Forum
E Hëne, 23/11/2009, 05:03
Welcome vizitor | RSS
Tv Shqip,Filma Shqip,Humor Shqip
Main | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum moderator: Clyde 
Forum » Kanali yne Shqiplive » Sport » Malta - Albania - Han zbulon listen anti-Malte (06/02/2009)
Malta - Albania - Han zbulon listen anti-Malte
Clyde Data: E Premte, 06/02/2009, 23:24 | Mesazhi # 1
Gjeneral Major
Mesazhet: 276
Reputacioni: 2
Statusi: Jashtë linje
Malta - Albania - Han zbulon listen anti-Malte

Han zbulon listen anti-Malte

TIRANE- Trajneri i kombëtares shqiptare Ari Han ka bërë të ditur listën me 19 futbollistë që do të luajnë kundër Maltës më 11 shkurt. Tekniku kuqezi ka lënë jashtë lojtarë si Hyka apo Kapllani, duke e justifikuar këtë me zgjedhje sportive. Në një konferencë për shtyp, Han ka mbrojtur zgjedhjet e tij, ndërsa është shprehur optimist se pavarësisht mungesave, kombëtarja do të dijë të luajë për fitore në Valeta. Në Maltë, portierë do të jenë Beqaj, Hidi e Ujkani, ndërsa në mbrojtje do të luajnë Lila, Dallku, Curri, Agolli, Vangjeli, Vrapi e Beqiri. Mesfusha do të përbehet nga Skela, Lika, Bulku, Bakaj, Duro dhe Berisha, ndërsa për sulmin janë Bogdani, Salihi e Sukaj.

Han u shpreh se Është e sigurt se ne nuk jemi Spanja që të fitojmë lehtësisht 2-0 apo 3-0, por ne duhet të bëjmë një ndeshje të mira. Do të luajmë për fitore, por në krahun tjetër edhe Malta mendon që nëse ka një ndeshje ku duhet të marrë 3 pikët, është ajo me Shqipërinë. Ne nuk e patëm të lehtë me ata as në Tiranë, pasi pavarësisht rezultatit 3-0, në fund të pjesës së parë Malta na rrezikoi shumë. Na mungojnë Cana dhe Lala, por unë i kam në kokë që tani disa lëvizje dhe një prej tyre mund të jetë Vrapi që luan në mesfushë.

Në lidhje me mungesat e kundërshtarit, që pritet të jetë pa Bogdanoviç dhe Mifsud Han deklaroi se ato janë të rëndësishme, por edhe Shqipëria ka probleme me mungesat.
Holandezi bëri gjithashtu edhe një analizë të asaj çka ka dhënë kombëtarja në një vit me të, duke përmendur anët pozitive dhe negative.

Ne e nisëm keq, pas problemeve me FIFA-n, por në fund arritëm të barazojmë me Suedinë dhe Portugalinë. Në dy ndeshjet e fundit kemi luajtur për më shumë se 45 minuta më 10 vetë dhe skuadra duhet të fillojë të besojë që me 11 është më mirë. gjithsesi, viti 2009 shpresoj të jetë më pozitiv. Me Maltën përshembull të gjithë besojnë se do të dalim 2-0, por po ju them që kjo nuk do të jetë aq e lehtë. Sa për kualifikim, çdo njeri ka ëndrra, pasi pa to nuk mund të jetohet, por të shohim, tha Han.

Ndërkohë, një tjetër lajm që mund të ndryshojë përbërjen e lojtarëve të thirrur për ndeshjen me Maltën, është ai që vjen nga Italia se Bogdani është dëmtuar në vetull në një ndeshje kontrolli dhe ka marrë 8 të qepura. Gjithsesi, sulmuesi ka konfirmuar prezencën në ekip. (a.r/balkanweb)

nga: CLYDE

 
BLeRo Data: E Shtunë, 07/02/2009, 00:38 | Mesazhi # 2
Kolonel
Mesazhet: 168
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
clyde ke bere nje pun te shkelqyer te uroj per ket.Dhe shpresoi nje fitore te kuqezinjeve tane . biggrin biggrin biggrin biggrin

***PeJa Ime Me E BuKuRa***
 
Forum » Kanali yne Shqiplive » Sport » Malta - Albania - Han zbulon listen anti-Malte (06/02/2009)
Page 1 of 11
Search:

Tag Board
500

Statistics

Login form
E-mail:
Password:

Site friends
  • Create your own site


  • Copyright MyCorp © 2009