Tirana ka rimarrë kreun e Superligës pas një triumfi 3 me 1 në kavajë përballë Besës. Skuadra e drejtuar nga Agustin kola ka parakaluar në renditje Vllazninë duke u konfirmuar si pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion këtë sezon. Ndëshja në Kavajë pritej të ishte mjaft e vështirë për bardh e blutë, por kryeqytetasit e kanë zgjidhur gjithçka mjaft mirë.
Daniel Xhafaj shënoi në pjesën e parë për Tiranën por vendasit arritën të barazonin me një goditje dënimi të Mihalit. Megjithatë bardh e blutë kanë qenë mjaft të qartë në lojën e tyre dhe vetëm tetë minuta nga fillimi i pjesës së dytë gjetën sërish avantazhin me Agollin. Ndeshja do të mbyllej çerek ore para përfundimit kur Memelli shënon golin e tretë për Tiranën. Fitorja e sotme e ngjit skuadrën kryeqytetase në kuotën e 39 pikëve , një më tepër se Vllaznia.
Ndërkohë Vllaznia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0 me 0 në transfertën e vështirë të Elbasanit. Pavarësisht se u mbyll pa gola, takimi i zhvilluar në Ruzhdi Bixhuta ka dhuruar emocione të shumta. Të dyja skuadrat kanë patur mundësi për të fituar ndeshjen por në fund janë detyruar të ndajnë nga një pikë. Ky barazim bën që Vllaznia të humbasë vendin kryesor në tabelën e renditjes duke ja lëshuar atë rivales kryesore, Tiranës.
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të kampionatit, teuta barazoi 1 me 1 me leshnjen, ndësa me të njëjtin rezultat është mbyllur edhe takimi i zhvilluar në Ballsh mes Bylisit dhe Flamurtarit.
Sfida e luajtur në Peqin mes Shkumbinit dhe Partizanit, ka përfunduar me fitoren e vendasve , falë një goli të Dervishit në fundin e pjesës së parë.