Forum
E Hëne, 23/11/2009, 05:13
Welcome vizitor | RSS
Tv Shqip,Filma Shqip,Humor Shqip
Main | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum moderator: ermal 
Forum » Kultura Shqiptare » Aktoret Shqiptare » Robert Ndrenika
Robert Ndrenika
ermal Data: E Enjte, 19/06/2008, 16:45 | Mesazhi # 1
Gjeneral Major
Mesazhet: 311
Reputacioni: 19
Statusi: Jashtë linje
Robert Ndrenika (Artist i Popullit)

aktor,ka lindur në Tiranë, më 10 janar të vitit 1942. Kryen shkollën 7-të vjeçare “11 Janari” ne Tirane duke vazhduar më pas gjimnazin “Qemal Stafa”. Përfundon studimet e larta në Fakultetin “Aleksander Moisiu”,dega “Aktrim”.Diplomohet në vitin 1964.
Karrierën profesioniste e fillon po në vitin 1964 kur emërohet si aktor pranë Teatrit “Skampa” të Elbasanit’. Do të punojë në Elbasan deri në vitin 1971 për të kaluar më pas në “Teatrin e të Rinjve” të Institutit të Larte të Arteve (sot Akademia e Arteve) , ku vazhdon punën deri në vitin 1973. Në këtë vit kalon si aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Për disa vite ka punuar si pedagog i “Mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike”, në degën e Aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve. Në vitet 1991-1992 emërohet në postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar . Nga viti 1992-1996, në zgjedhjet e para demokratike, zgjidhet deputet i Elbasanit në Kuvendin Popullor. Në vitin 1996 del në pension por vazhdon të luajë role të ndryshme si në teatër ashtu edhe në kinematografi.
Në jetën e tij artistike ka luajtur mbi 100 role në teatër dhe rreth 30 në filma ,role të cilat janë vlerësuar shumë si nga kritika ashtu edhe nga publiku i gjerë. Ka interpretuar në teatër role të ndryshme në komedi apo drama : “ Prefekti”, “Familja e peshkatarit”, “Arturo ui”, “Shënomëni dhe mua”, “Fytyra e dytë”, “Lumi i vdekur”, “Luiza Miler”, e më tej “Shkallët”, “Vizita e damës plakë”, kurse në kinematografi mund të përmendim rolet e tij të goditura në filmat :"Horizonte të hapura", "I teti në bronx", "Kapedani", "Shtigje lufte", "Në shtëpinë tonë", "Koncert në vitin 1936", "Bolero" etj. Gjatë jetës së tij artistike ka punuar jo vetëm “mjeshtrat e mëdhej të regjisurës, si Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi e Pirro Mani”- siç shprehet vetë ai, por edhe me regjisorë të tjerë të njohur si Esat Oktrova, Dhimitër Anagnosti (Aktor i Populli), Viktor Gjika, Muharrem Fejzo, Piro Milkani (Artist i Popullit), Saimir Kumbaro, Gëzim Kames, Serafin Fankut, Spiro Dunit.
Shumë nga rolet që ai ka realizuar do të ngelen në kujtesën e publikut si psh. : Koz Dynjaja (Lumi i Vdekur),”Kocka” (Mësonjëtorja),Prefekti (Prefekti) etj,etj.
Për të nderuar veprimtarinë e tij artistike në vitin 1979 i është akorduar titulli "Artist i Merituar" dhe në vitin 1988 titulli "Artist i Popullit". Është nderuar me Kupën “Aktorin me i Mirë” në Festivalin Kombëtar të Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen "Magjia e Madhe" të De Filipos dhe në Festivalin e Filmit të vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin "Koncert në vitin 1936".

Rolet




Kinematografi

2004 -- Tifozët
2004 -- Ishte koha për dashuri.........................Babai i Florit
2001 -- Tirana, viti zero…………………..................Kujtimi
2001 -- Parullat……………………………....................Lleshi
1997 -- Bolero……………………………......................Babai
1987 -- Botë e padukshme……………...................Iliazi
1987 -- Vrasje në gjueti…………………..................Aleko
1987 -- Përrallë nga e kaluara………….................Vangjeli
1986 -- Dhe vjen një ditë…………………................Zenuni
1985 -- Tre njerëz me guna………………................Rizai
1985 -- Gurët e shtëpisë sime
1984 -- Shirat e vjeshtës………………….................Sotiri
1984 -- Vendimi………………………….......................Rreshteri
1984 -- Nxënësit e klasës sime………...................Kristofori
1983 -- Kohë e largët……………………....................Anastas Grigori
1982 -- Nëntori i dytë……………………....................Hakiu,qeraxhiu i karrocës
1982 -- Era e ngrohtë e thellësive (Film TV)........Babai i Arbenit
1982 -- Besa e kuqe………………………...................Gjoni
1980 -- Vëllezër dhe shokë……………….................Sokrati
1980 -- Pas vdekjes………………………....................Zeneli
1980 -- Një shoqe nga fshati…………….................Agush Kalemi
1979 -- Në shtëpinë tonë………………….................Stefi,babai i Anës
1979 -- Mësonjëtorja……………………....................”Kocka”
1979 -- Ditët që sollën pranverën (Film TV)
1979 -- Emblema e dikurshme ( Film TV)
1978 -- Koncert në vitin 1936…………..................N/Prefekti
1977 -- Shembja e idhujve...............................Kapterri
1974 -- Rrugë të bardha……………………................Ganiu
1974 -- Duke kërkuar pesorëshin….....................Zequa
1974 -- Shtigje lufte…………………….....................Shabani
1972 -- Odisea e tifozave
1972 -- Kryengritje në pallat…………….................Babai
1972 -- Kapedani………………………….....................Djali i Zeqos,Oficer
1970 -- I teti në bronz………………………….............Xhemali
1968 -- Horizonte të hapura………………...............Azemi
1966 -- Oshëtimë në bregdet

