| Xhanfize Keko (Artiste e Popullit) regjisore dhe skenariste, ka lindur në qytetin e Gjirokastër më 27 janar të vitit 1928. Në vitin 1945 ajo do të fillojë punën si biletashitëse pranë kinema “Republikës”. Falë kësaj punë ajo do të zbuloj kinematografinë dhe do të dashurohet pas saj. Kështu në filmin 1950 do të fillojë punë në Ndërmarjen Kinematografike dhe së bashku në një grup prej shtatë vetash, ku dallohen Endri Keko, Petraq Lubonja, Sokrat Musha, Jani Nano, Koço Tollko, etj, kryen një specializim në Moskë (Rusi), ku do të njohë edhe shokun e vet të jetës regjisorin e njohur Endri Keko. Me kthimin i saj në Atdhe në vitin 1952 do të jetë një nga shtatë themeluesit e Kinostudios “Shqipëria e Re” ku ajo fillimisht e nis punën si montazhiere dhe më pas si regjisore të filmave dokumentarë. Kështu filmat i saj të parë si regjisore e montazhiere do të jetë në vitin 1952 me dokumentarin “Festivali Folklorik” dhe “Kongresi i 3 i PPSH-së”. Pas një përvoje dhe eksperience gati 20-të vjeçare ajo realizon si regjisore filmin e saj të parë për fëmijë duke qenë dhe e para regjisore në Shqipëri. Kështu në vitin 1971 nisin xhirimet e filmit “Kryengritje në pallat” që do ti jepet publikut në vitin 1972. Më tej do të vazhdonin filma të tjerë si “Mimoza llastica”, “Beni ecën vetë” film i cili do të vlerësohet me Kupën e Festivalit të Parë të Filmit Shqiptar, “Tomka dhe shokët e tij”, “Pas gjurmëve”, “Një vonesë e vogël”, “Taulanti kërkon një motër” etj. Filma këto që do ta bënin të njohur dhe të dashur si për publikun e vogël por edhe për atë të rritur. Me këto filma Xhanfize Keko do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivale të ndryshme Ndërkombëtare ku do të vlerësohet me Çmime e Tituj duke qenë kështu dhe regjisorja e parë shqiptare që do të ketë vlerësime ndërkombëtare. Kështu : filmi “Beni ecën vetë” do të marrë “Medaljen e Nderit” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni Film Festival”, në Itali, në vitin 1976 dhe Çmimin e “Organizatës së Pionierit” si “Filmi më i Mirë për Fëmijë” në Festivalin e Filmit në Beograd, filmi “Tomka dhe shokët e tij” në vitin 1978 në Festivalin e Filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Xhifone të Italisë fiton Çmimin Special, filmi “Pas gjurmëve” në vitin 1979 fiton Medaljen e Presidentit të Republikës Italiane, filmi “Kur po xhirohej një film” në vitin 1983 vlerësohet me “Medaljen e Argjendtë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni Film Festival”në Itali. Por edhe në Atdhe ajo do të vlerësohej për punë e saj të madhe në kinematografinë për fëmijë. Kështu përveç Kupës së Festivalit për filmin “Beni ecën vetë” ajo do të vlerësohet në Festivalin e Tretë të Filmit Shqiptar në vitin 1979 me “Çmimin e Tretë” për filmin“Pas gjurmëve”. , Do të vlerësohet .me “Çmimin e Madh të Republikës” në vitin 1979. Në vitin 1979 do të vlerësohej me titullin “Artiste e Merituar” ndërsa 5 vjet më vonë do ti jepej edhe titulli i lartë “Artiste e Popullit” E martuar me regjisorin e njohur Endri Keko ishte nëna e dy fëmijëve e Teodorit,shkrimtarit të njohur, të ndarë para kohe nga familja e tij dhe e Ilirit. Ndahet nga jeta në 22 Dhjetor 2007. Për nder të saj Çmimi Special i Festivalit të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni-Albania” është titulluar “Çmimi i Madh “Xhanfize Keko” ”. Regjisore Film Artistik 1984 -- Taulanti kërkon një motër 1982 -- Një vonesë e vogël 1981 -- Kur xhirohej një film 1980 -- Partizani vogël Velo 1978 -- Pas gjurmëve 1977 -- Tomka dhe shokët e tij 1976 -- Tinguj lufte 1975 -- Beni ecën vetë 1974 -- Qyteti më i ri në botë 1973 -- Mimoza llastica 1972 -- Kryengritje në pallat Film Dokumentar 1971 -- ABC... ZH 1970 -- Tingujt dhe fëmijët 1969 -- Nga Festivali Artistik i Fëmijëve 1967 -- Ata çajnë përpara 1967 -- Gra heroike shqiptare përpara 1967 -- Kalitemi për mbrojtjen e Atdheut 1963 -- Tregim për njerëzit e punës 1961 -- Ringjallja 1952 -- Kongresi i 3 i PPSH-së 1952 -- Festivali Folklorik Regjisore Montazhi Film Artistik 1978 -- Pas gjurmëve 1977 -- Tomka dhe shokët e tij 1975 -- Beni ecën vetë 1974 -- Qyteti më i ri në botë 1969 -- Plagë të vjetra 1967 -- Ngadhënjim mbi vdekjen 1966 -- Oshëtimë në bregdet Film Dokumentar 1970 -- Tingujt dhe fëmijët 1969 -- Nga Festivali Artistik i Fëmijëve 1967 -- Ata çajnë përpara 1967 -- Gra heroike shqiptare përpara 1967 -- Kalitemi për mbrojtjen e Atdheut 1963 -- Tregim për njerëzit e punës 1961 -- Ringjallja 1952 -- Kongresi i 3 i PPSH-së 1952 -- Festivali Folklorik Skenariste Film Artistik 1984 -- Taulanti kërkon një motër 1982 -- Një vonesë e vogël 1981 -- Kur xhirohej një film Çmime e Tituj 1984 Artiste e Popullit 1983 Medaljen e Argjendtë për filmin “Kur po xhirohej një film”në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni Film Festival”në Itali në vitin 1983 1979 Artiste e Popullit 1979 Çmimin e Madh të Republikës 1979 Çmimin e Tretë për filmin “Pas gjurmëve” në Festivalin e Tretë të Filmit Shqiptar të mbajtur në Tiranë prej datës 21 deri në 28 Prill të vitit 1979 1979 Medaljen e Presidentit të Republikës Italiane filmin “Pas gjurmëve” në vitin 1979. 1978 Çmimin Special për filmin “Tomka dhe shokët e tij” në Festivalin e Filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Xhifone të Italisë në vitin 1978 11 Prill 1976 Kupën e Festivalit për filmin “Beni ecën vetë” në Festivalin e Parë të Filmit Shqiptar të mbajtur në Tiranë prej datës 5 deri në 11 Prill të vitit 1976 1976 Çmimin e “Organizatës së Pionierit” për filmin “Beni ecën vetë” si “Filmi më i Mirë për Fëmijë” në Festivalin e Filmit në Beograd (Jugosllavi) në vitin 1976. 1976 Medalje Nderi për filmin “Beni ecën vetë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni Film Festival” të zhvilluar në Giffoni Valle Piana, në provincën e Salernos (Itali) në vitin 1976.
|