Forum
E Hëne, 23/11/2009, 04:22
Welcome vizitor | RSS
Tv Shqip,Filma Shqip,Humor Shqip
Main | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum moderator: ermal 
Forum » Kultura Shqiptare » Aktoret Shqiptare » Timo Flloko
Timo Flloko
ermal Data: E Martë, 14/10/2008, 06:09 | Mesazhi # 1
Gjeneral Major
Mesazhet: 311
Reputacioni: 19
Statusi: Jashtë linje
Timo Flloko (Artist i Merituar)

aktor. Timoleo Flloko ose Timo siç njihet nga publiku shqiptar ka lindur më 26 Prill të vitit 1948 në qytetin e Pejës. Pas mbarimit të shkollës së mesme në qytetin e Vlorës nis studimet e larta në degën e Dramaturgjisë në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) . Diplomohet në vitin 1970 dhe fillon punë si pedagog pranë këtij Instituti.
Timo Flloko ka interpretuar 35 role në kinematografi dhe një sërë rolesh në teatër.
Hapat e tij të para në kinematografi do të fillonin qysh në vitin e parë të Institutit,në moshën 19 vjeçare, në filmin “Ngadhënjim mbi vdekjen” ku Timo do të interpretojë rolin e Fatosit. Roli tjetër i kësaj periudhe do të jetë ai i Xhavitit në filmin “përse bie kjo daulle”. Por rolet që do ta bëjë të njohur përpara publikut të gjerë do të jenë ato të Kabo Dalipit dhe Meços përkatësisht në filmat “Malet me blerim mbuluar” dhe “Kur zbardhi një ditë”në vitin 1971. Mjeshtëria e tij aktoriale do të bëjë Timo Fllokon një nga aktorët më të dashur për publikun mbarëshqiptar. Ka ngelur në mendjen e spektatorëve roli i Mësuesit në filmin “Lulëkuqe mbi mure” në vitin 1976,ku është recitimi i tij i poezisë “Anës Lumenjve” të Fan S. Nolit është një nga çastet më të bukura të këtij filmi. Për interpretimin e këtij roli dhe në vitin 1976 ai do të vlerësohet me “Medaljonin e Festivalit” si “Aktori më i mirë” në Festivalin e Dytë të Filmit Shqiptar që u zhvillua në Tiranë nga data 16 deri 23 Prill 1977. Gjatë karrierës së tij artistike vlerësimet kanë qenë të shumta këtu mund të përmendim Kupën e Festivalit si “Aktori më i mirë” në Festivalin e Gjashtë të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 1 deri në 5 Tetor të vitit1985, Kupën e Festivalit si “Aktori më i mirë” për rolin e Agronit në filmin “Rrethim i vështirë” në Festivalin e Shtatë të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 13 deri në 18 Prill të vitit1987, Kupën e Festivalit si “Aktori më i mirë” për rolin e Agronit në filmin “Vdekja e Kalit” në Festivalin e Dhjetë të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 10 deri në 13 Maj të vitit1995. Ndër rolet e tij më të arrira mund të përmendim atë të Mato Grudës në filmin “Njeriu me top”,atë të Çerçiz Topullit në filmin “Liri a vdekje”,Inxhinier Sergejit në filmin “Ballë për ballë”, interpretimin mjeshtëror në rolin e Çeçenit në filmin “Nata e parë e Lirisë”, rolin Visar Shundos në filmin “Militanti”,rolin e Vladimirit në filmin “Larg Barbarëve”,rolin e Nikos në filmin “Syri magjik” e shumë të tjerë.
Në teatër Timo Flloko ka interpretuar mbi 30 role. Roli i tij më i fundit ai i Edi Karbones në dramën “Pamje nga ura” e dramaturgut të madh amerikan Artur Miler (Arthur Miller) e vënë në skenë nën regjinë e Albert Mingës do të vlerësohej me Çmimin “Aktori më i Mirë” në Festivalin e Shtatë Mbarëkombëtar të Aktrimit, që u zhvillua në qytetin e Fierit nga data 12 deri në 17 maj të vitit 2008. Për këtë rol ai do të vlerësohej edhe me Çmimin “Aktori më i mirë i vitit” nga Akademia Kult në 6 Qershor 2008.
Pasioni tjetër i Timo Fllokos letërsia. Kështu ai ka botuar në vitin 2003 përmbledhjen poetike “Rob i Manive”. Gjithashtu ai është edhe autor i disa teksteve të këngëve. Kënga “Hap veten” e shkruar prej tij do të fitonte Çmimin e Parë dhe Çmimin e Kritikës në “Kënga Magjike 2007”.
Në vitin 2008 ai do të përkthente dhe shqipëronte biografinë e aktorit të famshëm me famë botërore Marlon Brando e botuar nën titullin “Përtej famës”.
Në vitin 2007 shpallet “Personalitet i vitit” nga Bashkia e Tiranës.
Për meritat e tij artistike është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”
I martuar me regjisoren e mirënjohur Vera Grabocka . Kanë një vajzë,Lindën.

