| Kujtim Çashku (Artist i Merituar) regjisor,skenarist e produktor ka lindur në Tiranë në 5 gusht të vitit 1950. Studion në degën e regjizurës në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) dhe më pas vazhdon specializimin për regjisurë në Institutin e Arteve të Teatrit dhe Kinematografisë (Instytucie Teatru i Kinematografii) në Bukuresht ku edhe realizon dokumentarin e tij të pare”Korridori”.Pas mbarimit të studimeve në vitin 1975 kthehet në Shqipëri. Filmi i tij i parë do të jetë filmi “Shëmbja e idhujve” në vitin 1977 ku do të jetë asistent i regjisorit Piro Milkani. Në vitin 1977 do të realizojë dokumentarin e tij të pare në Shqipëri “Pranverë në zemrat tona”. Më pas do të vazhdonin bashkëpunimet me Esat Mysliun dhe Pirro Milkanin përkatësisht në filmin “Ata ishin katër” në vitin 1977 dhe filmin “Ballë për ballë” në vitin 1979. Regjia e tij e pare filmike do të jetë në filmin “Pas vdekjes” në vitin 1980. Regjia në filmin “Dora e ngrohtë” në vitin 1983 do ta konsolidojë përfundimisht në radhën e regjisorëve më të talentuar shqiptarë. Më tej do të vazhdonin filmat “Të paftuarit” në vitin 1985, “Vrasje në gjueti” në vitin 1987, “Balada e Kurbinit” në vitin 1990. Në skenën evropiane ai do të bëhet i njohur në vitin 1996 me filmin “”Kolonel Bunker” për të cilin do të nderohet me shumë Çmime Ndërkombëtare ndër të cilat përmendim “Çmimin e Kritikëve” në Bastia Mediterranean Film Festival në vitin 1996, Medaljen e shpërblimit të UNESCOS në Venezia Film Festival në vitin 1998. Po në Venezia do të marrë Çmimin “CIFT ETC (Enrico Fulghinoni)”. Por jehonën më të madhe do ta ketë me filmin “Syri Magjik” në vitin 2004 ku ai do të jetë Regjizor,skenarist e produktor i filmit. Ky film ka merituar shumë çmime ndërkombëtare si p.sh. : Çmimin për “Filmi më i mire”, Çmimin “Saadeddin Wahbaa” për skenarin, Çmimin “Aktori më i mire”, Piramidën e Argjendtë për vendin e Dytë në Cairo International Film Festival në vitin 2005,Çmimin FIPRESCI e Federatës Botërore të Kritikëve Kinematografikë (International Critics' Federation ),Çmimet “Filmi më i mire” dhe “Muzika më e Mirë” në Festivalin e Filmit në Valencia në vitin 2006, Çmimin e Vëndit të Tretë Festivalin Internacional të Triestes në vitin 2006. Po në Trieste do të marri Çmimin e Lartë “CEI” si personalitet i spikatur në kinematografinë Shqiptare. Çashku do të jetë themelues i të pares Kompani Prodhuese Filmash “OraFilm” në vitin 1993.Po kështu është themelues i Shkollës së Filmit dhe të Multimedias “Marubi” e pare shkolle private kinematografike në Shqipëri. Themelon në vitin 2006 Festivalin Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut. Është anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit, President I Shoqërisë së Kineastëve Shqiptarë ku është bashkëthemelues dhe Presidenti i Kompanisë ‘OraFilm”. Për meritat e tij artistike është nderuar me titullin e lartë “Artist i Merituar” Regjisor Film Artistik 2005 -- Syri magjik 2003 -- Equinox 1998 -- Koloneli Bunker 1990 -- Balada e Kurbinit 1987 -- Vrasje në gjueti 1985 -- Të paftuarit 1983 -- Dora e ngrohtë 1982 -- Shokët 1980 -- Pas vdekjes 1979 -- Ballë për ballë 1977 -- Ata ishin katër 1977 -- Shëmbja e idhujve as/regjizor Film Dokumentar 1977 -- Pranverë në zemrat tona 1975 -- Korridoret Skenarist 2005 -- Syri magjik 2003 -- Equinox 1998 -- Koloneli Bunker Producent 2005 -- Syri magjik Çmime e Tituj 1987 Artist i Merituar 2006 Çmimet “Filmi më i mire”, Çmimin “Muzika më e Mirë” në Festivalin e Filmit në Valencia . Çmimin e Vëndit të Tretë Festivalin Internacional të Triestes. Çmimin e Lartë “CEI” si personalitet i spikatur në kinematografinë në Trieste. 2005 Çmimin për “Filmi më i mire” Çmimin “Saadeddin Wahbaa” për "Skenarin me të mirë", Çmimin “Aktori më i mire”, Piramidën e Argjendtë për vendin e Dytë në Cairo International Film Festival . 2005 Çmimin FIPRESCI e Federatës Botërore të Kritikëve Kinematografikë (International Critics' Federation ). 1998 Medaljen e shpërblimit të UNESCOS në Venezia Film Festival. Çmimin “CIFT ETC (Enrico Fulghinoni)” në Venezia Film Festival. 1996 “Çmimin e Kritikëve” në Bastia Mediterranean Film Festival . Tetor 1985 Kupa e Festivalit në Festivalin e pestë të Filmit Shqiptar për Filmin "Dora e ngrohtë" 28 Prill të vitit 1979 Kupën e Festivalit në Festivalin e Tretë të Filmit Shqiptar që u zhvillua në Tiranë prej 21 deri në 28 prill të vitit 1979 për filmin “Ballë për ballë”.
|