Forum
E Hëne, 23/11/2009, 04:54
Welcome vizitor | RSS
Tv Shqip,Filma Shqip,Humor Shqip
Main | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum moderator: ermal 
Forum » Kultura Shqiptare » Regjizoret Shqiptare » Albert Minga
Albert Minga
ermal Data: E Hëne, 30/06/2008, 00:59 | Mesazhi # 1
Gjeneral Major
Mesazhet: 311
Reputacioni: 19
Statusi: Jashtë linje
Albert Minga (Artist i Popullit)

Një nga regjisorët televizivë më të njohur shqiptarë. Në karrierën e tij të gjatë prej më shumë se 30-të vjetësh ka realizuar regjinë e disa prej Festivaleve të Këngës,ku edhe ka qenë drejtues i tyre,por edhe të filmave e dokumentarëve të ndryshëm televizivë. Është e tija regjia e të parit dokumentar të prodhuar nga RTSH “Në prag të ngjarjes së madhe” në vitin 1971. Në vitin 1978 realizon filmin seria televiziv “I treti”. Filmi i fundit i drejtuar prej tij është filmi televiziv “ Porta Eva” në vitin 2000. Po kështu ai ka realizuar regjinë e disa dramave për Teatrin Kombëtar.
Drama tij e fundit, “Pamje nga ura” e Arthur Miller,i është prezantuar publikut të Teatrit Kombëtar nga 23-25 Nëntor 2007. Ka qenë Drejtor I Përgjithshëm i RTSH post të cilin e ka lënë në vitin 1998. Vajza e tij Aulona është një gazetare e njohur prej publikut mbarëshqiptarë.
Për meritat e tij artistike është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”

Regjisor

Film TV

2000 -- Porta Eva (Film TV)
1991 -- Unë e dua Erën (Film TV)
1982 -- Ditë të qytetit tim (Film TV)
1981 -- Agimet e stinës së madhe (Film TV)
1978 -- I treti (Film TV)

Film Dokumentar

1971 -- Në prag të ngjarjes së madhe

Teatër

“Pamje nga Ura” e Arthur Milerit

Festivali i Këngës

1984 -- Festivali i 23-të i Këngës
1976 -- Festivali i 15-të i Këngës
1974 -- Festivali i 13-të i Këngës
1973 -- Festivali i 12-të i Këngës
1970 -- Festivali i 9-të i Këngës
1969 -- Festivali i 8-të i Këngës

Skenarist

1982 -- Ditë të qytetit tim (Film TV)

Presantues në Festivalin e Këngës

1967 -- Festivali i 6-të i Këngës

Çmime e Tituj

Artist i Popullit

 
Forum » Kultura Shqiptare » Regjizoret Shqiptare » Albert Minga
Page 1 of 11
Search:

Tag Board
500

Statistics

Login form
E-mail:
Password:

Site friends
  • Create your own site


  • Copyright MyCorp © 2009