Forum
E Hëne, 23/11/2009, 04:33
Welcome vizitor | RSS
Tv Shqip,Filma Shqip,Humor Shqip
Main | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum moderator: ermal 
Forum » Kultura Shqiptare » Regjizoret Shqiptare » Dhimitër Anagnosti
Dhimitër Anagnosti
ermal Data: E Enjte, 19/06/2008, 07:04 | Mesazhi # 1
Gjeneral Major
Mesazhet: 311
Reputacioni: 19
Statusi: Jashtë linje
Dhimitër Anagnosti (Artist i Popullit)

Dhimitër Anagnosti,një nga regjisorët më të rëndësishëm të Kinematografisë Shqiptare, ka lindur në fshatin Vuno të rrethit të Vlorës më 23 janar 1936.
Mbaroi shkollën e mesme "Ali Demi" në Vlorë.
Kryen studimet me nota të shkëlqyera në Institutin Kinematografik "VGIK" të Moskës në ish Bashkimin Sovjetik, ku diplomohet për kinooperator.
Së bashku me Viktor Gjikën xhiron si punim diplome filmin "Njeriu kurrë nuk vdes", një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, punim i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematgorafike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

Fillon punë si operator në Kinostudion "Shqipëria e re" në 1961, me filmin "Debatik" (1961) e më pas me filmin "Toka jonë" (1964). Xhiron të parin film dokumentar me ngjyra "Gurët dekorativë" në vitin 1964. Bashkëpunimi me Viktor Gjikën do ta nxjerrë para spektatorit në vitin 1966 por këtë radhë në filmin e parë si regjisor "Komisari i dritës", film në të cilin po në bashkëpunim më Gjikën do ta shohim edhe në rolin e operatorit. Ndoshta regjia ishte dhe ëndrra e vjetër e Anagnostit sepse vetëm një vit më vonë në 1967, do të paraqes para publikut filmin "Dueli i heshtur" por kësaj here si regjisor i vetëm. Karriera e tij e gjatë artistike e filluar si regjisor vazhdon duke realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, por edhe duke shkruar 15 skenarë,duke shkruar gjithashtu pothuaj të gjitha skenarët e filmave ku ka qenë regjisor. Filmat e tij janë vlerësuar në Konkurse e Festivale të ndryshme qofshin këto kombëtare apo ndërkombëtare.
Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për krijimtarinë e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të Filmit Shqiptar.
Si për shumë artistë të tjerë diktatura komuniste pavarësisht vlerave të padiskutueshme nuk hezitoi të censurojë edhe veprat këtij artisti të mirënjohur. Mund të përmenden këtu filmi “Gurët e shtëpisë sime” (1985) i cili nuk e lejua që të shfaqet në Televizionin Shqiptar apo dokumentari “Përjetësi” (1974) i cili u ndalua të shfaqet para publikut. Kështu që nuk duket e rastësishme impenjimi i Anagnostit në lëvizjen demokratike të viteve 90-të kundër një regjimi që mohonte fjalën dhe mendimin e lirë. Në sajë të këtij impenjimi ai do të zgjidhet deputet i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Nga 12 prill 1992 deri në 4 dhjetor 1994, kur dha dorëheqjen do të ketë nderin të emërohet në postin e lartë të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Po në dhjetor të vitit 1994, Anagnosti së bashku me një grup të njohur intelektualësh bëhet ideator dhe themelues i Fondacionit për Artin dhe Kulturën "Fan Noli", në të cilin ka postin “Këshilltar Nderi”.
Për meritat e tij artistike Dhimitër Anagnosti është vlerësuar me titullin e lartë "Artist i Popullit".
Regjisori është i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar,Roza Anagnosti (Artiste e Merituar).

