Pershendetje te nderuar siq edhe jeta e njeriut her mire e her jo aq mire keshtu edhe ky lajm,postim jo aq i kendshem por jeta shkon tutje Nxënësi i vrarë shqiptar në masakrën në Gjermani, është Ibrahim Halitaj nga Tërdeci i Drenasit Në masakrin që ndodhi në shkollën e Winnendenit (afër Stuttgartit) në Gjermani në mesin e 15 të vrarëve nga amoku Timo Kretschmar është edhe nxënësi shqiptar Ibrahim Shemsi Halitaj (15 vjeçar) nga Tërdeci i Drenasit. Në vendin ku ai është vrarë shokët e klasës e kanë vendosur një triko të futbollistit Ronaldo, pasi që Ibrahimi ishte adhures i lojës së futbollit dhe vet luante futboll. Ai para pak kohe kishte pësuar një lëndim në gju dhe për këtë shkak ishte operuar dhe për shkak të këtij operacioni ai ende ecte me paterica. Ai mund të ndodhë se u vra edhe për këtë shkak ngase nuk ka mundur të ecë apo të vrapojë më shpejt për të ikur nga vrasësi.
Krenar qe jam Shqipetar
|