Teatër

“6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit
"Arturo Ui" e Bertold Brehtit
"Banja" e Majakovskit
"Bashkë me agimin" e Kol Jakovës
"Besa" e Sami Frashërit
“Besa e madhe”
“Cilindri” e De Filipos
"Darka e të marrëve" e Veberit
"Dashuri e tillë” e Kohoutit
"Familja e peshkatarit" e Sulejman Pitarkës (Aktor i Popullit)
"Fytyra e dytë" e Dritro Agollit
"Gjenerali i ushtrisë së vdekur" e Ismail Kadaresë
“Gomonet”
“Hekurat” e Mary Chase............................................Çamli,drejtori i spitalit
“Histori zooparku” e Ollbit
"I sëmuri për mend" e Molierit
"Karavidhet"
“Kopraci” e Molierit
"Luiza Miler" e Shilerit
"Lumi i vdekur" e Jakov Xoxes
"Magjia e madhe” e De Filipos
"Magjia e verës së kuqe"
"Midis dy njerëzve" e Kiço Blushit
“Muzeu” e Kasëm Trebeshinës
"Nata e dymbëdhjetë" e Shekspirit
"Njeriu që pa vdekjen me sy" e Viktor Eftimiut
"Prefekti" e Besim Lëvonjës..........................................Prefekti
"Prometeu" e Viktor Eftimiut
“Pulëbardha” e Çehovit
“Quo Vadis” e Serafin Fankut
“Shënomëni dhe mua”
"Shi në Plazh" e Teodor Laços..................................Thoma Çakshiri
"Shkallët" e Ruzhdi Pulahës
"Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" e Dritro Agollit
"Shumë zhurmë për asgjë" e Shekspirit
"Skënderbeu" e Lec Shllakut
“Stinë e mërzitshme në Olimp” e Ismail Kadaresë
"Shtëpia me dy porta" e Ruzhdi Pulahës
"Udha e largët" e Arbuzovit
"Ura" e M. Jeros
"Vdekja e një komisioneri" e Artur Millerit
"Vizita e damës plakë" e Dyrrenmatit
"Zonja nga qyteti" e Ruzhdi Pulahës
"Zbutja e kryeneçes" e Shekspirit

Çmime e Tituj

1988
Artist i Popullit

1979
Artist i Merituar

1994
Kupa si “Aktori më i Mire”
në Festivalin Kombëtar të Teatrit për rolin e Di Spetes në shfaqjen "Magjia e Madhe", të De Filipos në vitin 1994.

1979
Kupa si “Aktori më i Mire”
në Festivalin e IV-të Filmit Shqiptar për rolin e Prefektit në filmin "Koncert në vitin 1936" në vitin 1979.

 
dorjan1976 Data: E Enjte, 19/06/2008, 17:22 | Mesazhi # 2
Administrator
Mesazhet: 441
Reputacioni: 10
Statusi: Jashtë linje
Faleminderit Ermal pune e shkelqyer.


 
ferizaji Data: E Mërkurë, 17/09/2008, 10:48 | Mesazhi # 3
Oficer
Mesazhet: 62
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
Flm Ermal.vetem vazhdo keshtu Te lumte..! biggrin
 
muenster Data: E Premte, 03/10/2008, 19:48 | Mesazhi # 4
Nen kolonel
Mesazhet: 109
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
nuk behen dy si ky
 
hektor Data: E Enjte, 23/10/2008, 15:34 | Mesazhi # 5
Gjeneral Major
Mesazhet: 251
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
nje nga aktoret me te medhenj shqiptar
 
marina924 Data: E Enjte, 18/12/2008, 02:43 | Mesazhi # 6
Oficer
Mesazhet: 75
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
nje nga aktoret e mi te preferuar shqiptare sidomos tek perrall nga e kaluar.
 
Forum » Kultura Shqiptare » Aktoret Shqiptare » Robert Ndrenika
Page 1 of 11
Search:

Tag Board
500

Statistics

Login form
E-mail:
Password:

Site friends
  • Create your own site


  • Copyright MyCorp © 2009