| Rajmonda Bulku aktore. Ka lindur në 16 Gusht 1958 në Tiranë. Fillon jetën e saj artistike që në moshën 16-vjeçare. Ajo do të xhironte shtatë filma gjatë kohës së gjimnazit dhe kjo eksperiencë do ta shtynte atë të zgjidhte për të vazhduar studimet e larta Degën e Dramës në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve).Gjatë kohës së studimeve në Institut ajo martohet dhe lind dy fëmijë. Kjo situatë familjare bërë që ajo ti bashkohej, pas diplomimit të saj në Institut në vitin 1981, Teatrit Popullor (sot Tetari Kombëtar) vetëm në vitin 1985. Në kinematografi Rajmonda Bulku ka interpretuar në rreth 30 filma artistikë e televizivë. Roli i saj i parë do të jetë ai i Pranverës në filmin “Dimri i fundit” rol që do të vlerësohej me Medaljoni për “Aktoren Debutuese” në Festivalin e Dytë të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 16 deri në 23 Prill të vitit 1977,por roli që do ta bëjë atë të njohur për publikun do të jetë ai i Melit në filmin “Një shoqe nga fshati”.Më tej do të vazhdonin rolet të tjera si p.sh.: roli i Shpresës në filmin “Nusja dhe Shtetrrethimi”, roli i Zanës në filmin “Ballë për ballë”, roli i Jonës në filmin “Duaje emrin tënd” ,rolin e Dianës tek filmi “Të paftuarit”,role këto dy të fundit që do ti japin asaj Medaljonin “Aktori më i mirë” dhe Kupën e Festivalit për “Interpretimin më të Mirë” në Festivalin e Gjashtë të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 1deri në datën 5 Tetor të vitit 1985,rolin e Lidës në filmin “Vrasje në gjueti”,rolin e Ketit në filmin “Binarët”, rolin e konteshës Beti në Filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, rolin e Magdës në filmin “Vitet e pritjes” për të cilin do të marri Kupën e Festivalit për “Interpretimin më të Mirë” Festivalin e Nëntë të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 12 deri në datën 17 Nëntor të vitit 1990,rolin e Martës në filmin “Tirana viti Zero”,rolin e Zanës në filmin “Etjet e Kosovës”. Në teatër Rajmonda Bujkun do të interpretojë rreth 20 role si në drama ashtu edhe në komedi. Këtu mund të përmendim rolet e saj në dramat : “Kush e solli Doruntinën” e Ismail Kadaresë, “Zbutja e kryeneçes” e Shekspirit, “Trojanët” e Euripidit apo në komeditë : “Kokoshi këngëtar” e Fadil Krajës, “Pallati 176” e Adelina Balashit etj. Për interpretimin e saj në dramën “Pjata prej druri” e Edmond Morris ajo do të vlerësohej me Çmimin “Aktorja më e mirë” në Festivalin e Katërt Mbarëkombëtar të Teatrove Profesionistë të zhvilluar në qytetin e Dibrës në vitin 2005. Por Rajmonda Bulku kujtohet gjithashtu edhe për impenjimin e saj social në Lëvizjen për Demokraci në fund vitin 1990 dhe fillimin e vitit 1991. Kështu thirrja e saj për protestë paqësore drejtuar grave të Tiranës, në mitingun e improvizuar në Qytetin Studenti, në solidaritet me grevistët e urisë, të cilët kërkonin heqjen e emrit të diktatorit Hoxha nga emërtimi zyrtar i Universitetit të Tiranës, i dha shtysë protestës masive që çoi në rrëzimin e shtatores së diktatorit në Sheshin Skënderbej, më 20 shkurt 1991. Rolet Kinematografi 2007 -- Etjet e Kosovës.......................................Zana 2005 -- Luleborë (Film me metrazh të shkurtër) 2005 -- Omiros (Pengu).......................................Nëna 2002 -- Tirana viti zero........................................Marta,nëna e Nikut 1994 -- Nekrologji...............................................Mbretëresha 1992 -- Vdekja e kalit..........................................Meri 1990 -- Ngjyrat e moshës 1990 -- Vitet e pritjes..........................................Magda 1989 -- Kthimi i ushtrisë së vdekur......................Kontesha Beti 1989 -- Muri i gjallë.............................................Elina,bashkëshortja e vëllait të madh 1987 -- Binarët...................................................Keti 1987 -- Vrasje në gjueti......................................Lida 1986 -- Dhe vjen një ditë ...................................Klara 1986 -- Gabimi...................................................Nëna 1985 -- Të paftuarit.............................................Diana 1984 -- Duaje emrin tënd....................................Jona 1981 -- Kërcënimi...............................................Ema 1980 -- Një shoqe nga fshati...............................Meli 1979 -- Ballë për ballë.........................................Zana 1978 -- Nusja dhe shtetrrethimi..........................Shpresa 1977 -- Gunat përmbi tela .................................Fatua,bashkëshortja e Hodos 1976 -- Zonja nga qyteti....................................Meli 1976 -- Emblema e dikurshme (Film TV) 1976 -- Dimri i fundit..........................................Pranvera Teatër 2005 -- Macja në çatinë e nxehtë e Tennessee Williamsit 1996 -- Në katin e dytë është parajsa 1991 -- Kush e solli Doruntinën e Ismail Kadaresë “Babai” “Burri i gruas sime” e Miros Gavras “Dasmë gjaku” “Hijet e Natës” “Kati i VI-të” “Kokoshi këngëtar” e Fadil Krajës “Korbi i bardhe” “Magjia e Madhe” “Pallati 176” e Adelina Balashit “Pjata prej druri” e Edmond Morris “Tiranozauri” “Trojanët” e Euripidit.......................................Helena “Unë dhe Mefistofeli” “Vdekja e një komisioneri” e Artur Milerit “Zbutja e kryeneçes” e Shekspirit Çmime e Tituj 2005 Medaljen për “Aktoren më të mirë” për interpretimin e saj në dramën “Pjata prej druri” e Edmond Morris në Festivalin e Katërt Mbarëkombëtar të Teatrove Profesionistë të zhvilluar në qytetin e Dibrës në vitin 2005. 17 Nëntor 1990 Kupën e Festivalit për “Interpretimin më të Mirë” për interpretimin e rolit të Magdës në filmin “Vitet e pritjes” në Festivalin e Nëntë të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 12 deri në datën 17 Nëntor të vitit 1990 5 Tetor 1985 Kupën e Festivalit për “Interpretimin më të Mirë” për interpretimin e rolit të Dianës tek filmi “Të paftuarit” në Festivalin e Gjashtë të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 1deri në datën 5 Tetor të vitit 1985 5 Tetor 1985 Medaljonin “Aktori më i Mirë” për interpretimin e rolit të Jonës në filmin “Duaje emrin tënd” në Festivalin e Gjashtë të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 1deri në datën 5 Tetor të vitit 1985 23 Prill 1977 Medaljoni për “Aktoren më të Mirë Debutuese” për interpretimin e rolit të Pranverës në filmin “Dimri i fundit” në Festivalin e Dytë të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 16 deri në 23 Prill të vitit 1977
|