| Piro Milkani (Artist i Popullit) regjisor. Ka lindur në 9 janar të vitit 1939. Pasi mbaron studimet e mesme dërgohet për Studimet e larta në Akademinë e Arteve në Pragë në Fakultetin e Filmit dhe Televizionit (FAMU) që është dhe një nga fakultet më të vjetra për degën në Evropë. Le të përmendim këtu disa nga nxënësit më të shquar të këtij fakulteti : Milosh Forman (Miloš Forman), Anjezka Holland (Agnieszka Holland), Emir Kusturica (Emir Kusturica )etj. Diplomohet me punimin e diplomës me titull “ Urrejtja (Nienavist)”.Kthehet në Atdhe dhe fillon punën në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Pas dokumentarit të tij të parë të realizuar në vitin 1963 “Më shumë prodhime nga toka” afrohet në filmin me metrazh të gjatë në rolin e operatorit. Kështu do të gjejmë Piro Milkanin së bashku me Viktor Gjikën (Artist i Popullit) po në të njëjtin vit si operatorë të filmit “Detyrë e posaçme” me regji të Kristaq Dhamos (Artist i Merituar). Po me regji të Kristaq Dhamos (Artist i Merituar),ai do të vazhdojë punën e operatorit po këtë radhë i vetëm në filmin “Vitet e para” në vitin 1965. Në vitin 1966 e gjejmë përsëri si operator në filmin “Oshëtimë në bregdet” me regji të Hysen Hakanit i diplomuar në vitin 1958 po në (FAMU). Këto eksperienca ishin provat gjenerale për Piro Milkanin për tu hedhur në fushën e regjizurës. Kështu në vitin 1967 në bashkautorësi me Gëzim Erebarën (Artist i Merituar) një tjetër student i (FAMU) do të realizojnë filmin “Ngadhënjim mbi vdekjen” i kushtuar dy Heroinave të Popullit Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima. Në këtë film ai do të shkruaj edhe skenarin. Do të vazhdojë më tej veprimtarinë e tij artistike më filmin “Përse bie kjo daulle” në vitin 1969, filmin “Kur zbardhi një ditë” në vitin 1971, filmin “Shtigje lufte” në vitin 1974, filmin “Çifti i lumtur” në vitin 1975, filmin “Zonja nga qyteti” në vitin 1976, filmin “Shembja e idhujve” në vitin 1977, filmin “Ballë për ballë” në vitin 1979, filmin “Besa e kuqe” në vitin 1982, filmin “Militanti “ në vitin 1984, filmin “ Pranvera s’erdhi vetëm” në vitin 1988. Filmi i tij më i fundit është ai me titull “Trishtimi i Zonjës Shnajder” i realizuar tërësisht në gjuhën çeke,ku ai është edhe skenarist. z. Piro Milkani ka punuar në vitet 87 dhe 88, për l3 javë rrjesht rubrikën “ Magjia e artit 7-të “, të cilën publiku e ka ndjekur me shumë interes. Në vitet 90-të Milkani ka qenë aktor edhe në dy filma të huaj: në vitin 1994 në rolin e Selimit në filmin “L’America” me regji të Xhani Amelios (Gianni Amelio) dhe në vitin 2001 në filmin qipriot “Dhe trenat shkojnë drejt qiellit (kai to treno paei ston ourano) me regji të regjisorit qipriot Janis Joanou (Yannis Ioannou). Nga viti 1999 deri në vitin 2003 ka qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Çeke. Të shumtë kanë qenë vlerësimet për veprimtarinë artistike të Piro Milkanit. Kështu për filmin “Oshëtimë në bregdet” është vlerësuar me Çmimin “Naim Frashëri” ndërsa filmi i tij të parë si regjisor e skenarist të pritur shumë mirë si nga publiku ashtu edhe nga kritika u vlerësua me Çmimin e Republikës te Klasit të II-të për regjine dhe të Klasit të III-të për skenarin, muziken dhe anën figurative me rastin e 25-vjetorit te Çlirimit te Atdheut .Filmat e tij “Ballë për ballë” dhe “Pranvera s’erdhi vetëm” do të vlerësoheshin me Kupën e Festivalit në Festivalin e Filmit Shqiptar respektivisht në Festivalin e Katërt të zhvillua nga data 20-26 prill të vitit 1981 në Tiranë dhe të Tetë të zhvilluar nga data 18-22 prill i vitit 1989 po në Tiranë. Dajli i tij Eno Milkani është gjithashtu regjisor i talentuar. Piro Milkani drejton sot Forumin “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorit”. Për meritat e tij artistike atij i është dhënë titulli i lartë “Artist i Popullit”. Regjisor Film Artistik 2008 -- Trishtimi i Zonjës Shnajder 1990 -- Ngjyrat e moshës 1988 -- Pranvera s’erdhi vetëm 1987 -- Eja! (Film TV) 1985 -- Në prag të jetës 1984 -- Militanti 1983 -- Fraktura 1982 -- Besa e kuqe 1981 -- Në kufi të dy legjendave 1980 -- Një shoqe nga fshati 1979 -- Ballë për ballë 1977 -- Shembja e idhujve 1976 -- Zonja nga qyteti 1975 -- Çifti i lumtur 1974 -- Shtigje lufte 1973 -- Festa e madhe 1971 -- Kur zbardhi një ditë 1969 -- Përse bie kjo daulle 1967 -- Ngadhënjim mbi vdekjen Film Dokumentar 1994 -- Kanun 1974 -- Një firmë e hekurt 1965 -- Vangjush Mio 1963 -- Djali nga Korea 1963 -- Më shumë prodhime nga toka 1962 -- Urrejtja 1961 -- Kalitja Festivali i Këngës për fëmijë 1969 -- Festivali 7-të i fëmijëve Skenarist 2008 -- Trishtimi i Zonjës Shnajder 1975 -- Çifti i lumtur 1971 -- Kur zbardhi një ditë 1969 -- Përse bie kjo daulle 1967 -- Ngadhënjim mbi vdekjen Operator 1974 -- Një firmë e hekurt 1973 -- Festa e madhe 1969 -- Festivali 7-të i fëmijëve 1966 -- Oshëtimë në bregdet 1965 -- Vitet e para 1965 -- Vangjush Mio 1963 -- Detyrë e posaçme 1963 -- Djali nga Korea 1963 -- Më shumë prodhime nga toka 1961 -- Kalitja Aktor Sytë e Kaltër.............................................................Fotografi 2001 -- Dhe trenat shkojnë drejt qiellit (kai to treno paei ston ourano) 1994 -- L’America ..................................................Selimi 1971 -- Kur zbardhi një ditë....................................Partizani Prezentator 1987-1988 -- Rubrikën “ Magjia e artit 7-të “ në RTSh Çmime e Tituj 1987 Artist i Popullit 1982 Artist i Merituar 18-22 Prill 1989 Kupën e Festivalit për Filmin më të Mirë në Festivalin e Tetë të Filmit Shqiptar të zhvilluar nga data 18-22 prill i vitit 1989 në Tiranë për filmin . “Pranvera s’erdhi vetëm” 20-26 Prill 1981 Kupën e Festivalit për Filmin më të Mirë në Festivalin e Tetë të Filmit Shqiptar të zhvilluar nga data 20-26 prill të vitit 1981 në Tiranë për filmin . “Ballë për ballë”
|