh mban datën 17 dhjetor 1991 ne Festivalin e XXX-të në RTSH ku Ardit Gjebrea do të fitojë Çmimin e Parë me këngën “Jon” të muzikuar po nga ai vetë.. Këtë sukes ai do ta përsërisë edhe në Festivalin e XXXIV-ët në 25 dhjetor të vitit 1995 me Këngën “Eja”.Ardit Gjebrea numeron me shume se 250 koncerte si kengeautor si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij këtu mund të përmendim koncertet që ai ka dhënë në Londër (Angli), New York, Chikago, Palm Springs, Detroit (ShBA), Stamboll (Turqi) Youngcheng, (Hong Kong – Kinë) apo turnetë e tij në Shqipëri në vitin 1994, në Greqi në vitin 1995, në Maqedoni në vitin 1996, në ShBA dhe Kanada në vitin 2005.Autor i disa albumeve muzikore. Edhe në televizion ai do të jetë sjellë risi me programin “Kënga Magjike” të cilin po ai vetë e prezanton para publikut shqiptar në vitin 1999. Do të jetë prezantues edhe në edicionet e tjera deri në vitin 2005.Po kështu ai do të jetë prezantues i “Miss Albania” nga viti 1993 deri në vitin 1999. Si producent mund të përmendim shumë programe e show midis të cilave “Kënga Magjike”, “Miss Albania”, “Dua më shumë Shqipërinë”etj.Ai është gjithashtu edhe menexher i grupit “West Side Family”.
I martuar me Anilën ka një djalë me emrin Jon.

Kompozitor

Muzikë Filmash

1997 -- Vazhdojmë me Beethovenin
1995 -- Bolero
1994 -- Përdhunuesit
1988 -- Dhe ashtu dhe kështu
1987 -- Pranvera s’erdhi vetëm
1986 -- Eja
1985 -- Rrethimi i vogël

Muzikë Teatri

1989 -- I harruari e Ruzhdi Pulahës
1987 -- Romeo e Zhuljeta e William Shekspirit
1987 -- Pas Vdekjes e Andon Zako Çajupit
1987 -- Para se të themi lamtumirë e Bashkim Hoxhës
1987 -- Pavdeksi e Bashkim Kozelit
1987 -- Martesa e Avokatit e Foqion Postolit
1986 -- Pallati 176 e Adelina Balashit
1986 -- Vdekja e një komisioneri e Artur Milerit
1985 -- Në jetë e Dhimitër Xhuvanit

Muzikë e Lehtë

“Çmenduri”
“Dimëroj”
“Eja”
“Flas me hënën”
“Hapat e fundit”
“Havale”
“Ja ku jam”
“Makina e memories”
“Se të kam shpirt”
“Të dua”
“Ti nuk je me ndenja”
“Xhinxhile”
2000 -- Ante i tokës sime...........................Festivali i 39-të i Këngës në Radio Televizion
1995 -- Eja................................................Festivali i 34-të i Këngës në Radio Televizion
1991 -- I thuaj jo.........................……….......Festivali i 33-të i Këngës në Radio Televizion
1991 -- Jon................................................Festivali i 30-të i Këngës në Radio Televizion

Albume Muzikorë

“Ja ku jam”
“Projekt Jon”
“Vargje për veten”

Producent

2007 -- Kënga magjike
2006 -- Kënga magjike
2005 -- Miss Albaiana
2004 -- Kënga magjike
2004 -- Ndeshja e Zemrës
2003 -- Inva Mula në Butrint
2003 -- Kënga magjike
2002 -- Rokoko
2002 -- Dua më shumë shqipërinë
2002 -- Kënga magjike
2002 -- Maratona Humanitare – Nënë Tereza a Shqiptarëve Lumturimi i Nënën Terezës
2001 -- Dua më shumë shqipërinë
2001 -- Kënga magjike
2000 -- Kënga magjike
1999 -- Kënga magjike
1999 -- Miss Albaiana

b] Prezentator [/b]

2005 -- Kënga magjike
2004 -- Kënga magjike
2003 -- Inva Mula në Butrint
2003 -- Kënga magjike
2002/2003 -- Koncertet Krishtlindje në Tiranë
2002 -- Rokoko
2002 -- Kënga magjike
2001 -- Kënga magjike
2000 -- Kënga magjike
1999 -- Kënga magjike
1999 -- Miss Albaiana
1998 -- Miss Albaiana
1998 -- Miss Albaiana
1997 -- Miss Albaiana
1996 -- Miss Albaiana
1995 -- Miss Albaiana
1994 -- Miss Albaiana
1994 -- Miss Albaiana
1993 -- Miss Albaiana

Çmime e Tituj

Çmimi i Parë

24 Dhjetor 2000
me Këngën ““Ante i tokes sime” me muzikë të Alfred Kacinarit dhe Ardit Gjebresë, tekst të
Rovena Dilos e kënduar nga Rovena Dilo

në Festivalin e 39-të të Këngës në Radio Televizion të mbajtur në Tiranë prej datës 21 deri në 24 Dhjetor 2000.

25 Dhjetor 1995
me këngën “Eja” me me muzikë të Ardit Gjebresë teksti i Xhevahir Spahiut e kënduar prej Ardit Gjebresë dhe grupit “Jon” në Festivalin e 34-ët të Këngës në Radio Televizion të mbajtur në Tiranë prej datës 22 deri në 25 Dhjetor 1995.

27 Dhjetor 1991
me këngën “Jon” me me muzikë të Ardit Gjebresë teksti i Xhankarlo Milones dhe Zhuliana Jorganxhi e kënduar prej Ardit Gjebresë në Festivalin e 30-të të Këngës në Radio Televizion të mbajtur në Tiranë prej datës 24 deri në 27 Dhjetor 1991.

Çmimi i Tretë

23 Dhjetor 1994
me këngën “I thuaj jo” në Festivalin e 33-të të Këngës në Radio Televizion
të mbajtur në Tiranë prej datës 20 deri në 23 Dhjetor 1994.


Ti, Shqipëri, me jep nder, me jep emrin Shqipëtar
 
Forum » Kultura Shqiptare » Kompozitoret Shqiptare » Ardit Gjebrea
Page 1 of 11
Search:

Tag Board
500

Statistics

Login form
E-mail:
Password:

Site friends
  • Create your own site


  • Copyright MyCorp © 2009