Forum
E Hëne, 23/11/2009, 04:44
Welcome vizitor | RSS
Tv Shqip,Filma Shqip,Humor Shqip
Main | Registration | Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Infomacione » Informacione » Nje interviste e bere MInistrit Ylli Pango
Nje interviste e bere MInistrit Ylli Pango
dorjan1976 Data: E Hëne, 09/03/2009, 12:07 | Mesazhi # 1
Administrator
Mesazhet: 441
Reputacioni: 10
Statusi: Jashtë linje



 
Hehe999 Data: E Hëne, 09/03/2009, 14:20 | Mesazhi # 2
Ushtar
Mesazhet: 2
Reputacioni: 0
Statusi: Jashtë linje
per mendimin tim edhe pse kam pas inat ndaj kti njeriu kur desh u mbyll fedearata shqiptare per shkak grindjes se tij dhe Armend Dukes (denimi i Uefes) megjithate ky eshte nje burre mbi burra se cdo njeri prej neve (burrave) do te "binte" kur nje kryetare shteti sic ishte Klinton "bie" atehere cfare te themi ne te tjeret po thom edhe njeher kurre nuk e kam dasht ket njeri por tash them marre e turp per partin demokratike (partia e tij) qe behen kaq *te moralshem* e te ndershem qe ne te vertete eshte nje turp ta shpien nje njeri *te arsimuar*ne kete gjendje ....*nuk mund ta kuptoj!!! Edhe dicka kqyreni ministrin e kosoves zotrin Fatmir Limaj gjithe diten "zagaravet" neper kaffe me Djellza Kolgecin ("antare e kryesise se rrospijeve") e len gruan dhe femijet e tij ne shtepi apo kur e kapen ne slloveni ishte pikerisht me zonjen Kolgeci "ne skijim" e ky njeri tash eshte me i ndershem se pango??? Vleresojeni vet ...
 
ermal Data: E Martë, 10/03/2009, 06:55 | Mesazhi # 3
Gjeneral Major
Mesazhet: 311
Reputacioni: 19
Statusi: Jashtë linje
Pak ditë më parë po ky ish ministër që në këtë intervistë mërzitet dhe i bën vërejtje bashkëbiseduesit dhe gazetares së GSh -së që e ndërpritnin vazhdimisht nuk qe kaq i kujdesshëm dhe me edukatë me zotin Çashku gjatë emisionit "Opinion" duke mos e lënë të mbaronte qoftë edhe një fjali të vetme duke dhënë imazhin e një njeriu që nuk lë të tjerët të flasin dhe të thonë mendimin e tyre i drejtë apo jo qoftë ai mendim.
Është po ky ministër që tani përgjërohet duke bërtitur me të madhe që më kanë provokuar ,më kanë bërë kurth, filmimet janë manipuluar etj etj që deri dje në po të njëjtin transmision i tregonte zotit Çashku duke folur me kompetencë të madhe që unë përfaqësoj ligjin dhe jam këtu (në transmision) për të mbrojtur ligjin.
Vaj medet që shqiptarët të presin mbrojtje ligjore nga ky njeri.
Unë nuk e di ka qenë apo jo e qëllimshme kjo histori dhe të them të drejtën nuk më intereson fare por figura të tilla çnderojnë politikën shqiptare dhe shtetin shqiptar. Është e vërtetë që në gjithë botën ndodhin skandale të tilla po kjo nuk është as justifikim e as pafajsi për të.
Nga çdo anë që ta shkosh veprimi që ai bëri është jashtë çdo etike qytetare në radhë të parë e politike në radhë të dytë. Nga ç’do anë që ta shikosh nuk mund të thuash që ai nuk ka shkelur ligjet (ato pak ligje që janë ) e shtetit shqiptar.
Përdorimi i postit publik për interesa private është një gjë e dënueshme në gjithë botën dhe ky njeri sikur të ishte në pronën e vet dhe jo në një institucion shtetëror i thotë bijës së botës që do të çojë në panaire këtu apo atje dhe vetëm e vetëm për të pasur një përfitim seksual. I thotë gocës së botës që unë kam Institutin e Psikologjisë që ja kam kaluar mbesës sime dhe po deshe të gjej vend pune dhe atje se ai Institut ka marrë tendera dhe fonde publike etj etj.Mjaftojnë këto dy aspekte për ta përjashtuar atë jo vetëm nga administrata publike e ç’do niveli qoftë por edhe nga mësimdhënia (duke qenë se jep mësim edhe në UT) si një njeri që shpërdoron besimin që kërkohet për të punuar në poste të tilla.
Si puna e ish ministrit ka plot në Shqipëri ca dihen e ca nuk dihen ,ndoshta ka ardhur koha që këta lloj njerëzish të largohen një herë e mirë nga politika duke ja lënë vendin me qindra e me mijëra djemëve e vajzave që e duan Shqipërinë më shumë se këta njerëz të pafytyrë.

Ti, Shqipëri, me jep nder, me jep emrin Shqipëtar
 
dorjan1976 Data: E Enjte, 12/03/2009, 22:30 | Mesazhi # 4
Administrator
Mesazhet: 441
Reputacioni: 10
Statusi: Jashtë linje
Ketu kemi montazhin qe ben top channel duke e poshtruar ish mistrin Pango




 
Forum » Infomacione » Informacione » Nje interviste e bere MInistrit Ylli Pango
Page 1 of 11
Search:

Tag Board
500

Statistics

Login form
E-mail:
Password:

Site friends
  • Create your own site


  • Copyright MyCorp © 2009