| Përshëndetje të gjithë Anëtarëve të Forumit. Në këtë faqe do të gjeni Rregulloren e Forumit. Jeni të lutur ta lexoni jo vetëm për të pasur një frymë respekti e bashkëpunimi dhe një ambient sa më të këndshëm për të gjithë por edhe sepse kështu do të evitohet çfarëdo lloj konflikti apo mosmarrëveshje midis anëtarëve. Sigurisht për ata që nuk do të respektojnë këtë Rregullore, Stafi teknik do të detyrohet të marri masa që shkojnë deri në largimin përfundimtar nga siti. Shpresojmë që kjo mos të ndodhi asnjëherë. 1-Në Forum duhet të përdoret vetëm Gjuha Shqipe, përveç rasteve te veçanta si citime, tekste këngësh,etj. 2- Moderatorët kane të drejtë të modifikojnë apo fshijnë çdo postim që ata e shohin te arsyeshëm. Nëse mendoni se postimi juaj është fshire apo modifikuar pa të drejtë, mund të hapni një temë në nën/forumin përkatës apo të kontaktoni Administratorin e sitit. Çdo koment me përmbajtje ofenduese ndaj një moderatori, do të çojë në përjashtimin tuaj pa paralajmërim nga siti. 3- Ndalohet në mënyrë Kategorike postimi në Forum të çdo lloj komenti ku janë shkruar link-e të programeve/lojërave/filmave ose çfarëdolloj materiali tjetër të crack-uar. Ndalohet postimi i programeve shpërndarja e të cilëve përbën një shkelje të së Drejtës së Autorit. Nuk është e lejuar gjithashtu të shkruhen pyetjet : “ku mund ta gjej këtë crack apo serial? Është i mirë ky siti? Më këshilloni ku mund të marr serialin e këtij programi”. Ata që shkelin këtë rregull do të vihen në Ban pa paralajmërim Mund të sinjalizoni vetëm programe ose link-e të ndryshme përmbajtja e të cilëve është Free. 4- Stafi i Forumit nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për temat apo komentet e postuara nga anëtarët si dhe për keqpërdorimin e komentit tuaj nga palë të treta.. 5- Të evitohet Përsëritja e Temave. Përpara se të hapni një temë të re, kontrolloni nëse një temë e ngjashme është hapur më parë nga dikush tjetër. Çdo koment duhet t’i përmbahet temës përkatëse, dhe çdo temë e re duhet të jetë në forumin përkatës. Në rast të kundërt komenti do të modifikohet ose fshihet,nga moderatorët e sitit 6- Ndalohet postimi i komenteve me përmbajtje raciste, paragjykime fetare,krahinore apo politike. Nuk lejohet në asnjë mënyrë, asnjë lloj ofendimi ose sulmi personal ndaj Anëtarëve ose Stafit të Forumit. Shkrime të tilla mund të çojnë në përjashtimin tuaj pa paralajmërim. 7- Komentet që përmbajnë materiale pornografike do te fshihen. Avatar-ët apo firmat që përmbajnë materiale të palejuara për minorenet nuk do të tolerohen. Autorët e tyre do të përjashtohet pa paralajmërim. 8- Ndalohet postimi i një komenti vetëm me fjalë të shkurtuara (tip sms), ose postimi që përmban vetëm ikona,sepse mbushja e komentit me ikona nuk përbën një përgjigje. Komente të tilla do të fshihen. 9- Ndalohet postimi i një komenti i shkruar vetëm me GËRMA KAPITALE, sepse në gjuhën e ueb-it kjo është e njëllojtë me britmat në gjuhën e përditshme. Është gjithashtu E Ndaluar ndryshimi i formës së komentit,përdorni atë formë që ka vetë komenti. Pra mos komentoni vetëm me ngjyra të ndryshme,lloje shkronjash të palexueshme etj,etj,etj. I vetmi përjashtim nga ky rregull lejohet kur tipi i komentit e kërkon një formë të tillë. 10- Përsëritja e postimit të të njëjtit koment në Forum përbën Spamm. Komente të tilla do të fshihen. 11- Ndalohen grindjet dhe polemikat (flame) në forum. Jo vetëm që janë të gjithë të lutur ti evitoni ato dhe të mos bini pre e provokacioneve por duhet menjëherë të kontaktojnë Stafin e Forumit në rastin kur ato ndodhin. 12- Ndalohet postimi në të gjitha temat e forumit i adresave elektronike private (msn,e-mail etj) Dërgimi i tyre ndërmjet anëtarëve mund të bëhet vetëm me anën e një mesazhi privat drejtuar personit të interesuar për atë adresë. 13- Reklamimi i uebsiteve te tjera, kopjimi i materialeve nga siti dhe publikimi i tyre në site të tjera është i ndaluar. 14- Është e këshillueshme të konsultoni gjithmonë Rregulloren para se të bëni komentin tuaj për të mos pasur asnjë lloj problemi. 15- Pas regjistrimit ftojmë të gjithë anëtarët të prezantohen në forumin përkatës për të pasur një njohje sa më të mirë mes nesh në mënyrë që qëndrimi në këtë forum të jetë sa më i këndshëm. Për çdo problem, që mund të kini, mos hezitoni të kontaktoni Stafin e Forumit. Rregullat e mësipërme mund të ndryshohen në çdo çast nga Stafi, prandaj jeni të lutur të lexoni here pas here këtë Rregullore. Ju urojme të kaloni një kohë të këndshme në Forumin tonë. STAFI shqiplive.info
|