Rolet




Kinematografi

2008 -- Watch!...........................................................Andrea
2006 -- In Between.....................................................Niku
2006 -- Stay awake....................................................Miroshi
2004 -- Syri magjik.....................................................Niko
1999 -- Angel’s dance.................................................Shanku
1999 -- Daddy’s girl (Film TV)......................................Roja civile serbe
1999 -- K-911............................................................Xhonsoni (Johnson)
1999 -- Seven days (Film TV)......................................Roja civile serbe
1999 -- Wishmaster2: Evil never dies (Film TV)............Mustafai
1994 -- Larg Barbarëve...............................................Vladimiri
1994 -- Përdhunuesit
1992 -- Vdekja e Kalit..................................................Agroni
1990 -- Balada e Kubinit...............................................Gurgen Dreni
1987 -- Binarët............................................................Asimi
1987 -- Vrasje në gjueti...............................................Arjani
1986 -- Fillim i vështirë................................................Bujari
1986 -- Rrethim i vogël................................................Agroni
1985 -- Të paftuarit.....................................................Martin Alushi
1984 -- Militanti...........................................................Visar Shundo
1984 -- Nata e parë e lirisë..........................................Çeçeni
1979 -- Ballë për ballë..................................................Inxhinier Sergej
1979 -- Liri a vdekje....................................................Çerçiz Topulli
1977 -- Njeriu me top..................................................Mato Gruda
1976 -- Lulëkuqet mbi mure.........................................Mësuesi
1974 -- Shtigje lufte.....................................................Kanan Tafili
1971 -- Kur zbardhi një ditë.........................................Meço
1971 -- Malet me blerim mbuluar.................................Kabo Dalipi
1969 -- Përse bie kjo daulle..........................................Xhaviti
1967 -- Ngadhënjim mbi vdekjen..................................Fatosi

Teatër

“Hotel Franca”
“Pamje nga ura”e Artur Miler .......................................Edi Karbone
“Midis dy njerëzve”
“Një shok i klasës sonë”
"Për një fjalë goje"
"Stinë e mërzitshme në Olimp" e Ismail Kadaresë..............Prometeu

Letërsi

Poezi

2004 -- Rob i manive

Përkthime e Shqipërime

2007 -- Përtej famës

Tekste Këngësh

“Flas me hënën” muzika : Shpëtim Saraçi
“Hap veten” interpretimi :Rovena Dilo
“Kur ty nuk të kam” muzika dhe interpretimi : Ardit Gjebrea
“Pija që deh” muzika : Edmond Zhulali
“Pendesë” muzika dhe interpretimi : Ardit Gjebrea
“Për një çast më ndali zemra” muzika Pirro Çako interpretimi : Rovena Dilo
“Të dua zemër, të dua ty” muzika : Luan Zhegu
“Ylli im”

Çmime e Tituj

Artist i Merituar

6 Qershor 2008
Çmimin “Aktori më i mirë i vitit”
dhënë nga Akademia Kult

2007
Çmimin “Personalitet i Vitit.”
dhënë nga Bashkia Tiranë në vitin 2007

17 Maj 2008
Çmimin “Aktori më i Mirë”
për interpretimin e rolit të Edi Karbones në dramën “pamje nga ura” e Artur Milerit në Festivalin e Shtatë Mbarëkombëtar të Aktrimit, që u zhvillua në qytetin e Fierit nga data 12 deri në 17 maj të vitit 2008.

13 Maj 1995
Kupën e Festivalit si “Aktori më i mirë”
për interpretimin e rolit të Agronit në filmin “Vdekja e Kalit” në Festivalin e Dhjetë të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 10 deri në 13 Maj të vitit1995

18 Prill 1987
Kupën e Festivalit si “Aktori më i mirë”
për interpretimin e rolit të Agronit në filmin “Rrethim i vështirë” në Festivalin e Shtatë të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 13 deri në 18 Prill të vitit1987.

5 Tetor 1985
Kupën e Festivalit si “Aktori më i mirë”
në Festivalin e Gjashtë të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 1 deri në 5 Tetor të vitit1985.

23 Prill 1977
“Medaljonin e Festivalit” si “Aktori më i mirë”
për interpretimin e rolit të Mësuesit në filmin “Lulëkuqet mbi mure”në Festivalin e Dytë të Filmit Shqiptar që u zhvillua në Tiranë nga data 16 deri 23 Prill 1977.

 
hektor Data: E Hëne, 20/10/2008, 20:00 | Mesazhi # 2
Gjeneral Major
Mesazhet: 251
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
me ka pelqyer shume te filmi:Liri a vdekje i cili ishte nje nga realizimet me te bukura dhe me te mira te "Kinostudjos Shqiperia e Re"
 
kitariste Data: E Martë, 21/10/2008, 04:04 | Mesazhi # 3
Nen kolonel
Mesazhet: 129
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
nje burr si timo flloko dua dhe asgje tjeter happy happy happy
 
ermal Data: E Martë, 21/10/2008, 04:45 | Mesazhi # 4
Gjeneral Major
Mesazhet: 311
Reputacioni: 19
Statusi: Jashtë linje
Kitariste ka shkruar
Quote

nje burr si timo flloko dua dhe asgje tjeter happy happy happy

Po sikur ai të thotë që dua një grua si vera grabocka,si i bëhet pastaj? smile smile smile

 
kitariste Data: E Martë, 21/10/2008, 23:12 | Mesazhi # 5
Nen kolonel
Mesazhet: 129
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
ahhaahahhaahahah o zemla une thash dua nje burr si ai jo dua timo fllokon
 
marina924 Data: E Enjte, 18/12/2008, 02:42 | Mesazhi # 6
Oficer
Mesazhet: 75
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
shum aktore i mir esht me kan pelqyer shum filmat qe kam par te tij.
 
kf_ApolloniaUltras Data: E Hëne, 19/01/2009, 09:28 | Mesazhi # 7
Oficer
Mesazhet: 45
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
ESHT I MATH TIMO FLOKO.

APO APO APOLLONIA
 
Forum » Kultura Shqiptare » Aktoret Shqiptare » Timo Flloko
Page 1 of 11
Search:

Tag Board
500

Statistics

Login form
E-mail:
Password:

Site friends
  • Create your own site


  • Copyright MyCorp © 2009