Regjisor

Film Artistik

2006 -- Gjoleka i biri i Abazit
1989 -- Kthimi i ushtrisë së vdekur
1987 -- Përralle nga e kaluara
1985 -- Gurët e shtëpisë sime
1982 -- Vëllezër dhe shokë
1979 -- Në shtëpinë tonë
1977 -- Monumenti
1976 -- Lulëkuqet mbi mure
1975 -- Kur hiqen maskat
1974 -- Cuca e maleve -- Teatër (Ekranizim i baletit)
1971 -- Malet me blerim mbuluar
1968 -- Plagë të vjetra
1967 -- Duel i heshtur
1967 -- Komisari i dritës -- co/regjisor

Film Dokumentar

1983 -- Kujtime nga Gjirokastra
1981 -- Të dielat në Tiranë
1974 -- Përjetësi
1972 -- Metalurgjia e zezë
1973 -- Motive nga dita e diel
1970 -- 1 maj
1970 -- Parafabrikatet
1966 -- Kurdoherë krah për krah
1964 -- Gurë dekorativë
1962 -- Gjirokastra
1961 -- Njeriu kurrë nuk vdes

Skenarist

2006 -- Gjoleka i biri i Abazit
1989 -- Kthimi i ushtrisë së vdekur
1987 -- Përralle nga e kaluara
1985 -- Gurët e shtëpisë sime
1983 -- Fraktura
1982 -- Besa e Kuqe
1982 -- Vëllezër dhe shokë
1977 -- Monumenti
1976 -- Lulëkuqet mbi mure
1975 -- Kur hiqen maskat
1971 -- Malet me blerim mbuluar
1968 -- Plagë të vjetra
1961 -- Njeriu kurrë nuk vdes

Operator

1966 -- Komisari i dritës -- co/operator
1964 -- Toka jonë
1961 -- Debatik

Çmimet

Për filmin “Gjoleka i biri i Abazit” (2006) është vlerësuar me :
Çmimin “Menzione Speciale” në Festivalin e Mesdhetar të Filmit Med Film,Itali.

Për “Kthimi i ushtrisë së vdekur” (1989) është vlerësuar me :
Çmimin e Dytë për “Regjinë dhe skenarin” në Festivalin e 9-të të Filmit Shqiptar.

Për "Përralle nga e kaluara" (1987) është vlerësuar me :
Çmimin e Dytë në Festivalin e 7-të Kombëtar të Filmit Shqiptar/
Çmimin e Parë (ex-aequo) në Festivalin Internacional të Filmit në Bondy,Francë

Për dokumentarin “Kujtime nga Gjirokastra” (1983) është vlerësuar me :
Çmimin “Dokumentari më i mirë” në Festivalin e 5-të të Filmit Dokumentar
Çmimi i republikës Klasi i I-rë

Për filmin “Në shtëpinë tonë” (1979) është vlerësuar me :
Çmimin “Regjisori më i mirë” në Festivalin e 4-ët Kombëtar të Filmit Shqiptar.
Fitues i “Çmimi-t Special” në Giffoni Film Festival,Itali.

Për filmin “Lulëkuqet mbi mure” (1976) është vlerësuar me :
Çmimi i Republikës Klasi i I-rë.
Çmimin “Filmi më i Mirë” në Festivalin e 2-të Kombëtar të Filmit Shqiptar.
Çmimin “Grand Prix” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Beograd,Jugosllavi. Fest 1980
Medaljen e Artë në Giffoni Film Festival ,Itali

Për filmin “Plagë të vjetra” (1968) është vlerësuar me :
Çmimi i Republikës Klasi i II-të
Çmimin e Parë Në Konkursin Kombëtar për Skenarin e Filmit Shqiptar.
Për filmin “Komisari i dritës” (1966) është vlerësuar me :
Urdhri “Naim Frashëri” Klasi i I-rë

Punimi i Diplomës “Njeriu kurrë nuk vdes” (1961) është vlerësuar me :
Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematgorafike, Holandë,1961

Çmime të Tjera

1987
Artist i Popullit

1979
Artist i Merituar

1997
“Çmimi Madh i Karrierës”
në Festivalin e 10-të të Filmit Shqiptar 1997.

2006
Çmimin“Lacio mes Evropës dhe Mesdheut”
nga Regione Lazio,Itali 2006.

 
Forum » Kultura Shqiptare » Regjizoret Shqiptare » Dhimitër Anagnosti
Page 1 of 11
Search:

Tag Board
500

Statistics

Login form
E-mail:
Password:

Site friends
  • Create your own site


  • Copyright MyCorp © 2009